• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e opozitës, Veliaj: Tirana ka nevojë të kujtojë se nga kush ka shpëtuar; Me PS-në dhe Edi Ramën shkojmë përpara

by
07/07/2022 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestën e sotme të opozitës, duke theksuar se shqiptarët do të kujtohen se kush i ka qeverisur dhe nga çfarë njerëzish kanë shpëtuar. Në një takim me strukturat e PS në Njësinë 3, Veliaj tha se e firmosi menjëherë kërkesën e opozitës për leje për të protestuar, në mënyrë që Tirana të shohë se në çfarë derexheje do të kishte përfunduar pot ë drejtohej prej tyre dhe sa larg ka ecur kur në krye të punëve është Partia Socialiste.

“Kur më pyetën, kryetar a do t’i japim leje Saliut për të protestuar? Për një sekondë mendova se Tirana ka nevojë të kujtojë se nga kush kemi shpëtuar, ka nevojë t’i shohë në shesh, ka nevojë të shohë Nard Ndokën – se mund të ishte ai Ministri i Shëndetësisë; ka nevojë të shohë Fatmir Mediun, se mund të ishte ai në vend të Niko Peleshit e të na hidhe në erë këtu. Ndaj u thashë se lejen duhet t’ia japim menjëherë sepse njerëzit kanë nevojë të kujtohen se nga çfarë kanë shpëtuar, se kush ka qeverisur këtë vend dhe në çfarë derexheje do të ishim sikur tërmeti dhe pandemia të ishte në duart e tyre. Duhet që njerëzve t’u freskohet kujtesa, të kujtojnë në çfarë mysybeti kemi qenë dhe sa larg kemi ecur me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se nga procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të PS-së në çdo njësi është e rëndësishme të dalim më të bashkuar, më të fortë, më të dashur me njëri-tjetrin. Veliaj shtoi se PS dhe Edi Rama kanë treguar se dinë t’u shërbejnë qytetarëve me përulësi. “Tërmeti dhe pandemia na e bënë të qartë se ne kemi vetëm njëri-tjetrin, prandaj është shumë e rëndësishme të jemi të njerëzishëm, të përulur, me këmbët në tokë, ashtu siç është partia jonë, forca jonë, organizata jonë, familja jonë, duke filluar nga Edi Rama, deri tek socialisti më i thjeshtë, që shërben nën siglën e trëndafilit me grushtin e bashkuar”, tha ai.

Duke renditur listën e gjatë të investimeve në kryeqytet, Veliaj u shpreh se PS është e vetmja forcë politike që ka lënë gjurmë pozitive në drejtimin e vendit. “Kur dëgjoj ca politikanë që flasin me orë të tëra në banaqe televizionesh, ulërasin, nxjerrin nga goja mllefe të paimagjinueshme, pyes veten: Ore, kjo që ulëret kaq shumë, çfarë ka bërë? A ka lënë ndonjë gjurmë në politikë tash sa vite? Po burri i saj çfarë gjurme ka lënë në këtë qytet? Më thoni një shkollë, një kopësht, një çerdhe që kanë bërë këta! Nuk u gjen dot të kenë bërë një punë të mirë, ndërkohë që taksapaguesit e këtij vendi i kanë bërë deputetë, kryeministra, kryetarë Kuvendi, ministra disa herë. Prandaj, socialistët janë ndryshe sepse nga kryeministri ynë e deri tek shërbëtori më modest publik, kanë bërë një punë dhe kanë lënë një gjurmë në këtë qytet”, theksoi ai.

Kryetari i PS për Tiranën akuzoi opozitën se i përdor qytetarët e saj si “mish për top” vetëm për qëllimet e saj elektorale. “Mjafton të kaloni tani te Astiri dhe të shikoni sa është çliruar rruga aty. Por, na bllokuan tre vjet. Thoshin: ‘Ore, t’u marrim votat këtyre që djegin gomat, pastaj në djall të vejë’, se këta shtëpitë e tyre i kanë në gjirin e Lalzit, nuk jetojnë te Astiri. Ata të Astirit i duan “mish për top”. Ne njerëzve duhet t’u themi të vërtetën. Po, tek Kodra e Priftit do kalojë Unaza. Gjurma e projektit është që në kohë të Adil Çarçanit, edhe tek Astiri, edhe tek Kopshti Zoologjik, edhe tek Kopshti Botanik, e mandej në Sauk”, sqaroi Veliaj.

Ai shtoi se askush nuk mund të pengojë punët e qytetit, ndërsa siguroi se të gjithë ata që preken nga këto investime do të mbështeten nga Bashkia e Tiranës përmes programeve sociale. “Ne do t’i marrim këto vendime për 99% përqind të qytetarëve që duan zhvillimin, por nuk do të lemë asnjë njeri në rrugë. Bonusin e qirasë do ta marrin të plotë, ama edhe investimet do t’i bëjmë të plota. Unaza do kalojë edhe tek Kodra e Priftit, do të kalojë edhe te “5 Maji”, edhe në Tufinë. Atyre që preken, do t’u bëhen shtëpitë”, tha Veliaj.
Për drejtimin e PS në njësinë nr 3 në kryeqytet janë në garë shtatë kandidatë, të cilët prezantuan platformat e tyre.

/e.d

Next Post
Gënjeshtra e Kryemadhit me denoncimin evazionit fiskal të 24 kompanive, sajoi fake news-in pasi SPAK regjistroi dy procedime për Metën

Gënjeshtra e Kryemadhit me denoncimin evazionit fiskal të 24 kompanive, sajoi fake news-in pasi SPAK regjistroi dy procedime për Metën

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Ju dolet me te ndyre me qindra here se monstra e vicidolit,ju plackitet akoma me shume se monstra e vicidolit me bandat e tije.Ku asht me brekushet pse eshte fshehur,pse nuke qendroje ne Tirane,ju maskarenj.Hajdut mbani ere kerme,kshtu eshte kure te munde zollumi,thyeni qafen tani,burgu ju pret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

September 28, 2026
213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

September 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 29 Shtator 2026

September 28, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Bardhi ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Drejtohej nga një kukull

September 28, 2026
PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

Raportuesi Schieder: Shqipëria është pararendëse e procesit të zgjerimit, jemi në fazën e fundit të garës

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

September 28, 2026
Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com