• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Protesta e opozitës, një 8 dhjetor i dytë? Shinasi Rama: Tallje me popullin

by A R
07/12/2015 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shinasi Rama, një nga liderët e Lëvizjes të 8 dhjetorit 1990, ndjen se politika e sotme, që ai e quan “paria e Tiranës” ka dështuar për ta çuar vendin drejt asaj të ardhmeje që studentët u ngritën në këmbë 25 vjet më parë. Profesor doktor Shinasi Rama tha se protesta që opozita do të mbajë më 8 dhjetor, ditën simbol të rënies së komunizmit, është demagogjike dhe nuk ka lidhje me idealet që ngjallën revoltën e fortë të studentëve.

 I ftuar në studion e Report TV së bashku me doktoreshë Vlabona Karanxha, Shinasi Rama tha se nuk do të jenë në protestën e 8 dhjetorit që lideri i opozitës Basha nuk e sheh vetëm si marshimin e radhës kundër qeverisë në atë që e quan “8 dhjetori i dytë”, por edhe si mundësi për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk jemi pjesë e protestës sepse nuk ka të bëjë me protestën tonë. Këta njerëz po ngrihen në protesta se po kërkojnë që të bëjnë zhurmë, të krijojnë presione për një qeveri. Paria e Tiranës është e ndarë në dy pjesë, ditën e natën punojnë bashkë por për interesa të tyre duhet të shiten sikur janë kundërshtarë të njëri-tjetrit.  Janë bandë kriminale mafioze e njerëzve që kanë interes pasurimin e tyre, dhe në anën tjetër është populli që kërkon zgjidhje. Çfarë protestash popullore janë këto, këto janë tallje me qytetarët. Çohen njerëz që luftojnë të korruptuar mes njëri-tjetrit”, -u shpreh ish-dhjetoristi Rama

Zoti Rama thotë se politika nuk është i ftuar në aktivitet që do të mbahen në përkujtim të 25-vjetorit të rënies së komunizmit. Ai e ka një përgjigje se përse politika, qoftë edhe presidenti nuk e kanë ftuar:

“Nuk jam i ftuar por ajo që është e rëndësishme për ne është se sado të mundohen palët e parisë, nuk mund të marrin 8 dhjetorin tonë, në atë periudhë kritike të mbushur me arritje ajo është pjesë e historisë së shqiptarëve. Pavarësisht vullnetit të tyre për të marrë rolin e protagonistëve apo për të na zëvendësuar ne me marionetat e tyre nuk ka kurrfarë vlere. Njerëz si puna ime që ja kemi thënë në sy që këta do të jenë shkatërrimtarët e vendit, dhe jemi shkëputur nga opozita për të mos qenë pjesë e krimit, çfarë të na ftojnë ata? Sot kemi një vend të korruptuar, ne po japim të njëjtin mesazh si atëherë. Si do të rrinë ata përballë nesh, do na tregojnë Gërdecin, skllavërimin e shqiptarëve, vajzat tona që përdhunohen e shiten rrugëve të botës? Çfarë do të na tregojnë tulla llac e ndërtesa. Ata kanë dhunuar njeriun”, – u shpreh Shinasi Rama.
204983
Por edhe pse prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kanë ndërtuar një jetë dinjitoze, si Shinasi Rama dhe doktoresha Valbona Karanxha thonë se janë të gatshëm të kthehen në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre nëse vendi do t’ua kërkonte.

“Unë jam shqiptar, kam shkuar si i mërguar politik në SHBA, kam ndërtuar një jetë dinjitozë, por do të kthehesha në Tiranë për të ndryshuar Shqipërinë.  Çdo veprim e bëjmë së e duam këtë vend, edhe po të duam të ikim ne nga ky vend nuk ikën ky vend prej nesh”, – u shpreh Shinasi Rama.

Por si i kujtojnë dy protagonistët e Lëvizjes së Dhjetorit protestat e studentëve në vitin 1990?

Shenasi Rama: Ato vite kanë qenë vite të shpresës së madhe për shqiptarët, të një ëndrre romantike që edhe ne do të bëheshim si gjithë të tjerët. E kujtoj si një periudhë të madhe të entuziazmit, si periudhë ku forcat më të errëta të shtetit mund të bënin veprime jo të këndshme. E kujtoj si një moment ku ne studentët ishim në gjendje të ngjallnim shpresën për të gjithë. Respektoj kontributin e Lëvizjes Studentore, ndërtimin e opozitës dhe kthimin e shpresës në të ardhmen tek të gjithë shtresat e popullit shqiptar.

Valbona Karanxha: Janë bërë arritje të mëdha, shoqëria ka ndryshuar dhe kjo ishte një ndër rëndësitë e Lëvizjes që elektrizoi masat dhe i rriti besimin popullit që të flasë lirshëm.

204982

Këtë të hënë me një pjesëmarrje të lartë intelektualësh mbajtën një bashkëbisedim Publik për Tranzicionin dhe Ndërtimin e “Rrethit te Ferrit”, një titull simbolik për klasën politike shqiptare.

Next Post

Mesazhi prekës i vajzës së Stefi Priftit, pas humbjes së nënës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

September 30, 2026
Komisioni i Ndihmës Shtetërore autorizon skemën e garancisë sovrane prej 5 miliardë lekësh për bizneset dhe fermerët

Komisioni i Ndihmës Shtetërore autorizon skemën e garancisë sovrane prej 5 miliardë lekësh për bizneset dhe fermerët

September 30, 2026
Von der Leyen: Anëtarësimi i Shqipërisë do e bëjë më të fortë BE-në, ecuria fantastike! (VIDEO)

Von der Leyen: Anëtarësimi i Shqipërisë do e bëjë më të fortë BE-në, ecuria fantastike! (VIDEO)

September 30, 2026
Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Trajneri portugez del me deklaratën e fortë: Ai nuk refuzoi asgjë

Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Trajneri portugez del me deklaratën e fortë: Ai nuk refuzoi asgjë

September 30, 2026
Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, 76 të plagosur dhe qindra arrestime!

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, 76 të plagosur dhe qindra arrestime!

September 30, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Incidenti në fluturimin Dubai-Tel Aviv, Netanyahu: Bashkëpiloti tentoi të rrëzonte avionin

September 30, 2026
Berisha vijon akuzat nga Strasburgu: Rama ka ndërtuar narkoshtetin e parë në Europë, kërkova sanksione ndaj Serbisë

Berisha vijon akuzat nga Strasburgu: Rama ka ndërtuar narkoshtetin e parë në Europë, kërkova sanksione ndaj Serbisë

September 30, 2026
Serbia arreston 2 gra nën dyshimin e spiunazhit për Shqipërinë dhe Kosovën!

Serbia arreston 2 gra nën dyshimin e spiunazhit për Shqipërinë dhe Kosovën!

September 30, 2026
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Shkodër, një i vdekur nga përplasja e dy makinave! Humb jetën i moshuari, në timon shtetasi francez

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com