• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e paralajmëruar/ ‘Kërcënon’ Meta: Ka ardhur koha e përshkallëzimit! Ne do të jemi aty ku…

by
06/09/2022 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Log” në Abcnews ka folur për aksionin opozitar, dhe për protestën e paralajmëruar për javën e ardhshme tek inceneratori i Tiranës.

I pyetur se përse do të nisë protesta nga inceneratori i Tiranës, Meta tha se ka ardhur koha e përshkalëzimit dhe që lufta kundër korrupsionit të bëhet tani aty ku ndodh krimi dhe jo vetëm me denoncime në SPAK. Ai theksoi se rruga e vetme e rikthimit të shtetit ligjor është aktivizimi qytetar.

Meta deklaroi gjithashtu se deri dje LSI dhe sot Partia e Lirisë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke depozituar fakte dhe prova në SPAK për shkeljet që kanë ndodhur, tani është koha që politika të denoncojë nga terreni.

Pjesë nga biseda:

Keni qenë me disa nga figurat e partisë në Shijak, kemi parë një denoncim tuaj për një problematikë ekologjike. Në daljen për shtyp njoftuar se protesta e radhës do të jetë tek inceneratori i Tiranës?

Këto e kanë një lidhje sepse pati një koincidencë se të dyja si biznes punojnë me logjikën e mafies. Unë kam pasur shumë mesazhe nga banorët e Shijakut të cilët thanë se atje po bëhet nami. Më dërgonin pirgje me plehra. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, ka qenë e programuar, tërë natën atje ka pasur një djegie masive që është ndier deri në Golem e në plazh e kështu me radhë, është shumë e rëndë ka qenë e qëllimshme. Qytetarët paguajnë taksat e pastrimit, bashkia i jep kompanisë punën, ajo i depoziton pranë fshatrave dhe i djeg natën, që është me pasoja shumë të rënda për gjithë komunitetin, pasojat janë të gjithanshme.

Në të njëjtën mënyrë funksionon edhe afera e inceneratorëve në Tiranë, është e njëjta logjikë, nuk ka inceneratorë dhe lekët shkojnë në Holandë. Është një problem që nuk është vetëm i Shijakut, por situata ishte akoma më e rëndë, deklarata e policisë, që thoshte shoh se është një fshatar që ka djegur gomat, ndërkohë që aty ato kanë qenë të depozituara qëllimisht. Kjo tregon se ka një kapje të qartë të shtetit. Duhet të kishte një reagim nga ana e qeverisë apo institucioneve të tjera. Është vërtetë një dramë e madhe në këto lloj aktivitetesh. Në vend që tu përgjigjen qytetarëve për taksat, por i helmojnë. Kryetari i Bashkisë ka gënjyer duke thënë se këto po i bëjmë falas.

Pse protesta te inceneratori i Tiranës?

Meta: Ne kemi thënë se nuk do të protestojmë vetëm me fakte, ne kemi denoncuar vazhdimisht. Sot PL e dje LSI ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke depozituar fakte të tëra në SPAK. Por ky aktivitet kriminal vazhdon, është momenti i përshkallëzimit, dhe ne kemi thënë që do të jemi në vendngjarje aty ku ndodh krimi, vjedhja, falsifikimi. Ky është një moment tjetër në luftën antikorrupsion.

/e.d

Next Post
“Marrëdhëniet PD-SHBA, së pari u lëkundën nga procedimi i Bashës për lobimin”/ Këlliçi zbulon prapaskenat e Kuvendit të 30 Prillit

"Do të përdoren të gjitha mjetet e..."/ Këlliçi: Kjo do t’i japë një goditje finale qeverisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In