• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Presidenti nuk ndjehet rehat kur flet nga SHBA

by Mero Baze
09/02/2019 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka një siklet që dallohet qartë në intervistën e Presidentit Ilir Meta në “Zërin e Amerikës” dhe që ka të bëj me faktin që Presidenti mendon, se kur je në SHBA, nuk duhet të tregosh ato që bën dhe mendon në Tiranë.

E para dukej qartë në përpjekjen për të shmangur një qëndrim të tij, lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, që mbështetet nga SHBA. Në Tiranë ai ka qenë kundër saj, biles ka prodhuar krizë për dekretimin e Ministritë të Jashtëm në emër të paranojës, se ai po emërohej për të mbështtur këtë Marrëveshje. 

Në intervistën tek “Zëri i Amerikës”, Presidenti ju shmang përgjigjes për qëndrimet që vet mban në Tiranë. Ai modifikoi arsyet përse kishte kundërshtuar emërimin e Gent Cakaj, duke e lidhur tanimë me Marrëveshjen e Greqisë dhe jo atë mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë, që debati është ende i freskët. Dhe kjo që të mos krijoj ndonjë keqkuptim meqë flet nga SHBA.

Nuk është e thënë që presidenti ynë të mendoj si mendon SHBA për këtë çështje. Por nëse në Tiranë ka bërë betejë dhe ka shkaktuar krizë politike në emër të një qëndrimi publik që ka për këtë marrëveshje dhe në SHBA, bën sikur nuk e ka mendjen tek qëndrimi që ka pasur në Tiranë, ai është ose hipokritë me shqiptarët, ose mendon se po të bëhet konformist me SHBA shpëton nga ndonjë pasojë politike.

Kryeministri i Shqipërisë nuk ka qëndrm të vetin për këtë çështje, por është i qartë se mbështet çdo qëndrim të lidershipit të Kosovës të përfshirë në bisedime, ndërsa presidenti ka qenë kundër edhe çdo faktori politik, Apo individi, edhe në Kosovë, që mbështet këto bisedime. 

Ndaj është e detyrueshme që ai të jetë i qartë në këtë pikë, pasi një problem kaq madhor sa Marrëveshja Kosovë-Serbi, nuk mund të përdoret për të kompesuar gropat e zeza në raportet personale me SHBA, apo këdo tjetër. Mbi të gjitha se kjo nuk funksionon, por është vetëm iluzion. 

Problemi i dytë është relativizimi që përpiqet ti bëj qëndrimit zyrtar të SHBA, për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimin në Shqipër, që reflektohet në mos dhënien e vizave për 170 zyrtarë shqiptarë, apo familjar ëtë tyre, ku janë lakuar dhe berishët. Në qëndrimin e tij Presidenti përpiqet të vlerësoj se më e rëndësishme se kjo, është raporti i “Transparencë International”, dhe shreh shqetësimin për korrupsionin, bazuar tek ai raport dhe jo tek vendimi i SHBA. Biles këtu bën dhe një lloj ironie me Reformën në Drejtësi, pasi thotë që dy vitet e fundit, që kur ka nisur reforma, është përkqësuar dhe korrupsioni.

Pra ai realisht përpiqet ti injoroj dy sinjalet që vijnë nga SHBA, si masat që ajo ka marrë kundër zyrtarëve të korruptuar, ashtu dhe pritshmërinë e Reformës në Drejtësi.

E gjitha kjo përpjekje për t’i ikur ballafaqimit me problemet që përballet vendi dhe mbi të gjitha përpjekja për tu marrë me protestën e çunit Fariut tek “Unaza e re”, tregon se Ilir Meta nuk ndjehet rehat kur flet nga SHBA. Përveç gjuhës së drunjtë dhe mos dhënies së asnjë përgjigje, ai ka mes të tjerash keqkuptimin, se në SHBA duhet flas, si në SHBA, dhe në Tiranë, si në Tiranë. 

Lodhet kot me këtë punë se nuk ka rëndësi vendi ku i thua apo i bën gjërat, por si i thua dhe si i bën. Dhe e gjitha shfaqja e tij në “Zërin e Amerikës”, ishte një përpjekje për të mos thënë në SHBA ato që thotë e bën në Tiranë. Duke mos dhënë përgjigje për asnjë pyetje, në fakt ai ka lënë në fuqi përgjigjet dhe qëndrimet që mban në Tiranë. 

Next Post
Sot çelet viti i ri shkollor, 32 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka

Urdhri/ Klasat e pesta në provim më 24 maj, ja 3 lëndët dhe ç’do ketë teza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Lufta dhe paqja/ Zelensky: Në tryezë u diskutua mundësia e shkëmbimit të deri në 1,500 të burgosurve nga secila palë!

November 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Blushi, boll të ngatërruar e kemi historinë, mos na e çmend tani!

November 11, 2026
Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

November 11, 2026
Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

November 11, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri zbardh skemën: Ja si Berisha vuri në lëvizje gjithë institucionet për të vjedhur këtë pasuri! U falsifikua dhe sajua

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve evropiane, Komisioni Evropian: Përpjekje për të minuar besimin e konsumatorëve

BE ngre alarmin për sulmet kibernetike, pas frigoriferëve në shënjestër mund të jenë edhe pajisjet elektro-shtëpiake!

November 11, 2026
Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

November 11, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Bllokuan rrugën gjatë protestave të 9-10 nëntorit, Policia gjobit 37 persona me nga 5 mijë lekë secili!

November 11, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

900 mijë vota bëjnë punë, jo ndryshimi i sistemit zgjedhor…

November 11, 2026
Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In