• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta nuk mjafton

by Java News
31/07/2026 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Vilant Xhori

Ekonomisti dhe mendimtari austriak i shekullit XX, Joseph Schumpeter e shihte demokracinë jo si triumfin e rrugës mbi institucionet, por si garën e alternativave për të fituar besimin e qytetarëve. Në këtë kuptim, pakënaqësia mund të jetë fillimi i një ndryshimi politik, por jo vetë ndryshimi. Kjo sepse legjitimiteti mund të nisë të ndërtohet në sheshe, por ai certifikohet vetëm në kutinë e votimit.

Shqipëria po përjeton aktualisht një valë protestash që shpreh një pakënaqësi reale të një pjesë të shoqërisë. Kjo pakënaqësi nuk duhet nënvlerësuar dhe duket se edhe qeveria ka dhënë besën, bashkë me praninë besnike, për të dëshmuar se e ka vlerësuar. Kjo pakënaqësi buron nga lodhja me një qeverisje të gjatë, nga perceptimi se pushteti është përqendruar tej mase dhe nga bindja se institucionet nuk prodhojnë më përgjigjet që qytetarët presin. Në këtë kuptim, protesta është jo vetëm legjitime, por edhe e domosdoshme. Kjo sepse demokracitë nuk funksionojnë vetëm me qytetarë që votojnë, por edhe me qytetarë që reagojnë.

Megjithatë, pakënaqësia është karburant i shkëlqyer për të mbushur një shesh. Por, ajo nuk mjafton për të ndërtuar një kabinet. Themi kështu sepse, deri më tani, protestuesit kanë artikuluar qartë dhe me forcë refuzimin ndaj qeverisë së Edi Ramës. Kanë kërkuar largimin e saj, një qeveri teknike dhe një fillim të ri politik. Ajo që mbetet e paqartë është se çfarë vjen më pas. Kush do ta drejtojë vendin? Cili është programi? Cili është lidershipi që kërkon besimin e qytetarëve? Në politikë është e nevojshme të bindësh se kundërshtari duhet të largohet, por është edhe më e nevojshme të bindësh pse ti duhet të votohesh. Për më tepër, mungesa e thellë e besimit tek opozita me vulë e bën edhe më të domosdoshme që kjo energji qytetare të shndërrohet në një alternativë antiqeveritare.
Dhe për Shqipërinë ky nuk është vetëm një debat teorik. Shqipëria e ka provuar më parë idenë se pushteti mund të ndryshohet duke ushtruar presion mbi sistemin, pa kaluar përmes mekanizmave normalë të demokracisë. Vendimi i Lulzim Bashës për të djegur mandatet u mbështet mbi bindjen se largimi nga institucionet do ta detyronte sistemin të dorëzohej. Ndodhi e kundërta dhe ashtu sikundër duhej të ndodhte. Në vend që të dorëzohej sistemi u dorëzua Lulzim Basha duke dalë nga qendra e jetës politike.

Ndoshta edhe kjo shpjegon rezervën me të cilën partnerët ndërkombëtarë i kanë pritur protestat e sotme. Ata mund të ndajnë shumë prej kritikave ndaj qeverisjes, por vështirë se do të mbështesin një transferim pushteti që nuk mbështetet mbi një alternativë politike të organizuar. Demokracitë nuk ndërrojnë qeveri vetëm sepse një pushtet është konsumuar. Ato i ndërrojnë kur përballë pushtetit të konsumuar shfaqet një alternativë e rinovuar.

Kjo nuk është një kritikë ndaj protestës. Përkundrazi është një sugjerim që energjia e saj të mos humbasë në rrugët e qyteteve. Një lëvizje qytetare bëhet faktor historik vetëm kur arrin të kalojë nga zemërimi te organizimi, nga refuzimi te vizioni, nga protesta te përfaqësimi. Në të kundërt, protesta rrezikon të mbetet një fotografi mbresëlënëse e pakënaqësisë, por jo instrumenti i ndryshimit.

Në këtë kuptim, zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm janë prova e parë serioze. Ato u japin protestuesve mundësinë të provojnë se përfaqësojnë më shumë sesa revoltën e momentit. Të përgatisin kandidatë, të paraqesin një vizion dhe të kërkojnë besimin e qytetarëve. Nëse besojnë se modeli i qeverisjes së Edi Ramës ka hyrë në fazën e konsumimit, atëherë vendi ku kjo duhet të provohet nuk është vetëm sheshi, por edhe kutia e votimit.

Në fund, protesta mund të tronditë pushtetin. Vetëm alternativa e fituar me votë mund ta zëvendësojë atë. Ky është dallimi mes një revolte që lë gjurmë dhe një ndryshimi që ndërton të ardhmen.

Next Post
“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për sot, e Diel 1 Nëntor 2026

November 1, 2026
Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

November 1, 2026
Halloweeni i protestave në Francë / 320 mijë demonstrues, përplasje dhe 70 mijë policë në terren

Halloweeni i protestave në Francë / 320 mijë demonstrues, përplasje dhe 70 mijë policë në terren

November 1, 2026
Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

November 1, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 1, 2026
Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In