• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Provat klasike të evolucionit… 6 të tilla mund t’i gjeni në trupin tuaj

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Termi “organe rudimentare” i referohet këtyre organeve “ekstra” ose strukturave në trupin e njeriut që nuk janë më funksionale. Ato prej kohësh konsiderohen prova klasike e evolucionit, duke treguar dallimin në mes të njerëzve modernë dhe të parëve tanë.

Muskuli i gjatë i pëllëmbës së dorës

1Vendoseni krahun mbi një tavolinë apo një sipërfaqe të sheshtë. Bashkoni gishtin e madh me atë të vogël si në pozicioni e demonstruar në foto. E shihni ligamentin që duket nën lëkurë dhe lidhet me dorën tuaj? Ky muskul është trashëgimi e të parëve tanë. Ai i shërbente atyre për të përkulur duart kur hidheshin nga pema në pemë. Mos u shqetëso nëse nuk e ke – ky muskul është absolutisht i padobishëm sot.

‘Mornicat’

2Njerëzit kanë mornica (ngjethen) kur kanë ftohtë apo janë të stresuar. Ato  krijohen kur kordat e palcës kurrizore shkaktojnë kontraktimin e muskujve të vegjël bashkangjitur në çdo qime që i tërheq ato lart. Kur është e ftohtë, mornicat reduktojnë humbjen e nxehtësisë, e cila ndihmon trupin të ngrohet. Ato mund të jenë gjithashtu një reagim ndaj frikës apo zemërimit; qimet e ngritura përpjetë e bëjnë një kafshë të duket më e madhe. Mornicat mund të shfaqen edhe kur përjetojmë emocione të forta si admirim apo kënaqësi.

‘Palosja epike’

3‘Palosja epike’ është një term që përdoret për të përkufizuar lëkurën e palosur mbi qepallë e sipërme që kanë shumë njerëz nga pjesë të ndryshme të Azisë. Shumica e studiuesve besojnë se kjo karakteristikë ishte e dobishme për njerëzit që kanë jetuar në kushte ekstreme, si mot shumë i ftohtë, shumë i nxehtë apo nëpër shkretëtira.

‘Karunkula’

4Ky rruzull i vogël në këndin e brendshëm të syrit është, në fakt, një relike e membranës së qepallave. Ajo është gjetur në shumë lloje speciesh, duke përfshirë peshqit, zogjtë dhe zvarraniket, dhe shërbente për mbrojtjen dhe hidratimin e syri. Me kalimin e kohës, membrana e përplasjes së qepallave e ka humbur funksionin e saj tek njerëzit, por ne ende kemi një pjesë të vogël të kësaj membrane bashkuar me muskujt në sytë tanë.

Muskuli i veshit

5Muskujt e veshit janë një shembull klasik i organeve rudimentare. Ata dikur kanë ndihmuar paraardhësit tanë të lëviznin veshët e tyre për të zbuluar më mirë grabitqarët që mund të afroheshin, kundërshtarët, të afërmit apo prenë. Sot shumë pak njerëz mund të lëvizin veshët.

Dhëmballët e pjekurisë

6Dhëmballët e pjekurisë dikur kishin një funksion të rëndësishëm – ndihmonin në përtypjen e ushqimeve të forta. Sot, ne kryesisht konsumojnë ushqime të përpunuara apo të rafinuar, çka do të thotë se dhëmballa e tetë në çdo anë të gojës tuaj nuk ka më asnjë funksion në trup./shqip/a.k

Next Post
Karakteri ia siguroi Celinës numrin dhjetë të Twente

Karakteri ia siguroi Celinës numrin dhjetë të Twente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com