• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prova që Berisha po u jep të gjithëve, përfshi SHBA për korrupsionin e Familjes së tij

by Mero Baze
12/04/2023 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka kaq kohë që Berisha, në përpjekje për t’u shpëlarë trurin militantëve të vet, lidhur me shpalljen “non grata” familjarisht nga SHBA, thotë se askush nuk gjen dot asnjë provë të vetme për të dhe familjen e tij, që është i korruptuar.

Në fakt, nëse llogarit shpenzimet publike të Sali Berishës vitin e fundit dhe sidomos muajin e fundit, mund të llogarisësh një faturë të frikshme. Transmetimet live në së paku 10 televizione, sa herë shfaqet në një aktivitet, takime të organizuara me regji në çdo qytet të Shqipërisë dhe Tiranë, skena masive protestash, salla luksoze ku bën promovime, mbulim me regji qendrore të çdo takimi e shpenzime të tjera të padukshme, përfshi dhe pagesat për figurantë në takime, shkojnë sipas një llogarie të thjeshtë vetëm muajin e fundit mbi 1 milion euro.

Llogarisni vet, që ky ka këtë intensitet takimesh, së paku prej një viti dhe shpenzimet e tij totale shkojnë nga 10 deri 12 milionë euro vetëm këtë vit. Këtu nuk po llogaris spotet e reklamave për fushatë që do të transmetojë apo shpenzime të tjera ekstra në fushatën e tij elektorale, e cila formalisht është e pambështetur nga qeveria.

Të gjitha këto para paguhen nga familja e tij. Djali, një pronar në hije i televizionit të familjes, ka vendosur administrator një ish- drejtor të lojërave të fatit, që ka qenë evazori më i madh i financave publike në vend, ndërsa i biri sekseri më i njohur i çdo tenderi dhe biznesi në këtë vend.

Dhe kanë bërë aq shumë lekë, sa dhe 10 vjet pas ikjes nga pushteti jo vetëm që nuk u kanë mbaruar, por duket që i kanë shtuar gjatë opozitës në bizneset e tyre në ndërtim, anembanë vendit.

Kompanitë e ndërtimit të lidhura me Shkëlzen Berishën dhe ndërtuesit që punojnë në emër të tij, janë aq të njohur në Tiranë, që nga kulla e fundit e dhënë në mes të Tiranës, e deri tek ndërtimet pa fund në Tiranë dhe Durrës që kanë, duke kapitalizuar kështu dhe pronat që kanë pasur në emër të të tjerëve në bregdet.

Kjo nuk është thjeshtë një provë e korrupsionit të families Berisha, por një karshillëk publik i korrupsionit të familjes Berisha ndaj drejtësisë shqiptare, ndaj SHBA dhe ndaj gjithë atyre që bëjnë ndonjëherë si budallenj e pyesin, “ore po pse nuk ka prova për korrupsion për Berishën”.

SPAK ka dy muaj që kontrollon çarçafët në vilën e ish- gruas së Arben Ahmetaj, për të provuar mos ka fjetur aty dhe ish- ministri, duke e marrë shumë seriozisht këtë rrugë të tërthortë provash, për t’i provuar përkatësinë mbi pronën.

Por e njëjta drejtësi në fakt bën sikur nuk shikon se me se financohet partia më e madhe anti-amerikane në vend, lëvizja më regresive në historinë e Shqipërisë, që cënon dhe partneritetin strategjik të Shqipërisë me SHBA.

Nuk ka provë më ulëritëse, nuk ka karshillëk më të madh dhe mbi të gjitha, nuk ka turp më të madh për drejtësinë shqiptare, e cila me kompromisin e saj ndaj Berishëve, po sfidon dizajnimin e familjes Berisha si të përfshirë në korrupsion madhor.

Nuk po flasim që nuk kanë hetuar asgjë nga çfarë kanë bërë, por bëjnë sikur nuk shikojnë lumenjtë e padeklaruar të parave që derdhen në skena dhe tribuna kundër SHBA, në emër të korrupsionit.

Next Post

Rama, nacionalizmi dhe forca e autokracisë ballkanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In