• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Erkand Qerimaj: Politikanët i përdorin sportistët për “selfie”

by Java News
11/10/2015 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erkand Qerimaj ka qenë një ndër tifozët më të zjarrtë të Kombëtares, mbrëmjen e së enjtes. E si të gjithë, humbja e ka mërzitur sportistin, por jo zhgënjyer nga djemtë tanë. I kontaktuar nga “Bluetooth”, ai tregon edhe përjetimet e tij për këtë ndeshje, si dhe për tifozerinë shqiptare.

“Me emocione e kam ndjekur. Si të gjithë, kisha shumë dëshirë të fitonim. Zhgënjim nuk do të thosha, sepse jam sportist vetë dhe sporti ka fitore, por edhe humbje. Nuk duhet të rrëmbehemi as kur fitojmë, as kur humbim. Ky është sporti, i ka të gjitha rezultatet.

Mendoj se kanë qenë shumë të ngarkuar nga ana psikologjike nga presioni i krijuar në media dhe nga i gjithë ambienti. Mendoj se kanë mundësi më shumë po të mos jenë të ngarkuar nga ana psikologjike.

Mendoj se barazimin e meritonin të paktën. U mërzita që humbëm në minutat e fundit, ajo ishte edhe frika ime gjatë momenteve që isha duke ndjekur lojën”, shprehet peshëngritësi shkodran.

E si një sportist që ka provuar mbështetjen, por edhe zhgënjimin e sportdashësve, ai thotë se publiku nuk di sesi të reagojë dhe çdo tifoz ka për detyrë të mbështesë në humbje dhe fitore. “Shumica e njerëzve në Shqipëri nuk dinë të reagojnë kur nuk fiton dhe më bën shumë përshtypje ky fakt. Jo çdo sfidë është

bërë për t’u fituar. Sportistët duhen mbështetur edhe kur humbin, kjo është qytetaria”. Por një shije të keqe nga gjithë kjo histori i ka lënë politika shqiptare.

I zhgënjyer, por edhe i revoltuar nga klasa politike në vend, Qerimaj thotë: “Më bën përshtypje politika dhe politikanët shqiptarë. Nuk duhet t’i shfrytëzojnë

sportistët për selfie në çdo moment. Mendoj se duhen bërë politika më të mira për sportin, ligjin për sportin dhe gjëra të tjera në dobinë tonë si dhe të popullit.

Selfie­t t’i lënë pasi të kenë për ndonjë punë për sportin”, ka përfunduar Erkandi.

Next Post

Ballisti, Mumajesi: Për 24 orë të bëjnë hero dhe për 24 orë të rrëzojnë përsëri?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com