• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat/ Lleshaj: Krizës ndërkombëtare të mos i shtojmë një të brendshme, s’mund ta pësojë vetëm një shtresë e shoqërisë

by Java News
11/03/2022 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV, ish-ministri Sandër Lleshaj tha se krizës ndërkombëtare që ka prekur edhe Shqipërinë nuk i duhet mbivendosur një krizë e dytë, e brendshme. Lleshaj u shpreh se kostot që prodhon kriza nuk mund të shkarkohen në supet e një shtrese të vetme të shoqërisë ndaj të gjithë duhet të përgatiten për të humbur diçka nga ‘portofoli’ i tyre.

“Nuk duhet të lejohet të mbivendoset një krizë e dytë. Sepse nëse krizës ndërkombëtare i mbivendoset një krizë e brendshme, pasojat do të ishin shkatërruese. Ekonomia që kemi përqafuar në vitet `90 nuk është ajo e Adam Smithit, por e një shteti sociale. Nuk kemi kërkuar një ekonomi tregu të egër dhe për të mbrojtur të dobëtit janë krijuar mekanizmat sociale.

Është në rëndësi të madhe që para se ta ngresh turmën përballë policisë, të merren masa për të ndaluar një krizë të dytë. Kosto që prodhon kriza ndërkombëtare nuk mund të shkarkohen në supet e një shtrese të caktuar. Duhet të humbim të gjithë në proporcion, edhe të pasurit, edhe të varfërit, edhe qeveria e të tjerë. Pra kërkohet një paketë e madhe masash” – tha Lleshaj për Report TV.

Në lidhje me nismën e Kryeministrit Edi Rama, për të ngritur Bordin e Administrimit sa i përket çmimeve të karburanteve, Lleshaj u shpreh:

“Komiteti është një hap i duhur, por duhet një plan i madh. Kryeministri me të drejtë thotë jemi në luftë. Vërtetë s’jemi në vijën e parë të frontit, por jemi në luftë. Në kushtet e luftës gëlojnë spekulantët që duan ta shumëfishojnë pasurinë dhe historia e ka provuar këtë”.

Ish-ministri i Brendshëm theksoi se nuk përjashtohet mundësia që protesta të tilla të përdoren nga palë të treta si forcat politike etj. Lleshaj tha se nëse krizës i mbivendoset fatura, kosto do të bëhet e papërballueshme.

“Është e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve që të protestojnë kur mendojnë se standardi i tyre cenohet. Unë shoh që në protestë ka një brendi, por nuk përjashtohet që këtyre protestave u bashkangjiten interesa të treta.

Në një kohë që skena i duhet lënë Putinit në aventurën e tij, kjo hapësirë e lajmeve të zëvendësohet me këto protesta, nuk është gjë e mirë. Formula e vetme për mua në këtë situatë është që të gjithë të humbin diçka. Sepse po u mbivendos fatura do të bëhet e papërballueshme”./m.j

Next Post
Protesta/ Qytetarët shpërndahen në rrugët e Tiranës, thirrje shoferëve të fikin makinat

Protesta/ Qytetarët shpërndahen në rrugët e Tiranës, thirrje shoferëve të fikin makinat

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Jo,z Lleshi.Si mbrohet një pensionist me 9500 lekë nga qeveria që unë e kam votuar.Kam punuar 39 vite në arsim,në Mirditë ❤️ dhe Tiranë dhe më mbushen sytë me lot kur marr pensionin që është më i mirë se i 75% i pensionistëve të tjerë
    Mos lavdëroni kot,por hajde ti zgjidhim çështjete gjak të ftohtë,më argumentet tona.Vetëm kështu do të ecim përpara.Kapitalisti shqiptar është i tmerrshëm.Ngaqë s,ka pasur më parë të merr shpirtin,të shfrytëzon,skllavërinë dhe tëç,nderon e shpërfytyron.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

February 26, 2026
Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

February 26, 2026
“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

February 26, 2026
“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In