Pak orë para nisjes së protestës së opozitës në Tiranë, ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit ironizon Sali Berishën duke e cilësuar si buf stërplak, teksa nuk ka hezituar të shigjetojë edhe Arben Ahmetajn. Referuar ish-zv.kryeministrit, Rama shprehet se një i arratisur nga drejtësia po frymëzon opozitën me broçkullat e tij.
Rama thotë se demokratët duhet ta braktisin kënetën e Sali Berishës për të krijuar një alternativë të vërtetë.
REAGIMI I PLOTË I RAMËS:
Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe frymëzimi i protestës qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie.
Duhet përshëndetur kjo protestë, sepse është një pasqyrë e qartë sa s’ka e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar, të cilën më 11 maj shqiptarët duhet ta çojnë drejt tharjes, duke votuar të vetmen forcë politike të denjë në Shqipëri, Partinë Socialiste të Shqipërisë
Vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit, kur protestuesit e sotëm do të jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, qysh nga viti 2013.