• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e PD/ Ivi Kaso: Pjesëmarrja masive ka shtuar panikun e Edi Ramës. Ministri i Brendshëm do japë llogari për arrestimet!

by A M
09/02/2025 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso thotë se pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e së shtunës ka shtuar dhe më shumë panikun e Edi Ramës. Me anë të një deklarate për mediat, Kaso u shpreh se janë arrestuar disa aktiviste, ndërsa është ndaluar edhe një mitur.

Sipas tij pjesëmarrja në protestën e djeshme është një lajmërim për fitoren e zgjedhjeve më 11 maj. Po ashtu, Ivi Kaso paralajmëroi ministrin e Brendëshm, Ervin Hoxha se do tw japë llogari.

Deklarata e sekretarit të Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso:

Pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e së shtunës, ka shtuar dhe më shumë panikun e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij në qeveri dhe polici për humbjen që i pret në zgjedhjet e 11 majit.

Narkopolicia me urdhër të narkoregjimit ka arrestuar sot dhe mbrëmë menjëherë pas proteste dhjetëra të rinj aktivistë të Partisë demokratike dhe opozitës.

Komisariatet e Tiranës janë mbushur me të rinj dhe adoleshentë.

Engjëll Tafasi, i riu i arrestuar mbrëmë dhe te tjerë të ndaluar sot përfshirë edhe të miturin Amarildo Tuga janë prova se Hoxha i diktaturës së re e kupton rendin dhe sigurinë si përballje dhe eliminim të opozitës dhe të drejtës për tubim.

Qëllimi është një: Frikësimi i opozitareve pas panikut për protestën madhështore që lajmëroi mbrëmë fitoren e Partisë Demokratike më 11 maj. Por e historia ka treguar se demokratët nuk i kanë trembur kriminelët e diktaturës, aq më pak do i trembin fotokopjet e tyre

Partia Demokratike i bën thirrje nipit të qoftëlargut dhe shërbëtorit të narkoshtetit të frenojë përdorimin e policisë kundër opozitës dhe ti përdorë kundër krimit.

Të luftosh opozitën dhe të bashkëpunosh me organizatat kriminale është një krim që nuk harrohet dhe do të ndëshkohet.

Përndjekja e aktivistëve të opozitës ndërkohë që vijon persekutimi politik dhe burgosja e eksponentëve të larte të saj, nuk e tremb shpirtin opozitar dhe as e kthen nga rruga vrullin e fitores së 11 majit.

Ata që japin urdhra arrestimesh dhe ata që i zbatojnë me zell ato do të japin llogari pas 11 majit.

Të arrestuarve, ndaluarve, familjarëve të tyre dhe të gjithë demokratëve u bëjmë me dije se nuk janë vetëm. Gjithsecili prej tyre do të ketë mbrojtje ligjore dhe politike nga opozita.

Partia Demokratike e ka te qartë:

Programi i dhunës po ia le vendin Programit të Ndryshimit!

Next Post
Radha!

Radha!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com