• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat/ Maqedonia e Veriut në prag të zgjidhjes së ngërçit me Bullgarinë, kreu i opozitës kundër propozimit francez: Qeveria e fshehu

by Java News
01/07/2022 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i partisë opozitare në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski e ka cilësuar propozimin francez si të papranueshëm duke shtuar se cenon identitetin, duke e hedhur poshtë.

Edhe pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka shprehur mirenjohjen kundrejt liderit francez, Macron si dhe konsideroi propozimin e tij, duket se ky propozim nuk ka qenë aq i mirëpritur në vend nga pala opozitare. Kyeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski u shpreh ditën e djeshme se kjo çështje do të kalojë në proces të gjerë konsultimi.

Sot nga Presidenca Franceze në Qeveri është pranuar një propozim me ide që kanë të bëjnë me qëndrimet dhe qëndrimet tona të shprehura publikisht në lidhje me kontestin me Republikën e Bullgarisë. Ky propozim, përgatitja e të cilit merr parasysh qëndrimet dhe kërkesat tona, do të kalojë në një proces të gjerë konsultimi. Konsultimet në ditët në vijim do të mbahen në Qeveri, parti politike, president të shtetit, Parlament, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend. Vendimi në lidhje me propozimin do të merret pas këtyre konsultimeve. Ashtu siç premtuam dhe kundër spekulimeve të opozitës, vendimin për të ardhmen tonë do ta marrim bashkërisht sipas interesave strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë. I shpreh mirënjohjen time Presidentit Macron dhe Presidencës Franceze për përpjekjet e tyre për të kapërcyer pengesat dhe për të ruajtur besueshmërinë evropiane në Ballkan.’- tha Kovaçevski.

Ndërkohë, edhe pse kryeministri u shpreh se propozimi do të kalojë në proces të gjatë konsultimi kreu i opozitës i jep të drejtën shtetit Bullgar të ndryshojë libra dhe të shkruajë sipas diktatit bullgar. Ai pohoi gjithashtu se ky poropzim u fsheh nga qeveria.

“Propozim i cili është ultimatum për të ardhmen e Maqedonisë tonë. Propozim që është diktat për kërkesa megalomane, aspirata historike ndaj Maqedonisë. Për një propozim të tillë, përgjigja është “Jo falemnderit”. Propozimi që është në tavolinë dhe të cilin qeveria e fshehu dhe deri tek i cili erdhëm ne nëpërmjet kanaleve tona gjegjësisht është i njëjti i cili një herë ishte refuzuar.

Me keqardhje duhet të konstatoj se ky propozim i përmban të gjitha kërkesat bullgare, edhe në pjesën e historisë, edhe në pjesën e gjuhës, edhe në pjesën e identitetit. Pranimi i këtij propozimi nënkupton e drejtë e plotë e Bullgarisë të ndryshojë libra dhe t’i shkruajmë sipas diktatit bullgar dhe fëmijët tanë në fillore të mësojnë siç dikton Bullgaria ose nuk ka të ardhme evropiane. Pranim se Goce Dellçev, Dame Gruev, Jane Sandanski dhe heronjtë e revolucionarët e tjerë kanë qenë bullgarë, se gjuha maqedonase është dialekt i bullgarishtes”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. I cili beri thirrje per tubim dhe ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës te shtunën para Qeverisë në ora 19:00.

Kujtojmë se ditën e sotme Presidentja e KE-së Ursula Von Der Leyen sëbahsku me kryeinsitrin Kovaçevksi zhvilluan një bisedë telefonike ku kjo e fundit pohoi se marreveshjet janë shumë pranë realizimit.

“Lajme të mirëseardhura që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet. Komisioni Evropian  është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane”, shkroi  Von Der Leyen në Tëitter.

Cili është ‘Propozimi francez’?

Presidenca franceze e BE-së më 18 qershor ka dërguar një propozim për të thyer ngërçin bullgaro-maqedonas. Nuk është bërë publike, megjithëse mediat, përfshirë Shërbimin Bullgar të Radios Evropa e Lirë, kanë marrë kopje. Ai “mirëpret synimin e Shkupit” për të përfshirë në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë “qytetarë që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe janë pjesë e kombeve të tjera, si bullgarët”. Futja e një klauzole të tillë do të kërkonte dy të tretat e votave në parlament. Propozimi nuk përmend specifikisht një “pakicë bullgare”, por flet për detyrimin e qeverisë maqedonase për të mbrojtur të drejtat e të gjitha “minoriteteve dhe komuniteteve” duke parandaluar gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin.

Në të thuhet se Komisioni Evropian do të monitorojë dhe do t’i raportojë Këshillit Evropian për mënyrën se si Maqedonia respekton marrëveshjet. Propozimi “merr parasysh” synimet e të dyja palëve për të lëshuar “deklarata të njëanshme mbi çështjen e gjuhës maqedonase”, me sa duket duke e lënë të hapur derën për veprim në Sofje dhe Shkup mbi këtë temë. Ai gjithashtu i imponon Shkupit një detyrim për të respektuar Traktatin e tij të Miqësisë të vitit 2017 me Sofjen, duke e drejtuar në mënyrë efektive Brukselin në monitorimin e pajtueshmërisë së asaj marrëveshjeje dypalëshe si dhe të të ashtuquajturës Marrëveshje të Sofjes të vitit 2018. Propozimi sugjeron dy konferenca ndërqeveritare, duke përfshirë një këtë javë në Bruksel dhe një tjetër pasi Maqedonia e Veriut ndryshon preambulën e kushtetutës.

Sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve në Bullgari drafti tashmë i miratuar parashikon që së pari të garantohet hyrja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe. Kusht tjetër është që të bëhet e qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistencës së “gjuhës maqedonase”. Duhet të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal deri në fund të negociatave të anëtarësimit të Shkupit në BE dhe Komisioni Evropian do ta mbajë Këshillin të informuar rregullisht për zbatimin e tij. Në kuadër të procesit negociator duhet të paralajmërohet edhe rishikimi periodik i zbatimit të marrëveshjes së fqinjësisë me Republikën e Maqedonisë Veriore.

Next Post
Koronavirusi drejt zhdukjes/ Vjen lajmi i mirë nga spitali Infektiv, rritet numri i të…

Covid-19 i merr jetën gruas nga Gjirokastra, MSH: 619 infektime në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In