• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

by
08/07/2022 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e opozitës, organizmi i saj, mesazhet dhe reagimet pas saj ishin pjesë e Intervistës me nënkryetarin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi përballë gazetares Merita Haklaj.

Deputeti demokrat vlerësoi se protesta e së enjtes në Tiranë i kaloi pritshmëritë dhe tregoi se pjesë e saj u bënë pjesë qytetarë nga të gjitha grupet, gjë që sipas tij nënkuptonte se shqetësimet e shqiptarëve janë tepër të mëdha.

“Pritshmëritë për këtë protestë ishin dhe u tejkaluan dhe impresionimi pas saj ishte goxha i madh, jo vetëm nga pjesëmarrja por edhe nga tipologjia e protestuesve. Prevalonte ardhja e qytetarëve të Tiranës, të rinjtë, gratë, ishin në shumicë në raport me protestat e tjera. Tipologjia transmeton dhe mesazhe dhe do të thotë që shqetësimet e qytetarëve nuk janë vetëm të një grupi. Protesta ishte atipike dhe në mënyrën se si ajo erdhi dhe u ndërtua. Ishte një kërkesë e vazhdueshme e shoqërisë civile që kauza qytetare të shndërroheshin në kauza politike”, tha Luçiano Boçi.

Nënkryetari demokrat vlerësoi gjithashtu angazhimin e deputetëve që kishin mbajtur një qëndrimin kritik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, në organizimin e protestës përpara Kryeministrisë. Sipas tij, deputetët e kuptuan nga pjesëmarrja se baza është e bashkuar dhe e ka caktuar në mënyrën e saj se si duhet të jetë orientimi.

“Prania e deputetëve të tjerë, ishte një gjë shumë e mirë. Ata ishin dhe në grupet e punës dhe një pjesë e tyre dhe u morën me organizimin. Pati disa reagime, por unë i konsideroj pozitive pavarësisht fjalëve me ngjyrë pezhorative. Ishte thirrje për bashkëpunim që u pranua dhe ishte një përmbushje e egos politike. Pati angazhime nga Ervini, Ramadani, Zefi, Helidoni apo emra të tjerë që kanë lidhje të forta me bazën. Në përgjithësi deputetët e PD gëzojnë respekt aty ku operojnë dhe ndikimin e kanë kthyer pozitivisht për pjesëmarrjen në protestë. Bashkimi tashmë është në rrugën e duhur dhe ne duam ta shkurtojmë kohën  e tij, pavarësisht se ndonjëherë ka dhe rrethana që e pengojnë. Deputetët e lexuan që baza është e bashkuar mirë në synime dhe ata duhet të ndjekin orientimin që ajo ka shpalosur me pjesëmarrjen masive”, shtoi Boçi.

Në lidhje me reagimin e Jorida Tabakut pas protestës, Boçi tha se mendon se ajo është në një moment autoreflektimi, por që rrëzoi idenë se protestat nuk sjellin produktivitet.

“Unë mendoj që ndoshta ka një autoreflektim për të ndryshuar ajo vetë. Besoj se i referohet reflektimit se si duhet të vazhdojmë dhe mënyrën se si duhet të bashkohemi që të realizojmë atë fuzion që dëshmuam në protestë. Konsideratat për numrat dhe përmbajtjen janë subjektive. Për tezën që protestat nuk sjellin produktivitet, mendoj që është e kundërta”, përfundoi nënkryetari i PD.

/e.d

Next Post
Nga vrasjet me shpatë te arma artizanale/ Njihuni me të gjitha ekzekutimet e politikanëve japonezë, deri te Shinzo Abe

Nga vrasjet me shpatë te arma artizanale/ Njihuni me të gjitha ekzekutimet e politikanëve japonezë, deri te Shinzo Abe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

March 4, 2026
“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In