• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do të përdoren të gjitha mjetet e…”/ Këlliçi: Kjo do t’i japë një goditje finale qeverisë!

by
06/09/2022 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në “Milori Live” në Klan News, deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka paralajmëruar se kjo forcë politike do të nisë një një aksion të ri protestash.

Deputeti Këlliçi ka deklaruar se këto protesta do të jenë të ndryshme nga ato të zhvilluara më përpara. Gjatë fjalës së tij, Këlliçi është shprehur se do të ketë një moment që do të zhvillohet një protestë e pakthimtë që do t’i japë një goditje finale qeverisë dhe për këtë Këlliçi ka thënë se do të përdoren të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Belind Këlliçi: Ka një padurim të qytetarëve për të nisur një stinë të re protestash që do të jenë pakthim. Është një qeveri që nuk ka bilanc dhe punë, ka një propagandë të shkëlqyer. Protestat do të duhen të vijnë në një moment të caktuar me dëgjesat dhe me të gjitha faktorët në vend. Nevoja është për të ngritur zërin për krizën ekonomike. Qytetarët janë të vjedhur dhe medoemos e duan ndryshimin. Aksioni do të jetë i ndryshëm, nuk do të jetë njësoj. Do të ketë një moment që do të jetë një protestë e pakthimtë dhe do të ketë një goditje finale dhe për këtë jam i bindur 100 për qind.

Mirela Milori: Një goditje finale që do të çojë në rrëzimin e qeverisë?

Belind Këlliçi: Padiskutim që po, me të gjitha mjetet e mosbindjes civile nga aksionet nga më të ndryshmet.

Mirela Milori: Me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, çfarë nënkuptoni: Bllokim rrugësh, bllokim administrate?

Belind Këlliçi: Të gjitha, në të gjitha akset kombëtare, kudo. Do të jenë protesta të shoqëruara me një sërë aksionesh politike të forta qoftë dhe brenda Parlamentit. Afati i skadencës ka ardhur, tashmë është një opozitë tjetër.

I pyetur se a do t’i bashkohet protestës së parë të Partisë së Lirisë kundër qeverisë që do të mbahet më 13 Shtator në orën 18:00 tek inceneratori i Tiranës, Këlliçi është shprehur se atë ditë nuk ndodhet në Shqipëri për shkak të axhendës së tij, por ka shtuar se do të influencojë këdo që të mundet që t’i bashkohet kësaj proteste.

Belind Këlliçi: Kam një axhendë që nuk do të ndodhem në Shqipëri, personalisht nuk do të jem, por do të bëj thirrje në të gjitha mjetet e informimit publik, në rrjetet e mia sociale, këdo që mundem do ta influencoj që të marrë pjesë.

/e.d

Next Post
Mjeku italian: Paracetamoli ka më shumë efekte anësore, sesa vaksinat!

Mjeku italian: Paracetamoli ka më shumë efekte anësore, sesa vaksinat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com