Qindra e mijëra protestues u mblodhën në rrugët e Romës të shtunën në mbështetje të sindikatave që po kërkojnë më shumë respekt nga qeveria dhe politika fikse për rritjen ekonomike. Protestuesit i kërkuan qeverisë së vendit të inkurajojë investimet e mëdha publike dhe private në mënyrë që të hapen më shumë vende pune.
“Masat e qeverisë nuk do të krijojnë vende pune. Italia ka nevojë për investime në infrastrukturë, kërkim dhe inovacion në mënyrë që të mund të konkurojë në tregjet globale dhe të na japë ne punë, vecanërisht të rinjve që në ditët e sotme detyrohen të emigrojnë”, thotë një qytetare e Romës.
Qeveria italiane e përbërë nga Lidhja e Veriut e ekstremit të djathtë dhe lëvizja anti-establishment “Pesë Yjet”, është kritikuar se nuk është ambicioze aq sa duhet me reformat e planifikuara prej saj. 12 trena, qindra autobusë dhe shumë avionë të kompanive “low cost” ishin vendosur në dispozicion të anëtarëve të sindikatave në të gjithë vendin për t’iu bashkuar protestës.
/a.meta