• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punësimet e të huajve, nuk do tatohen agjencitë për shtetet me marrëveshje të taksimit të dyfishtë

by B K
19/02/2025 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit ka sjellë që shumë kompani të punësojnë punonjës të huaj nëpërmjet agjencive të punësimit, që nuk janë rezidente në Shqipëri.

Në udhëzimin e ndryshuar nga ministria e Financave “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin e përgjithshëm nr. 26, datë 8.9.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, përcaktohet se për agjencitë e punësimit që nuk janë rezidentë dhe në shtetin ku operojnë është nënshkruar marrëveshja “Për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin”, fitimet e tyre nuk do të tatohen në Shqipëri, por vetëm në shtetin ku operojnë.

Bëhet fjalë për rastet kur agjenci të huaja u ofrojnë kompanive shqiptare fuqi punëtore nga jashtë, por pagesa e fuqisë punëtore i bëhet agjencisë së huaj sipas kontratës.

Udhëzimi përcakton se vlerësimi sesi do të tatohet e ardhura e agjencisë së huaj të punësimit dhe a do të mbahet tatim në burim, do të bëhet rast pas rasti, bazuar në kontratën dhe dispozitat e ligjit dhe marrëveshjeve në fuqi.

Ndërsa për kompanitë shqiptare, tatimi që llogaritet dhe mbahet si tatim mbi pagën do të jetë jo më pak se 80% e tarifës totale që është paguar prej tyre për agjencinë e huaj të punësimit.

Udhëzimi

Ishte

12.11 Nisur nga parimi që të ardhurat nga punësimi tatohen në vendin e punësimit, edhe në rastet kur fuqia punëtore ofrohet nga një agjenci punësimi e cila nuk është rezidente tatimore shqiptare, si p.sh. rastet kur agjenci të huaja i ofrojnë entiteteve juridike shqiptare fuqi punëtore nga jashtë, por pagesa e fuqisë punëtore i bëhet agjencisë së huaj sipas kontratës, tatimi që llogaritet dhe mbahet si tatim mbi pagën do të jetë jo më pak se 80% e tarifës totale që është paguar nga entiteti shqiptar për agjencinë e huaj të punësimit.

Shembull. Një kompani ndërtimi shqiptare ka kërkuar nga një agjenci punësimi kineze që ta furnizojë me 50 punonjës ndërtimi, të cilët do të punojnë për një periudhë 6-mujore. Pagesa totale e cila përfshin koston e punës dhe komisionin e agjencisë është 380 mijë euro. Për nevoja të zbatimi të paragrafit 3 të nenit 12,të ligjit, fondi i pagave bruto supozohet të jetë 380.000 x 80 % = 304.000 euro.

Secili punonjës supozohet të ketë përfituar mesatarisht: 304.000 : 6 muaj : 50 punonjës = 1.013 euro në muaj. Kjo do të jetë baza mbi të cilën do të llogaritet detyrimi tatimor për çdo punonjës, ndërkohë që detyrimin për deklarimin dhe pagesën e tatimit e ka kompania shqiptare e ndërtimit.

Bëhet

Në pikën 12.11, shembulli ndryshon me përmbajtjen si më poshtë:

“Shembull. Një kompani ndërtimi shqiptare ka kërkuar nga një agjenci punësimi kineze që ta furnizojë me 50 punonjës ndërtimi, të cilët do të punojnë për një periudhë 6-mujore.

Pagesa totale, e cila përfshin koston e punës dhe komisionin e agjencisë është 380.000 euro. Për nevoja të zbatimit të paragrafit 3, të nenit 12 të ligjit, fondi i pagave bruto supozohet të jetë 380.000 euro x 80 % = 304.000 euro.

Secili punonjës supozohet të ketë përfituar mesatarisht: 304.000 euro: 6 muaj: 50 punonjës = 1.013 euro në muaj.

Kjo do të jetë baza mbi të cilën do të llogaritet detyrimi tatimor për çdo punonjës, ndërkohë që detyrimin për deklarimin dhe pagesën e tatimit e ka kompania shqiptare e ndërtimit.

Ndërsa diferenca prej 76 mijë euro (20% e 380 mijë euro), bazuar në këtë shembull, do të jetë e ardhur biznesore për agjencinë kineze të punësimit, prandaj për këtë shumë nuk do të mbahet tatim pasi bazuar në marrëveshjen që kemi nënshkruar me qeverinë e Republikës Popullore të Kinës “Për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin”, për aq kohë sa agjencia kineze nuk ka një seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë, fitimet e saj biznesore do të tatohen vetëm në Kinë.

Shënim. Vlerësimi sesi do të tatohet e ardhura e agjencisë së huaj të punësimit dhe a do të mbahet tatim në burim, do të bëhet rast pas rasti bazuar në kontratën dhe dispozitat e ligjit dhe marrëveshjeve në fuqi.”

Zbritjet që parashikon ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”

Paragrafi 3, neni 12

Kur të ardhurat nga punësimi i paguhen një të punësuari nëpërmjet një agjenti punësimi jorezident në Republikën e Shqipërisë dhe shuma e përgjithshme e paguar përfshin tarifën e komisionit, të ardhurat nga punësimi konsiderohen të jenë së paku 80% e shumës së përgjithshme./ Monitor

Next Post
“Lufta s’duhet të kishte filluar kurrë“, Trump kritik me Zelenskyn: Mund të kishe bërë një marrëveshje

“Lufta s’duhet të kishte filluar kurrë“, Trump kritik me Zelenskyn: Mund të kishe bërë një marrëveshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Debat në Uruguai pas vendimit të Bielsës, çfarë roli do të ketë Suarez?

Botërori 2026/ Debat në Uruguai pas vendimit të Bielsës, çfarë roli do të ketë Suarez?

May 31, 2026
Irani paralajmëron: Hija e luftës ende ekziston, forcat tona kanë gishtin në këmbëz

Irani paralajmëron: Hija e luftës ende ekziston, forcat tona kanë gishtin në këmbëz

May 31, 2026
Shpërthim i fuqishëm në Myanmar! Të paktën 46 viktima, mes tyre edhe fëmijë, dhjetëra të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në Myanmar! Të paktën 46 viktima, mes tyre edhe fëmijë, dhjetëra të plagosur

May 31, 2026
TheTelegraph: 71% e gjermanëve kundër Merz, CDU në panik, kush është rivali që po përgatitet t’i marrë vendin kancelarit

TheTelegraph: 71% e gjermanëve kundër Merz, CDU në panik, kush është rivali që po përgatitet t’i marrë vendin kancelarit

May 31, 2026
Dua Lipa martohet me Callum Turner, çifti kurorëzon dashurinë në një ceremoni private në Londër

Dua Lipa martohet me Callum Turner, çifti kurorëzon dashurinë në një ceremoni private në Londër

May 31, 2026
“Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë është obligim kombëtar”, Kurti reagon pas takimit me Hoxhën

“Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë është obligim kombëtar”, Kurti reagon pas takimit me Hoxhën

May 31, 2026
Analiza/ Pse energjia që mungonte dje, sot po bëhet problem për Europën?

Analiza/ Pse energjia që mungonte dje, sot po bëhet problem për Europën?

May 31, 2026
Salianji si kryetari de facto i PD-së, Berisha si kryetari i vulës

Salianji si kryetari de facto i PD-së, Berisha si kryetari i vulës

May 31, 2026
“Ripërtëritja” që nuk ndodhi në PD, lista e Këshillit Kombëtar mbushet me ish-zyrtarë dhe figura të vjetra politike

“Ripërtëritja” që nuk ndodhi në PD, lista e Këshillit Kombëtar mbushet me ish-zyrtarë dhe figura të vjetra politike

May 31, 2026
Trump zhvendos fokusin nga Irani te vetja! Presidenti mbush rrjetet sociale me 50 postime dhe imazhe me inteligjencë artificiale

Trump zhvendos fokusin nga Irani te vetja! Presidenti mbush rrjetet sociale me 50 postime dhe imazhe me inteligjencë artificiale

May 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In