• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta për vulën/ Berisha sulmon drejtësinë: Do flasim fuqishëm me revolucion. Rama, ndërhyrjet e fundit në gjykatë, faturën do e paguajë vetë

by Java News
28/02/2023 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar protestën e 3 marsit si një revolucion të fuqishëm të demokratëve ndaj një “kufome politike”, duke iu referuar kreut të qeverisë Edi Rama.

Ai u shpreh gjatë një takimi me demokratët e Tiranës, se Rama po bën përpjekjet e fundit armiqësore ndaj Partisë Demokratike në gjykatë, por paralajmëroi se faturat e këtij veprimi do i paguajë vetë.

“Ne do t’i qëndrojmë atij. 3 Marsi është një ditë e veçantë ku do të flasim fuqishëm në protestën tonë, revolucionin tonë. Kufomë politike e pakallur. Sot ai përbën rrezikun më të madh për këtë vend. Është i gatshëm të marrë çdo vendim që të shpëtojë lëkurën e tij. Ai e di që me korruptimin e McGonigal, me thikën e tmerrshme që i futi marrëdhënieve shqiptaro amerikane, ai nuk mund të ketë më shpresë për të ardhme politike. Do bëjë gjithçka të marrë çdo vendim.

Do mbajë çdo qëndrim në mënyrë që të mund të mbijetojë. Dhe ne i themi atij që edhe ne do marrim çdo vendim në mënyrë që të shporrim nga skena politike. Një kufomë politike nuk mbahet kurrë në pushtet. Shoqëria dhe vendi duhet të shpëtojnë një minutë e më parë prej tij. Ai na fton ne për qëndrime për të cilat do të paguajë çmimin më të madh. Po bën ndërhyrjet e fundit armiqësore ndaj Partisë Demokratike në gjykatë.

Unë i them se absolutisht ndaj çdo vendimit tënd, faturën do e paguash vetëm ti si krim ministër. Vetëm qeveria jote. Ne nuk shuhemi. Jemi forcë politike e pamposhtur. Ne e faktuam këtë. Dështoi çdo plan për të na shndërruar në vasale të Partisë Socialiste. Çdo plan për të na emëruar kryetarin e partisë. Për të na mbajtur një krye të partisë një njeri që vetë e kishte akuzuar ishte i financuar nga rusët.

Mos mendoni se McGonigal ishte një person i izoluar. Ai nuk ishte i vetëm. Kishte disa bashkëpunëtorë. Ndaj dhe ne duke nxjerrë çdo mësim duhet të ecim në këtë revolucion me bindjen se Shqipëria bëhet vetëm nga shqiptarët. Me bindjen se liria që ne mbrojtëm dhe mbrojmë është forcë e pathyeshme. Se orientimi unë perëndimor, nuk mund të ndryshojë me asgjë. I rezistuam një agresioni korruptiv të pashembullt por jemi në këmbë dhe ecim të sigurt deri në përmbysjen e Edi Ramës dhe regjimit të tij”, deklaroi Berisha.

Sali Berisha ka vijuar sërish sulmet kundër drejtësisë duke e etiketuar si segment të Partisë Socialiste.

‘Edi Rama dhe kjo qeveri duhet të largohen sa më parë. Ata kontrollojnë sot të gjitha pushtetet kanë shndërruar drejtësinë në degë të PS-së, një drejtori të ekzekutivit të saj. Asnjë shqiptar nuk pret më që e drejta e tij ti sanksionohet në një proces gjyqësor kur ai kërkon. Së pari do ti duhen 10-15 vite për tu gjykuar, duhet të paguajë qimet e kokës ryshfet për të afruar vendimin dhe pastaj aty fiton ai që paguan më shumë.

Kurrë ndonjëherë përveç diktakturës hoxhiste, drejtësia nuk ka qenë nën një kontroll të tillë. Ju e patë Gjykatën Kushtetuese. Qëndruam 4 vite pa gjykatë, tani që është plotësuar merr vendimet më antikushtetuese, më antiligjore në tërë historinë e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese para kësaj, nuk është se nuk kishte të meta e defekte, por tre mandate të qeveritarëve të lartë që kishin përdorur pushtetin për tu pasuruar vetë, ua hoqi pa koment, duke patur edhe funksione e lidhje të forta, por diktimi i Kushtetutës ishte i atillë që nuk lejonte vendim tjetër.

Kurse kjo gjykatë, duke shkelmuar mbi të gjithë precedentët, mbi veten e saj dhe Kushtetutën refuzoi të heqë mandatin e Olta Xhaçkës. Një ministre që bëhet vetë dhe kunatën investitor strategjik, por që mbrohet për korrupsionin e saj nga Edi Rama dhe Gjykata Kushtetuese.

‘Hakmarrja për drejtësi’ ka vrarë 17 shqiptarë të dokumentuara, të faktuara, ka 29 grabitje me armë. Sot ata u shpallën të pafajshëm nga gjykatat e kontrolluara nga Edi Rama.’- tha Berisha./m.j

Next Post
Burg për 2 tutorët në Fier, shfrytëzonin të miturën për prostitucion

Burg për 2 tutorët në Fier, shfrytëzonin të miturën për prostitucion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në Vranisht shkrumbon banesën dhe kosheret e bletëve! Digjen edhe disa hektarë me ullinj e pemë

Zjarri në Vranisht shkrumbon banesën dhe kosheret e bletëve! Digjen edhe disa hektarë me ullinj e pemë

August 28, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

August 28, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Takimi i Ramës me ministrat dhe krerët politikë të PS në qarqe, zbulohet çfarë u ka kërkuar kryeministri: ‘Pasqyra Albania’ të jetë ligj për të gjithë!

August 28, 2026
Shqipëria bëhet me autoburgje të blinduar, do të përdoren për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë!

Shqipëria bëhet me autoburgje të blinduar, do të përdoren për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë!

August 28, 2026
VIDEO/ Çasti që solli katastrofën në Nepal dhe Tibet, shikoni pamjet tronditëse nga shkëputja e akullnajës në Himalaja!

VIDEO/ Çasti që solli katastrofën në Nepal dhe Tibet, shikoni pamjet tronditëse nga shkëputja e akullnajës në Himalaja!

August 28, 2026
Rëndohet situata me zjarret në Librazhd, flakët i afrohen edhe banesave në Xhyrë, ndërhyhet me helikopter nga ajri

Rëndohet situata me zjarret në Librazhd, flakët i afrohen edhe banesave në Xhyrë, ndërhyhet me helikopter nga ajri

August 28, 2026
“Përfundojeni këtë luftë të pakuptimtë me Iranin”- Zv/kancelari gjerman thirrje presidentit Trump: Ju jeni përgjegjës për nisjen, pasojat dhe te nafta

“Përfundojeni këtë luftë të pakuptimtë me Iranin”- Zv/kancelari gjerman thirrje presidentit Trump: Ju jeni përgjegjës për nisjen, pasojat dhe te nafta

August 28, 2026
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Kuç-Kallarat, një person i plagosur në aksident!

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Kuç-Kallarat, një person i plagosur në aksident!

August 28, 2026
U ndërprenë përkohësisht pas problemit teknik, “Albcontrol” zgjidh problemin me radarët! Rikthehen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

U ndërprenë përkohësisht pas problemit teknik, “Albcontrol” zgjidh problemin me radarët! Rikthehen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

August 28, 2026
Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com