• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Provimet, ja mënyra për të qënë të suksesshëm

by
02/06/2015 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lind nevoja për ndihmë kur vjen puna për të kujtuar diçka e sidomos në lidhje me studimet. Përmbajtja e mëposhtme do t’ju rrëfejë disa “teknika” memorizimi që mund t’ju hyjnë në punë gjatë provimeve, testeve të ndryshme apo dhe në jetën e përditshme

Pothuajse të gjithëve mund t’ju ketë ndodhur të harroni një mendim të një rëndësie të veçantë, shpesh pas ndonjë minute, pavarësisht se më pas jeni përpjekur ta kujtoni me ngulm. E vërteta është se një mendim i këtij lloji mund të jetë zhdukur nga kujtesa juaj, për faktin se ai nuk ia ka arritur të kalojë në kujtesën afatgjatë. Pra, të gjitha mendimet, datat dhe konceptet që qëndrojnë në kujtesën afatshkurtër, pa ia arritur të kalojnë në kujtesën afatgjatë, janë të destinuara që të zhduken në një kohë shumë të shkurtër. Por, gjithsesi, mos u fiksoni, ekzistojnë shumë metoda për të përmirësuar kujtesën dhe ne po ju paraqesim disa prej tyre.

“Zhytja” në natyrë

Një studim i kryer nga Universiteti i Miçiganit ka argumentuar se një kontakt i drejtpërdrejtë me natyrën ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Dy grupe studentësh, gjatë përgatitjeve për një provim, iu nënshtruan një testi të veçantë. Një nga grupet ka shëtitur në një pyll gjatë momenteve të studimit, ndërkohë që tjetri ka vazhduar me zakonin e të mësuarit në shtëpi ose në vende publike. Në momentin e dhënies së provimit, grupi i cili studioi në natyrë pati rezultate më të mira. Shkaqet e këtij fenomeni duhen kërkuar te fakti se kujtesa jonë është selektive dhe zgjedh për të memorizuar veçanërisht kujtime të pëlqyeshme, si në këtë rast, atë të një momenti studimi të kënaqshëm në natyrë.

Përsëritni, përsëritni dhe përsëritni!

Disa shkencëtarë kanë llogaritur se një mendim qëndron në kujtesën afatshkurtër për një periudhë të shkurtër kohe përpara se të fillojë të përkeqësohet dhe të zhduket. Kjo periudhë e shkurtër është rreth 18 sekonda. Ndaj, nëse ju duhet që të fiksoni një numër, një adresë ose një email, në vend që ta përsërisni pa pushim, përsëriteni çdo 15 sekonda derisa ta shkruani në një copë letër ose ta fiksoni në kujtesën afatgjatë.

Mënyra e fjalëve “çelës”

Kjo metodë është shumë efikase kur duhet të mësoni fjalë të një gjuhe të re. Ajo konsiston në marrjen e një fjale të re dhe në “lidhjen” e saj me diçka që tashmë e njihni dhe që është e ngjashme me të.

Përsëritja me zë të lartë

Nga disa studime është provuar se përsëritja me zë të lartë ose edhe murmuritja, ka efekte shumë pozitive në kujtesë, duke ndihmuar në fiksimin e koncepteve të përsëritura. Por duhet saktësuar se ky përfitim vjen nga efekti “kontrast” që krijohet prej përsëritjes me zë të lartë, ndaj është më mirë që në këtë mënyrë të përsërisni vetëm konceptet më të rëndësishme ose përndryshe përfitimet do të jenë minimale.

Gjestikulimi ndihmon shumë

Një mënyrë tjetër e mënyrave të thjeshta për të memorizuar diçka konsiston në gjestikulimin e përsëritjeve ose të studimit, në këtë mënyrë do të aktivizohet edhe kujtesa vizive që do t’ju ndihmojë të kujtoni konceptet, duke u bazuar edhe te lëvizjet e trupit.

Vendi është i rëndësishëm

Në fakt, vendi në të cilin mësoni diçka, është shumë i rëndësishëm për memorizimin e një koncepti, sepse në varësi të tij, aq më mirë do të mund të rindërtoni mendërisht atë vend dhe konceptet e studiuara në të.

Memorizoni pa shpërqendrim

Pavarësisht se janë të shumtë ata që thonë se ia dalin të studiojnë edhe të rrethuar nga zhurmat, televizori i ndezur, muzika apo ndonjë gjë tjetër, kjo nuk është e vërtetë. Është verifikuar se studimi në kushte të zhurmshme, çon lehtë në shpërqendrimin që sjell mosfiksimin korrekt të informacioneve.

Aromat, miqtë e kujtesës

Çuditërisht aromat janë efekti më i mirë për të mbajtur mend informacione apo ngjarje të ndryshme. Kjo, sepse shqisat e tjera janë të detyruara të fokusohen në zona të tjera të trurit. Ndaj, një mënyrë e mirë për të marrë rezultate të shkëlqyeshme gjatë sezonit të provimeve, është ajo e mbajtjes pranë të një filxhani kakao.

Next Post

I paralizuari ecën në ceremoninë e diplomimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In