• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat “si një kudhër ku të farkëtohet uniteti” me Gazin

by Mero Baze
20/10/2023 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë duken të zhgënjyer që Berisha nuk po gjen ndonjë formë më atraktive për ti befasuar demokratët, por po përsërit thirrjet për protesta ekstreme ose për grevë urie. Kjo për shkak se të gjithë e dinë fundin e tyre.
Por në fakt Berisha nuk ka parasysh fundin e tyre. Ai nuk është se ka ndonjë objektiv për fundin e këtyre protestave. Dhe kur sulmon Lulzim Bashën për atë që mori nga protesta e çadrës më 2017, e thotë nga zilia se aq shumë nuk merr dot më në asnjë rrethanë. Ai arriti ti marr Edi Ramës 6 ministra katër agjenci dhe një zëvendëskryeministër  në shkëmbim të hyrjes në zgjedhje.

Por ky Pazar nuk jepet më qysh nga 2019, kur u legjitimua se të mos hysh në zgjedhje është problemi jot dhe jo i partive të tjera. Kështu që tani kur kërcënon se nuk hy në zgjedhje, thjesht I bën nder kundërshtarit.
Dhe Berisha e di këtë.

Ai nuk pret po ashtu që dikush të hyj në grevë urie, dhe të shkoj në sakrificë ekstreme duke imituar Arbnorin, pasi nuk do as heronj të ri rreth vetes dhe nuk ka as ndonjë qëllim se çfarë të negocioj me këtë sakrificë. Mendoni për shembull që në vend të Pjetër Arbnorit tani të hyj në grevë urie Edi Paloka, dhe në fund kur të jetë afër vdekjes, të shkojnë ta nxjerrin dhe ti kërkojnë ashtu në gjendje somnambul sic është se çfarë do që të fillosh të hash bukë dhe ai duke belbëzuar të thotë: “Ga…z b..a..rdh…in kryet…tar gr…upi”.

Pra Berisha më problem ka të kërkesat finale, se sa protestat.
Ndaj nuk I duhen kërkesat finale pasi dhe siç e shikoni nuk ka kërkesa.
I vetmi qëllim I përpjekjeve të tij për të shpikur një proteste që spo e shpik dot ende, është që të ketë mundësi të bashkojë palët që I janë afruar, përmes protestave. Pra halli I tij është ti fus në një betejë të përbashkët ata që nuk flasin me gojë me njëri tjetrin. Më qartë, të pajtojë të vetët me Gaz Bardhin.   Fjala vjen Tritani t’ia fal Gazit që nuk e  ka rehabilituar akoma,  Oerdi të ndjehet I nderuar që Gazi po lufton për të, Albana të mos I marr inat Gazit që i ndërroi bravën e derës së Forumit Gruas, Flamuri t’ia fal Salianjit atë shkopin e bejsbollit, e kështu me radhë.
Problemin më të madh që ka Berisha tani është se ‘bashkimi” artificial, po I shkakton më shumë probleme se ndarja reale që kishte me ta.

Dhe një protestë e dhunshme ose një proces protestash disa mujore, do t’ia zbusnin këtë plagë, pasi do afronte me njëri tjetrin dhe do forconte miqësinë mes deputetëve të tij dhe atyre të Gaz Bardhit duke u ndarë më vete ata të Bashës.

Pra ky revolucion I duhet “si një kudhër ku të farkëtohet uniteti” që I mungon brenda të vetëve. Dhe vetëm lufta mund it bashkojë njerëzit e një llogoroje. Por puna është se duhet të kenë edhe një ideal. Dhe kjo e dëshpëron.

Next Post
Takimet/ Presidenti Begaj nis vizitën 3-ditore në Kalabri të Italisë: Mbështesim arbëreshët, rrisim bashkëpunimin

Takimet/ Presidenti Begaj nis vizitën 3-ditore në Kalabri të Italisë: Mbështesim arbëreshët, rrisim bashkëpunimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com