• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestë madhështore?! Alizoti: Njerëzit nuk dolën për Berishën, por për të shprehur zemërimin ndaj qeverisë

by Java News
12/07/2022 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në datën 7 korrik mijëra qytetarë, të thirrur nga “Rithemelimi”, protestuan përballë kryeministrisë.

Deputeti Tomor Alizoti, i ftuar në “Radari Informativ”në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se protesta ishte madhështore dhe jashtë pritshmërive. Sipas tij, protesta shpreh zemërimin e popullsisë ndaj një qeverie e cila nuk prodhon më politikë.

Alizoti: Protesta ishte madhështore. Protesta janë shumë të domosdoshme dhe shumë të bukura që ndodhin. Unë kisha një pritshmëri që do ishte shumë e madhe, por kur e shikon kupton që ishte madhështore dhe i bën shumë mirë Shqipërisë. Protesta shpreh zemërimin e popullsisë ndaj një qeverie e cila ka kapur të gjitha institucionet, nuk prodhon për shoqërinë dhe është bërë arrogante. Arroganca nxori shoqërinë në shesh. Ishte një protestë përtej surprizave.

Alizoti u shpreh se interpretimet për protestën janë të ndryshme. Por në gjykim e tij, protesta edhe pse në vetvete nuk ishte për Berishën, e fuqizoi këtë të fundit.

Alizoti: Të parët ishin militantët, pjesa tjetër ishin neutral dhe pjesa tjetër mund të ishin edhe ata që nuk e donin. Mendoj se ky është suksesi, që të gjitha këto grupe mendonin se Berisha është i vetmi që mund të bëjë opozitë ndaj Ramës. Njerëzit nuk dolën për Berishën por dolën se duan të protestojnë. Kjo është një maratonë e gjatë. Protesta duhet strukturuar në një kauzë që të përfshijë njerëzit. Duhet të përfshijë zonën gri, njerëzit sepse është e tyre, nuk mund të personalizohet.

Deputeti theksoi se kur nuk funksionon mirë qeveria, protesta e tremb kundërshtarin. Vendi ka nevojë për një opozitë, sipas tij, dhe opozita sot ka shumë kauza të cilat mund t’i shfrytëzojë./m.j

Next Post
“Festa e Fërgesës” bën bashkë Tiranën e Elbasanin, kryebashkiakët Veliaj e Llatja: Të promovojmë turizmin

“Festa e Fërgesës” bën bashkë Tiranën e Elbasanin, kryebashkiakët Veliaj e Llatja: Të promovojmë turizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In