• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e opozitës/ Shehi: PD s’ka numra për të mbledhur njerëz! Del me 200 veta në shesh! Duhet ndryshim lidershipi

by Os De
02/12/2025 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘PD nuk mbledh dot më njerëz në shesh për të bërë protesta’. Kështu ka deklaruar kreu i LZHK Dashamir Shehi, teksa komentoi 3 protestat që ka bërë PD me një pjesëmarrje të vogël protestuesish para Kryeministrisë. 

I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, Shehi tha se pjesëmarrje e vogël në protesta është në favor të kryeministrit Edi Rama. 

‘Të shohësh 200 veta aty në shesh janë pak. Opozita duhet që të shkojë të përballet në Parlament dhe t’i jap seriozitetin e duhur kësaj pune. Nëse del me 200 veta i tregon Ramës se kaq janë. Unë e quaj të gabuar këtë sepse s’ka numra të mjaftueshëm PD për protestë sepse u bënë 3 javë tashmë. Opozita nuk mbledh dot njerëz sepse gjysma e opozitës po shkon edhe vet në SPAK. Dhe qytetari thotë këta janë të gjithë njësoj s’ke pse del pro këtij apo kundër atij tjetrit’’, tha ai. 

Për Shehin PD ka nevojë për lidership të ri. Sipas tij, kjo parti ka humbur edhe në zgjedhjet parlamentare edhe në ato lokale.   

‘Unë uroj e shoh si të vetmen mundësi. I humbën edhe zgjedhjet, edhe ato parlamentare dhe lokale është një lloj testi edhe ajo. Nuk po them unë se të merrnin Tepelenën ose Beratin se s’janë marr ndonjëherë po të kishte ndonjë tendencë rritje në vota. Unë uroj që opozita jo ata që janë shefat e opozitës ata i kanë mbyllur hallet e veta, u bënë deputet, po populli opozitar nga këto nuk del në selamet. Duhet që të ndryshojë lidershipi. Edhe me largimin e Berishës, po me Berishën dhe pa Berishës ata që janë të rinj do të kenë mbështetjen e shumë njerëzve nëse merren seriozisht’, tha ai. 

Teksa u ndal tek pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra me vendim të GJKKO, Shehi tha se Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga posti në momentin që u morë si e pandehur. 

‘Kur një ministër është nën hetim jep dorëheqjen dhe vijon hetimi. Me gjej në një vend në botë që një ministër është nën hetim dhe vazhdon që të jetë në detyrë. Rama se ka për herë të parë këtë punë. Kjo histori mbyllej mjaftonte që zonja të jepte dorëheqjen. Në një shtet demokratik jepet  një dorëheqje. Kanë futur edhe Gjykatën Kushtetuese në një lloj ngatërrese, sepse atyre i takon që të marrin edhe vendimet e veta. Kushtetuesja do të marrë një vendim të arsyeshëm brenda rendit kushtetues’, tha ajo.  

Një koment e pati edhe për takimin e Salianjit me ‘rebelët’ në PD. Ai tha se nëse ata janë të sigurt se lidhershipi i PD nuk i çon drejt një fitoreje duhet që të bëjnë një grupim të ri. 

‘Unë uroj që të ketë qenë më shumë se kafe. Duhet që të marrin kurajë dhe të përballen. Ka revoltë në Partinë Demokratike mendoj se ka ardhur pasi, ata kanë marr vota shumë në zgjedhje, këta dhe janë të rinj dhe duan një prespektivë politike po do kurajë kjo punë. Ka rrezik edhe për të humbur. Nëse do të merresh me këtë duhet që ti dalësh për zot. Shoh që ka një lloj hezitimi. Nëse janë të sigurt se ai lidership se udhëheq drejt fitores do të duhet ti dalin haptazi kësaj ideje’, tha ai. 

Next Post
Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala! Ai flet jashtë, ju e përjashtoni brenda

“Përmbytjet ndodhën se shteti nuk investon!” Gjekmarkaj: Nuk ka dëmshpërblim e as vlerësim dëmesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

November 2, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi mujor i Paolo Fox për Nëntor 2026 për të 12 shenjat e zodiakut

November 2, 2026
Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

November 2, 2026
Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In