• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Protestat e vulës”

by A R
16/02/2023 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga  Plator Nesturi

Politika po zjen nga skandali i ish- agjentit të FBI -së McGonigal. Opozita po pretendon se ka fakte që ky i fundit është i lidhur fort me qeverinë Rama. Po ashtu Berisha tha se ka video erotike ku përfshihen njerëz të Ramës. Kemi edhe një kërkesë nga opozita për interpelancë me Ramën, dhe ky i fundit nuk i përgjigjet dhe prej tre javësh, duke e braktisur  Parlamentin. Po ashtu duhet thënë se kemi përjashtime të njëpasnjëshme të deputetëve të opozitës nga seancat plenare. Gjithë kjo panoramë sa e rëndon pozicionin e Ramës?

Politika shqiptare gjithmonë ka qenë zhurmëmadhe, thua se do tundë malet, porse në fund mali i barsur ka pjellë një mi. Jemi mësuar me këto fakte kur ngrihen ngrihen furtuna me çështje bosh e heshtet kur është për të folur. Tashmë kemi në sfond një hetim ndaj një ish zyrtari të lartë të FBI, hetim ky nga drejtësia amerikane dhe ku aktakuza kryesore është favorizim apo abuzim në interes të një oligarku rus. Nuk është lehtë për çdo qytetar, pavarësisht preferencave politike të tij, që të dalë emri i kryeministrit i përmendur në procedurat hetimore të ish zyrtarit të FBI, pavarësisht se në takimet e padeklaruara të tij ishin me shumicën e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por pavarësisht kësa,j është më mirë që kjo së pari të zbardhet nga drejtësia sa faj a mëkat ka aty, apo duhet shfrytëzuar si një cassus për të krijuar me çdo kusht tension politik pavarësisht se baza e argumenteve  është e rrëshqitshme?! Gjithkush është i lirë të mendojë e të veprojë si të dojë, por në gjykimin tim i gjithë ky flakadan akuzash dhe përpjekje për konflikt të imponuar, ka arsye të tjera që shkojnë përtej çështjes së ish zyrtarit të FBI.  Retorika e opozitës më së shumti ish në funksion jo të interesit publik sesa të interesit vetiak të liderit të saj. Mënyra për të barazuar dosjen e non gratas me dosjen McGonigal, ku Berisha e Rama dalin jek e jek përballë opinionit publik, për të shkuar deri në overturën për fantazi e orkestër, se Berisha qenka një viktimë e pafajshme dhe se dosja Non Grata është bërë e porositur nga McGonigal, vështirë se mund të zërë vend përveçse në mendjen e palatuar të një militant partiak. Ky është njëri aspekt. Por opozita ka dhe një mijë arsye të tjera për të shfrytëzuar çdo okazion për shpallje proteste. Së pari për të mobilizuar elektoratin e vet pas një stine të stërgjatur të krizës së bredshme dhe të rivalitetit midis dy grupeve që tashmë janë të ndara. Ndonëse strategjikisht po harxhohen energji të vlefshme që duhen përdorur për fushatën elektorale, protestat në vetvete duket se ende i shërbejnë garës midis palëve se kush është më i fortë dhe kush arrin të mbledhë njerëz. Ndërkohë, arësyeja kryesore për stinë protestash, është çështja e vulës dhe e logos

Berisha nuk po ndalet me protesta, pasi thirri dy të parat i ka kërkuar demokratëve  që të protestjnë para parlamentit çdo të enjte, ndërsa në tre mars do protestojë dhe para gjykatës. Në 3 mars është edhe protesta kombëtare. A mendon se protestat në Shqipëri janë zgjidhje për rotacion qeverie.

Është arsyeja kryesore pra për protestë. Trysnia ndaj gjykatës për të fituar të paktën të drejtën e vulës dhe logos përballë pretenduesve të tjerë të nishaneve të partisë. Opozita e ka të qartë që është ende e dobët dhe në disavantazh përballë maxhorancës. Por kur vetë opozita është e përçarë, qenka hall më i madh se kë duhet të marrësh për bazë e me kë duhet të ndeshesh. Berisha gjithmonë ka ditur ta luajë mirë mënyreën e trysnisë për të arritur objektivat e veta politike. Dhe në këtë rast nuk është eskluzivitet. Prej dy vjetësh ka humbur shumë. Së pari mori Non Gratan dhe më pas humbi partinë. Nisi Foltoren  dhe arriti me sukses të ndajë partinë në dysh. Me dy kongrese, me dy palë vendimesh, me objektiv një ndërtesë, atë blu. Arriti tia hajë kokën bashës vetëm pas zgjedhjeve të 6 marsit, por ndonëse hyri triumphant në godinë, me letra ende nuk e ka të tijën partinë. Atëherë, kur ende është i dobët, kur dihet tashmë dhe që në këto zgjedhje disavantazhi është i thellë, Berisha fitoren të vetme që synon të arrijë, është të paktën të marrë në zotërim legalisht aksionet e PD-së, me logon dhe vulën e saj, që aktualisht janë në përdorim të Alibeajt.

Kemi një lideri opozite të shpallur non grata në SHBA, nga ana tjetër kryeministri Rama ështe në një pozitë të vështirë në dyshimim e mpleksjes me zyrtarin e larte të FBI të proceduar për lidhje me oligarket rusë dhe korrupsion. Një vit më parë Rama sulmonte Berishën me kartën Amerike, sot Berisha sulmon Ramën me të njëjtën formë. Përse kjo situatë dhe sa e penalizon vendin?

Më së shumti ka të bëjë me besueshmërinë e klasës politike në Shqipëri. E keqja është që gjithçka personalizohet në dy apo tre figurat kryesore politike. Por mendoj se duhet parë më përtej. Çfarë vlerash politike po instalohen dhe për skalionin e dytë apo të tretë dhe çfarë rezonance kanë ata tek qytetari. Nëse po stimolohen kush i shërben më shumë njëshave e duke anashkaluar çdo interes publik, atëherë kot merremi sot me Berishën a Ramën, pasi e nesërmja mund të na rezervojë të papritura më të rënda e me pasoja. Janë të lodhshëm zërat në kor dhe që ose dinë të bëjnë ditirambe për shefin ose të sokëllijnë ndaj kundërshtarit. Nëse nuk shkëputemi nga kjo skemë, mjerë ne nesër. 

Kjo situatë a paralajmëron nisjen e një fundi politik të tre dekadave të fundit, si në formë qeverisëse ashtu edhe në emra, apo jemi ende shpejt? Ka një të vërtetë që SHBA vendosi sanksione me shpalljen “non grata” të disa individëve, por në asnje rast nuk i ka dëmtuar rëndë personazhet. Atë që SHBA nuk e arriti me vendime politike, a mund ta arrijë me institucionet e drejtësisë këtu tek ne, veçanërisht me SPAK, apo edhe ky institucion është i frikësuar nga elita politike në mazhorancë dhe opozitë?

Që klasa politike shqiptare është në një krizë të thellë, kjo është bërë evidente prej kohësh. Së pari ka mbetur provinciale, e paelaboruar, idhnake dhe hakmarrëse. Pa harruar që gëlon nga paaftësia, por e shkathët në abuzivizëm. Tashmë një shpresë e madhe për të thyer këtë monolit të politikës është vendosur te SPAK dhe te reforma në drejtësi. Natyrisht që kanë një rol shumë të rëndësishëm në transformim. Por nukmjafton vetëm kaq. Drejtësia mund të denojë abuzivizmin, korrupsionin, apo dhe të shpërndajë frikë te të tjerët për të mos abuzuar. Vetëm kaq mund të jetë funksioni dhe ndihma nga drejtësia, pasi ndryshe do të kalonim në një system të kundërt ku drejtësia i mbivendoset politikës, botës së financës dhe ekonomisë. Po ashtu dhe vetë qytetarët, sado që kanë në dorë votën, e kanë më të vështirë me këtë system që të ndryshojnë nga bredna partitë politike, përfaqësuesit e kandidatet që paraqiten. Ndryshimi i vërtetë duhet të fillojë brenda vetë forcave politike, ndaj në këtë sens merr kuptim dhe thënia se politika është arti dhe mënyra për të ndryshuar gjërat. Por është art kur bie në duart e duhura.

Next Post
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Kadilli: Protesta në ditën e gjyqit për PD është e qëllimshme, gjykata të mos ndikohet nga tubimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

January 20, 2026
“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

January 20, 2026
“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

January 20, 2026
Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

January 20, 2026
Kush është ‘agjenti’ i Berishës brenda SPAK?/ Meçe: Mori pjesë në grupin e hetimit të 21 janarit dhe…

Fati i Irena Gjokës/ “Shteti grek në funksion të Berishës”, Meçe: Dokumenti i prodhuar! Nuk ka prova konkrete

January 20, 2026
“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

January 20, 2026
Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

January 20, 2026
“Rikthim në skenën e krimit”/ Berisha sot në SPAK, Çupi: Sa më shumë lufton drejtësinë, më shumë fajtor bëhet

“Drejtësia e inkriminuar”/ Fati i Irena Gjokës, Çupi: Dosja ndaj Berishës, Metës dhe Belerit s’do jetë nul! Ja pse

January 20, 2026
“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In