• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e PD, Veliaj thirrje qytetarëve për rregull dhe pastërti gjatë tubimit

by A R
17/02/2017 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në analizën vjetore të Agjencisë së Parqeve dhe të Rekreacionit, kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj u bëri thirrje protestuesve që të tregohen të kujdesshëm për të mos e ndotur apo dëmtuar qytetin neser.
“Si kryetar i Bashkisë kam respektuar kërkesën për t’i dhënë leje PD për të përdorur per proteste hapësirën publike te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Megjithatë, një kërkesë nuk ndryshon kurrë për cilëndo parti: Mos na e bëni pis Tiranën!”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë deklaroi se qyteti i Tiranës është i të gjithë qytetarëve dhe ai duhet mbajtur pastër. Veliaj u kërkoi protestuesve që në fund të tubimit ta pastrojnë vetë Bulevardin.
“Ne mund të kemi bindje të ndryshme politike, por Tirana na dhimbset të gjithëve, ndaj edhe porosia ime është që të protestojmë si qytetarë dhe ju lutem mos e bëni pis Tiranën! Nëse e bëni pis, sigurohuni që e pastroni, se do të thotë që shumë prej punonjësve tanë që do të duhet të ishin pushim ditën e shtunë, ose do të duhej të merreshin me aktivitete në park, t’i heqim nga shtëpitë e tyre për të pastruar zakonisht atë që mbetet pas protestave. Pavarësisht se edhe partia në fjalë paguan gjoba për këtë punë, por unë besoj që si qytetar sot, të protestojmë si qytetarë, ama të mos këpusim asnjë lule, të mos shqyejmë asnjë gur, të mos urinojmë rrugëve”, u shpreh ai.
Veliaj u shpreh shpresëplotë që edhe qytetarët, pavarësisht bindjeve të ndryshme politike, do të respektojnë standardin që është vendosur për një Tiranë të pastër, të gjelbër dhe higjienike. Gjithashtu, kryebashkiaku Veliaj premtoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë me ndërtimin e parqeve të reja dhe të këndeve të lojërave jo vetëm në zonën urbane, por edhe në zonat rurale, të cilat i janë bashkuar së fundmi kryeqytetit. Ai u shpreh se filozofia për ndërtimin e hapësirave të reja të rekreacionit për qytetarët do të zgjerohet.
“Po japim një sinjalizim se filozofia e Agjencisë së Parqeve dhe e Rekreacionit do të shkojë gjithashtu dhe në ish komuna, kryesisht në vende që askush nuk kishte menduar për fëmijët, por vetëm për betonin dhe për pallatet”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë u shpreh se përkundër pretendimeve të organizatorëve të protestave për të ndaluar ndërtimin e parkut të lodrave, tashmë kjo hapësirë e re është një nga më të vizituarat nga qytetarët e Tiranës.
“Do hyjë në historinë e shkencave politike kur të mësojnë studentët se si mund të bësh politikë me çfarëdolloj gjëje. Kazusi se si një histeri kolektive, 78 protesta në 100 ditë për këndin e lodrave, dhe ja ku jemi sot: s’ka as pallate, as kafe, as çudira. Jo vetëm nuk u prenë pemët, por u shtuan, jo vetëm nuk u prenë lulet se s’kishte fare, por u shtuan. Sot është ndoshta hapësira më popullore në hapësirën e Tiranës. Kur njerëzit thoshin pse na duhet ai kënd lodrash kur ne s’kemi në lagje, ne thamë po pse duhet të zgjedhim, pse s’i bëjmë të dyja?”, theksoi Veliaj. Kreu i Bashkisë deklaroi se Parku i madh i Liqenit vizitohet nga 275 mijë njerëz rregullisht.
“Vendosëm të krijonim Agjencinë e Parqeve sepse besoja fort se një politikan duhet të provojë me prova gjërat që i beson. Më thoni, ka ndonjë politikan sot që thotë, jam kundër pemëve? Të gjithë thonë jemi pro mjedisit, pro gjelbërimit. Pyetja është: çfarë bën ti për këtë punë? Unë besoj se duhet të vijmë në një kohë që, një gjë që thuhet, duhet të përkthehet në aksion konkret”, tha kreu i bashkisë. /b.d
Next Post
7 rregullat që na mëson kultura lindore për pastërtinë (jo vetëm fizike)

7 rregullat që na mëson kultura lindore për pastërtinë (jo vetëm fizike)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In