• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I përfshirë në eliminimin e Hamza Terziut, kush është Edison Muceku, “ushtari” i Tor Xheçukës që u arrestua sot në Manchester

by S T
11/01/2025 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

34-vjeçari Edison Muceku, i cili u arrestua sot në Manchester, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, për një sërë veprash penale.
Emri i Mucekut rezulton në listën e 50 personave ndaj të cilëve SPAK lëshoi urdhëarreste, në kuadër të operacionit “Metamorfoza 3”.

Megaoperacioni i drejtuar nga SPAK dhe i dakortësuar me Europol në Maj të vitit të shkuar zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë operacion. U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës.

Muceku, i njohur ndryshe edhe si ushtari i Hektor Xheçukë, grupi kriminal i të cilit është përfshirë në eliminimin e Hamza Terziut, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Ai akuzohet si bashke autor në tentativën e vrasjes që ndodhi në Bulqizë më 21 maj të vitit 2020, ndaj Hamza Tërziut.

Për këtë ngjarje të zbardhur pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC, Gjykata e Posaçme lëshoi disa urdhër-arreste për shtetasit: Hektor Xhecuka, Albert Zaja, Edison Muceku, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa.

Next Post
Trump deklaroi se do të marrë ishullin, “Politico”: Groenlanda është vetëm maja e ajsbergut

Trump deklaroi se do të marrë ishullin, "Politico": Groenlanda është vetëm maja e ajsbergut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com