Në mbështetje të Ismail Morinës, ditën e sotme në orën 10:00 pritet të mblidhen para Kryeministrisë dhjetëra qytetarë.
Njoftimi i këtij tubimi është bere në rrjetet sociale.
“Ditën e diel, i gjithë populli shqiptar të mblidhet në Tiranë në orën 12:00 përpara Kryeministrisë për Ismail Morinën, (Ballisti). Ai që e ndjen veten shqiptar dhe që është i pashterur nga serbët duhet të jetë në protestë ditën e diel tek sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë. Lajmëroni shokë, familjarë, vajza, djem, vetëm kështu mund t’i fitojmë të drejtat tona si komb”, thuhet në njoftim.
Ballisti mbeti në burg, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi u ndalua dy ditë para ndeshjes me dy pistoleta.