• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Radha!

by Denis Dyrnjaja
09/02/2025 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Denis Dyrnjaja

Të jesh në radhë, të presësh në radhë dhe të respektosh radhën është një nga elementët më të fortë tregues e domethënës për stadin dhe nivelin e një shoqërie. Në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet. Në këto rreshta nuk do merrem fare se kush ofertë apo politikan i duhet Kosovës, sepse atë e di më mirë vetë populli i Kosovës. Por dua të merrem me një fenomen shumë bazik, madje, madje futet të sjelljet më elementare të instikteve të kushtëzuara njerëzore. Dua të flas posaçërisht për radhën. Në të gjitha raportimet që vinin nga vendvotimet në Kosovë, informohej se liderët politikë e shtetërorë që nga Presidentja e vendit, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe me radhë drejtuesit e partive politike u paraqitën në qendrat e votimit dhe mbajtën radhë njësoj me qytetarët e tjerë të thjeshtë. Presidentja Osmani qëndroi për më shumë se 20 minuta në pritje për të votuar se kishte të tjerë zgjedhës përpara. Ky është një element madhor i kulturës demokratike, barazisë para ligjit dhe respektit të dinjitetit njerëzor, ku të paktën në një ditë të vetme, sikurse është dita e zgjedhjeve, të gjithë janë të barabartë si ata që kanë dalë për të zgjedhur, edhe ata që kanë dalë për t’u zgjedhur. Por ndërkohë koncepti i radhës që reflekton stadin e emancipimit socio/politik të shoqërisë kosovare në tërësi, reflekton edhe një ndërgjegje vetëdijësimi se së pari jemi njerëz e qytetarë, pastaj politikanë dhe së fundi njerëz që kanë një portofol pushteti në xhep që duhet menduar si i përkohshëm. Se vetëm duke qenë koshient se ky portofol është i përkohshme, nuk do harrosh se dhe ti je si të tjerët dhe jo mbi ta. E ndërsa Kosova na lëshon këto mesazhe të një shoqërie krejtësisht të barabartë me standardet evropianë, një tablo krejt tjetër shfaqet në Shqipëri, një tablo plot arrogancë dhe megalomani. Ditën e zgjedhjeve, pra te vetmen ditë kur të gjithë janë të barabartë para ushtrimit të së drejtës për t’u zgjedhur, duhet të paktën edhe për kortezi, por qoftë edhe për hipokrizi të qëndrojnë në radhë. Por shtetarët dhe politikanët e këtushëm nuk e bëjnë. Fama, pushteti dhe vaniteti nuk i lë. Ata ndoshta dhe nuk e kërkojnë, por llagapët që u rrinë përqark dhe u shërbejnë krijojnë kushtet që shefi të mos presë në radhë. Sepse shefi nuk mund të presë në radhë me të gjithë të tjerët, qoftë edhe një ditë të vetme, madje edhe një orë të vetme, apo një herë të vetme, në dy apo katër vjet kur shkon si gjithë të tjerët për të votuar. Mundësisht shefi e ka rrugën e hapur dhe radhën e hapur gjithashtu, që edhe ai vetë të besojë se rastisi që nuk kishte radhë. Për të mos e vazhduar pa fund me detaje ilustrimin, do duhet theksuar se vërtetë të rrish në radhë duket si një detaj banal dhe mbase i parëndësishëm, por jo, në fakt është një detaj substancial. Radha është barazi para kohës, nevojës, shërbimit që pret apo atij që merr, është garancia paraprake se ti sot je krah meje në radhë njësoj si unë dhe nesër kur unë të të besoj pushtet, vendimmarrje apo fuqi ti përsëri do mbetesh i arsyetueshëm, sepse të mban të tillë pikërisht radha, radha që mbajte kur ishe fëmi, kur ishe i ri dhe sot apo nesër kur mund të drejtosh një grup njerëzish, një institucion apo dhe një qeveri. Ndaj njerëz e miq shihni të sotmen, vlerësoni kush qëndron krah juash thjeshtësisht dhe perultësisht, për t’i besuar te nesërmen. Hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore ishin në luftë mbijetese për një kothere bukë, e përsëri qëndronin në një radhë ku nuk dihej nëse do ta merrnin dot atë që do t’i mbante një ditë më shumë në jetë. Pra edhe për çështje mbijetese ata nuk e shkelën radhën. Sot ata zotërojnë bankat dhe botën sepse respektonin dikur radhën, pra njëri tjetrin dhe dinjitetin.

Next Post
Mjekët japin alarmin: Paracetamoli, sfida e re e rrezikshme në Tik-Tok!

Mjekët japin alarmin: Paracetamoli, sfida e re e rrezikshme në Tik-Tok!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In