• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e PD më 12 nëntor/ Balla: Saliu financohet nga Putin, shumë shpejt do shpallet non grata dhe nga BE

by Java News
04/11/2022 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, njëherësh drejtues politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla, tha se shqiptarët nuk besojnë Sali Berishën, i cili merr financime nga Rusia. Teksa merrte pjesë në festën e ullirit në Roskovec, ai u pyet nga gazetarët, nëse i frikësohet mazhoranca protestës së opozitës më 12 nëntor.

“Unë jam në një prej pikave më piktoreske në vend, në fshatin Kujan të Roskovecit, ku bëhet  festa e ullirit. Është vit I mbarë për bujqësinë, ajo që më shqetëson më shumë është gjetja e tregjeve të reja për sasinë e madhe që kemi këtë vit të vajit të ullirit. Qeveria do të bëjë gjithçka për fermerët, për të gjetur tregje. Të mos harrojmë jemi në luftë, lufta është në Ukrainë me tanke, por në Shqipëri apo në vende të tjera të Europës ka prekur të ardhurat e çdo familje.

Qeveria jonë po kujdeset për çdo familje, si për shembull energjia, që do e mbajmë me të njëjtin çmim si përpara luftës. Qeveria mbështet pensionistët, administratën. Për mua është e vonuar protesta e aleatit të Putin në Shqipëri, Sali berishës, sepse rublat e Rusisë sponsorizojnë aleancën Berisha-Meta. Janë rublat ato që nxisin këtë lloj qasje, gjithë bota është ën luftë me Putin, ndërsa Saliu i del në krah. Protesta s’ka të bëjë me ekonominë e familjeve shqiptare, por me hallin personal të Sali Berishës, i shpallur non grata në SHBA dhe mos u habisni shumë shpejt mund të shpallet non grata dhe nga vendet e BE-së”, tha Balla.

Balla komentoi edhe vendimin e qeverisë për t’u tërhequr nga ligji për mediat.

“Ne kemi marrë vendim të tërheqim ligjin për median, jo se nuk është i rëndësishëm ligji, por meqenëse BE mendon se është çështje që kërkon më shumë kujdes, ne kemi vendos ta tërheqim. Një gjë është e sigurt, qarkullon shumë lajm i rreme, shumë të pavërteta që kompozohen si lajme”, tha Balla./m.j

Next Post
Berisha kujton se mund të bëjë ende me shqiptarët atë që administratori i Astirit bëri me macen e gjorë

Tani, faleni infermieren e Pejës!

Comments 1

  1. Lazime Maqellara says:
    3 years ago

    Ruaju nga Monika Kokëmadhi dhe Koqo Kokëdhimi o Taulant Balla, mbasi do ti keshë të dy bashkë, plus dy gjysmat pa kokë e bisht të PD-së…. Para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 majit.
    Tregoju i mënçëm, dhe vigjilent nga kurthet që mund të të ngrehin. Janë skile të vjetra. Bëjnë edhe mushkat me barrë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

March 2, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrau me thikë Egli Pashollarin te ish-Parku, arrestohet në Tropojë autori

March 2, 2026
Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

March 2, 2026
Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

March 2, 2026
“U nda vota e majtë”/ Paskal Milo për fitoren e Melonit: Italia vështirë të dalë nga…

Milo: Shqipëria duhet ta shohë të vërtetën në sy, Trump kërkon të vendosë hegjemoninë amerikane në botë

March 2, 2026
“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit!

“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

March 2, 2026
Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In