• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Protestë pa leje, procedohen 25 të rinj nga PD dhe LSI

by A R
12/06/2018 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

25 të rinj që morën pjesë në protestën e organizuar dje nga FRPD dhe LRI poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama janë proceduar penalisht.

Gjatë ditës së djeshme ata u nisën nga selia e PD-së për të vijuar tek kryeministria me një pankartë të madhe në dorë, e cila kishte formën e një biletë avioni me emrin e kryeministrit Rama me destinacion Kolumbinë.

Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime e grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 262/1 e 274 të Kodit Penal.

NJOFTIMI I POLICISE

Procedohen penalisht 25 shtetas për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, si dhe për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Më datë 11.06.2018, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, proceduan penalisht shtetasit :

H. V., 27 vjeç, O. M., 28 vjeç, J. M., 22 vjeç, B. L., 30 vjeç, H. I., 32 vjeç, G. M., 35 vjeç, F. B., 23 vjeç, S. Sh., 35 vjeç, F. D., 23 vjeç, A. L., 28 vjeç, A. B., 34 vjeç, S. M., 28 vjeç, B. K., 28 vjeç, R. D., 31 vjeç, M. D., 21 vjeç, D. Z., 22 vjeç, S. V., 32 vjeç, A. N., 47 vjeç, E. M., 25 vjeç, Sh. B., 29 vjeç, G. N., 34 vjeç, L. H., 32 vjeç, K. M., 32 vjeç, A. D., 21 vjeç dhe F. K., (banues në Mamurras dhe Tiranë)

Këta shtetas, ditën e djeshme rreth orës 18:30, nga Ministria e Brendshme në drejtim të Kryeministrisë, kanë organizuar një tubim të paligjshëm dhe kanë vazhduar duke prishur rendin dhe qetësinë publike edhe pas lajmërimit të bërë nga ana e Policisë për shpërndarje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime e grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 262/1 e 274 të Kodit Penal. /b.d

Next Post
Dietë vegane për të rënë në peshë

Dietë vegane për të rënë në peshë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

October 30, 2026
“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

October 30, 2026
Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

October 30, 2026
Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

October 30, 2026
Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

October 30, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

“Veliaj në të njëjtin korridor me një person që përshëndeti arrestimin e tij” / Avokati Ndreca ngre alarmin: I rrezikohet jeta!

October 30, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

October 30, 2026
Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

October 30, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Nazarko: Masat e paketës fiskale janë të vonuara. Protesta e vërtetë është në shoqëri, jo te numrat

October 30, 2026
“Largoni të korruptuarit”, Lista Studentore kërkon “shkatërrimin” e Vuçiç

“Largoni të korruptuarit”, Lista Studentore kërkon “shkatërrimin” e Vuçiç

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In