• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prova të reja ndaj Ilmi Hoxhajt, ekspertiza tregon se ka kryer marrëdhënie me të miturën

by Java News
13/09/2016 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Abuzimi seksual ndaj 12-vjeçares në Fier, babai i të dëmtuarës e denoncoi Ilmiun 5 vite më parë për ngacmime në pjesë intime.

Hetimet për abuzimin seksual të ushtruar ndaj të miturës E.Y. në Mbyet të Fierit gjatë gjashtë viteve të fundit kanë bërë të mundur sigurimin e provave të reja dhe kanë nxjerrë në dritë detaje rreth të kaluarës së dy të arrestuarve, Imi Hoxhaj dhe Selvi Yzeirajt, e cila akuzohet se ka ndihmuar bashkëjetuesin që të kryejë marrëdhënie intime me vajzën e saj të mitur.capture

Kështu, mësohet se Ilmi Hoxhaj është denoncuar disa vite më parë për ngacmime seksuale ndaj të miturës E.Y., ndërsa Selvi Yzeiraj rezulton të jetë arrestuar për të tretën herë, pasi është ndaluar më parë në Durrës dhe në Janar të këtij viti në Fier për ushtrim prostitucioni. Ndërkohë, hetuesit kanë siguruar prova shkencore që bëjnë të mundur vërtetimin e faktit se abuzuesi seksual i të miturës 12-vjeçare E.Y., është 52-vjeçari Ilmi Hoxha.

Precedenti abuziv Lajmi për abuzimin e mëparshëm është bërë i ditur nga burime të gazetës “Shqip”, të cilat sqaruan se babai i vajzës së mitur e ka denoncuar pesë vite me parë Ilmi Hoxhën për ngacmime seksuale.monstrat

Por, atëherë nuk është bërë e mundur që të provohet fajësia e tij dhe për këtë arsye, pas shqoërimit është lënë i lirë. Ndërkohë, dyshohet se ka qenë pikërisht Selvi Yzeiraj ajo e cila mund të ketë ndikuar në pamundësinë e sigurimit të provave. Kjo, pasi ajo dyshohet që ta ketë manipuluar vajzën e saj, në atë kohë shtatë-vjeçare. Duket se pasi kanë kaluar pa u penalizuar, çifti Ilmi Hoxhaj dhe Selvi Yzeiraj kanë nisur të abuzojnë seksualisht me vajzën e mitur të kësaj të fundit, madje edhe duke kryer marrëdhënie.

Por, babai i të dëmtuarës dhe daja i saj nuk kanë reshtur së komunikuari me vajzën deri sa kanë arritur ta bindin që të denoncojë abuzuesit e saj. Provat Prokuroria e Fierit ka siguruar prova që vërtetojnë se 52-vjeçari Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur. Nga burimet e sipërcituara mësohet se 12-vjeçarja është bindur ta denoncojë Ilmiun dhe të ëmën pas abuzimit të fundit seksual që është kryer ndaj saj. Burimet pohojnë se mjeko-ligjorët kanë arritur të sigurojnë sekrecione të cilat nuk i përkisnin të miturës dhe se nga analizat kanë rezultuar të ishin të 52-vjeçarit Ilmi Hoxhaj. Ndërkohë, dëshmia e të dëmtuarës, babait të saj dhe dajës janë prova të tjera ndaj dy të arrestuarve. Gjithashtu, gjatë shoqërimit të dy abuzuesve janë siguruar prova të tjera që vërtetojnë se Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën dhe se nëna e saj ka qenë në dijeni të gjithçkaje. Kjo, është vërtetuar me anë të përgjimeve ambientale, ku rezulton se Selvi Yzeiraj i është shprehur të vëllait se nuk mund ta denonconte bashkëjetuesin për këtë abuzim seksual, pasi druhej se mos gjithçka bëhej mediatike. Masa Gjatë caktimit të masës së sigurisë, fillimisht është shoqëruar për në ambientet e Gjykatës së Fierit 40-vjeçarja Selvi Yzeiraj, e cila nuk ka pranuar që të ketë qenë në dijeni të abuzimit seksual që i është bërë vajzës së saj të mitur. Ajo është shprehur se gjithçka është sajuar nga bashkëshorti dhe vëllai i saj, me pretendimin se ata nuk ishin dakord që ajo të jetonte me Ilmiun. Edhe ky i fundit nuk ka pranuar të ketë lidhje me abuzimin. Ai është shprehur para gjykatës së nuk kishte abuzuar asnjëherë me vajzën e mitur dhe se gjithçka kundër tij ishte e sajuar. Por, pasi gjykata ka ballafaquar provat e paraqitura nga prokuroria me pretendimet e dy të arrestuarve, ka vendosur të vlerësojë si të ligjshëm ndalimin e tyre dhe të caktojë masën e sigurisë burg pa afat. Të premten e javës së kaluar, e mitura 12-vjeçare E.Y., e shoqëruar nga babai i saj dhe nga daja denoncuan abuzimin seksual që ishte ushtruar për gjashtë vite me radhë. Ajo shpjegoi para hetuesve dhe psikologes se bashkëjetuesi i të ëmës, Ilmi Hoxhaj, kishte kryer prej gjashtë vitesh marrëdhënie seksuale me të. E dëmtuara ka shtuar se për këtë abuzim ka qenë në dijeni edhe e ëma e cila e ka bindur për vite me radhë që të mos i tregonte të atit apo dajës e të mos e denonconte atë që kishte ndodhur. Madje, mësohet se e ëma e ka detyruar vajzën e saj të mitur që të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të tjerë kundrejt pagesës.

Next Post
VIDEO/ Shitblerja e votës në Dibër? “A i more lekët? Do na e japësh votën?”

VIDEO/ Shitblerja e votës në Dibër? "A i more lekët? Do na e japësh votën?"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Bllokimi i monopatinave, Koçiu: Po punojmë për ligjin, për ne ka rëndësi siguria dhe jeta e qytetarëve

February 20, 2026
Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

February 20, 2026
Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

February 20, 2026
Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

February 20, 2026
Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

February 20, 2026
Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

February 20, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

“Në RENEA do të merren deri në 2300 euro”, Koçiu njofton rritje pagash për 3 kategori në Policinë e Shtetit

February 20, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In