• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 7, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e 6 dhjetorit, BE mes qeverisë dhe opozitës shqiptare

Roland Qafoku by Roland Qafoku
05/12/2022 08:35
Protesta e 6 dhjetorit, BE mes qeverisë dhe opozitës shqiptare
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Nesër Shqipëria politike pritet të regjistrojë një gur historik. Në Tiranë do mbahet Samiti i Bashkimit Evropian duke u bërë ngjarja më e rëndësishme që ka ndodhur që nga themelimi i shtetit shqiptar në raport me marrëdhëniet me Evropën perëndimore dhe klubin tashmë prej 27 shtetesh. Prej 70 vjetësh që nga themelimi, samitet janë mbajtur në çdo cep të kontinentit, kryesisht në Perëndim, por për herë të parë ai do mbahet në Shqipërinë tonë që për rreth 40 e vjet e quajti armik BE dhe prej pak më shumë 30 vjetësh synon dhe këmbëngul që të bëhet anëtare e saj. Më 20 korrik të këtij viti BE hapi negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për ne ky samit merr rëndësi disa fishe edhe për aktin se tema e diskutimit do jetë posaçërisht pwr Ballkanin Perëndimor. Deri tani në horizont nuk kemi parë ndonjë shenjë të një anëtarësimi dhe afërt dhe dylbitë për të parë Brukselin nga janë ngjitur në sy prej shumë kohësh. Po përse atëherë ka rëndësi dyfishe ky samit për Shqipërinë? Mos vallë, pas luftës së Rusisë në Ukrainë Shqipëria ndjehet e kërcënuar nga influenca ruse dhe mbajtja e këtij samiti është një vëmendje dhe kujdesje e shtuar e BE? A është i kërcënuar Ballkani nga kjo influencë dhe pikërisht për këtë arsye BE ka zgjedhur ta mbajë samitin në kryeqytetin e shtetit më proPerëndimor dhe aleat të sigurtë të saj, Shqipërinë dhe që e konsideron Rusinë po aq armik sa BE? A është vërtetë kjo arsyeja numër një përse BE ka zgjedhur Tiranën për ta mbajtur këtë mbledhje të nivelit të lartë? Këto janë pyetje që do marrin përgjigje gjatë zhvillimit të samitit. Mënyra se si do diskutohet aty dhe konkluzione që do dalin do na e bëjnë më të qartë se përse ky samit u organizua në Tiranën tonë. Por, të pamësuar me organizime të këtij niveli në Shqipëri, sjellja e klasës politike shqiptare lë për të dëshiruar. Idealja do ishte që të dy pjesët e politikës, si qeveria dhe opozita të arrinin disa orë konsensus më 6 dhjetor duke i kërkuar BE-së më shumë vëmendje për vendin tonë, më shumë angazhim për të arritur në qëllimin final anëtarëismin e Shqipërisë, një proces aq i stërgjatur që na ka lodhur të gjithë ne shqiptarëve. Por, në fakt, nuk ka ndodhur fare kështu. Qeveria dhe opozita kanë kohë që edhe për këtë eveniment historik janë të ndara me qendrime ekstreme nga njëra tjetrës sipas një tradite që funksionon rregullisht prej 32 vjetësh duke qenë të dyja armike për kokë. Dhe si e tillë edhe ky samit shikohet nga shumica e shqiptarëve në dy pikëvështrime: Ashtu siç e shikon qeveria dhe ashtu siç e shikon opozita.

SAMITI DHE QEVERIA

Në fakt, në morinë e pyetjeve, ekziston edhe një pyetje tjetër për arsyet e mbajtjes së këtij samiti? A mbahet ky samit si mbështetje për Shqipërinë, për ecurinë e saj në mënyrën se si funksionon demokracia, se si është duke u zhvilluar ekonomia dhe si funksionon media dhe liria e të shprehurit? Sigurisht që mbajtja e samitit është nder për Shqipërinë por kjo nuk do të thotë se mbajtja e tij në Tiranë është mbështetje ekskluzive për qeverinë e Edi Ramës. Kjo nuk do të thotë që mbajtja e Samitit është vlerësim për arritjet e e qeverisë së Edi Ramës dhe kur pa, në vitin e 10-të të mbandatit të tretë të tij. Në këtë mënyrë kryeministri dhe krytari i PS nuk duhet ta shfaqë dhe ta shesë këtë samit si mbështetje ekskluzive ndaj tij, por si një mbështetje dhe ndihmë e BE-së ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Dhe kur themi Shqipëri politike këtu përfshijmë edhe qeverinë, por edhe opozitën, pra të gjithë klasën politike shqiptare pa harruar shoqërinë civile, median dhe kështu me radhë. Çdo përpjekje për ta përvetësuar apo privatizuar qëllimin e mbajtjes së këtij samiti në kryeqytetin tonë është diletant dhe me mentalitet oriental.

SAMITI DHE OPOZITA

Fati i keq po e kërkon që edhe pjesa tjetër e klasës politike është edhe sjellja që do bëjë opozita. Ka lajmëruar se do organizojë protestën më të madhe në vend dhe se kjo protestë do jetë një spektakël për nga mënyra dhe mesazhet do japë. Sali Berisha ka publikuar me radhë këto ditë disa spote për protestën duke lajmëruar jo vetëm orën në 12.00 dhe vendin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pro edhe sloganin: “Welcome to Albania! Bread, Salt and hearty corruption of Edi Rama”! (Mirë se vini në Shqipëri! Bukë, kripë dhe zemrën e korruptuar të Edi Ramës). Reklamë më antireklamë për Shqipërinë nuk ka. Pra, partia që synon të vijë në pushtet e proklamon Shqipërinë në sytë e BE si një vend të korruptuar dhe të padenjë. Nëse Shqipëria është kështu, BE nuk e ditërka këtë dhe do ta mësojë në orën 12.00 të ditës së martë? Vijojmë më tej. Ndërkohë, opozita ka premtuar se gjatë protestës nuk do të ketë dhunë dhe se gjithçka do jetë e organizuar perfekt. Por njëkëhësisht ne kemi në dorë edhe masat që policia ka marrë mbi bazën e një protokolli që organizohen të gjitha samitetet. Dhe në njoftimin e policisë perimetri i sigurisë përfshin edhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, vend të cilin opozita ka premtuar se do bëjë protestë. Si do zgjidhet kjo situatë? Ka vetëm dy opsione: Ose opozita do tërhiqet nga bulevardi dhe ta zhvillojë samitin diku tjetër, ose do krijojë incidente. Epo nëse ndodhin akte dhune dhe incidente, kjo do ishte në dëm të Shqipërisë dhe imazhit të saj dhe jo në dëm të Edi Ramës. Disa politologë honoraresh që punojnë part time në disa ekrane njëkohësisht reklamojnë se më 6 dhjetor do jetë një protestë ideale. Por cila është idealja? Një situatë me incidente nuk do ta nderonte zhvillimin e samitit në Tiranë dhe lajmet për vendimet që do merren aty do ndërthuren me lajmet se në Tiranë opozita shkaktoi incidente. Opozita ka të drejtën dhe arsyen e saj për të protestuar në çdo orë dhe ditë të vitit. Për të gjitha ato arsye, kritika dhe akuza konkrete që i quan të drejta ndaj qevrisë. Në vitin e saj të 10-të të qeverisjes situata nuk është fare e mirë. Jo vetëm raportet ndërkombëtëre, por mjafton të lexosh statuset e njëpasnjëshme të deputetit socialist Erion Braçe për të kuptuar sëmundjet e rënda që po kalon mazhoranca. I dorëzuar pas përpjekjeve të tij të ndershme ndaj të pangopurve në qeveri, socialisti i lashtë si një mohikan i fundit po kërkon një punë tjetër. Por a është zgjidhja protesta dhe këmbëngulja për zhvillimn e saj për të tërhequr vëmendje? Sigurisht që jo. Me këtë protestë opozita duket sikur thotë jemi edhe ne këtu. Madje ne me kryetar Berishën. Fakti tjetër që pjesa e opozitës zyrtare me kryetar Enkelejd Aliebeajn është tërhequr dhe nuk do jetë pjesë e saj të lë të kuptosh se kjo protestë është kundër qeverisë, por është edhe kundër opozitës zyrtare që po më 6 dhjetor pret një vendim të rëndësishëm të gjykatës. Dhe kështu, po atë ditë mbivendosen dy kauza që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën: Samiti i BE-së dhe vendimi i gjykatës se kujt i takon vula dhe logoja e PD. A do t’ia dalë opzota e Sali Berishës të fitojë vëmendjen e përfaqësuesëve të BE-së dhe a do arrijë të marrë atë ditë një dhuratë nga gjykata? Sot 24 orë përpara samitit nuk mund ta themi përgjigjen, por ama një gjë kuptohet qartë se nëse do shkaktojë incidente dhe dhunë, opozita do shënojë autogolin më të rëndë në historinë e saj. Të presim!

Next Post
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi javor i Paolo Fox 5-11 dhjetor 2022, parashikimet për të 12 shenjat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Berisha e nisi fushatën në Surrel: A do i kthehen socialistët në Lalëz?

Berisha e nisi fushatën në Surrel: A do i kthehen socialistët në Lalëz?

February 7, 2023
Adoleshentja nga Lushnja plagos vëllain me thikë

Aksidenti tragjik në Tiranë/ E plagosura ndërron jetë në spital, e përplasi me makinë një 23 vjeçar

February 7, 2023
A parashikohen tërmetet? Sizmologu Ormeni: Vetëm brejtësit e ndjejnë disa sekonda para rënies. Shqipëria s`rrezikohet nga…!

A parashikohen tërmetet? Sizmologu Ormeni: Vetëm brejtësit e ndjejnë disa sekonda para rënies. Shqipëria s`rrezikohet nga…!

February 7, 2023
Rama publikon fotot: Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya

Rama publikon fotot: Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya

February 7, 2023
Tërmetet në Turqi, e mërkura shpallet ditë zie në Kosovë

Tërmetet në Turqi, e mërkura shpallet ditë zie në Kosovë

February 7, 2023
Felaj: Sajesat ligjore inkurajojnë dhunuesit

FAKSIMILE / Komision hetimor për ‘McGonigal’? Felaj: Deputetët e PD falsifikuan firmat, ishin jashtë vendit

February 7, 2023
“Krisu ti dhe ajo pu*ana jote”/  Amos degradoi në ofendime të rënda ndaj Kiarës, shoqja e ngushtë e moderatores: Kjo është “elita” e fjalori…?

“Krisu ti dhe ajo pu*ana jote”/ Amos degradoi në ofendime të rënda ndaj Kiarës, shoqja e ngushtë e moderatores: Kjo është “elita” e fjalori…?

February 7, 2023
VIDEO/ Gazetari, pyetje Berishës: Doktor, pyet pak kunatën tënde Vjollca se kush janë ortakët e Duçkës

Skenari makabër me tre faza, për të shkatërruar Sali Berishën!

February 7, 2023
FOTOT/ Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Puna për shndërrimin e lagjes së prekur nga tërmeti në Durrës vijon! Do strehohen 996 familje

FOTOT/ Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Puna për shndërrimin e lagjes së prekur nga tërmeti në Durrës vijon! Do strehohen 996 familje

February 7, 2023
Defekti në ashensorin e pallatit në Tiranë, ISHMT: Nuk rezulton i regjistruar!

Defekti në ashensorin e pallatit në Tiranë, ISHMT: Nuk rezulton i regjistruar!

February 7, 2023
Alarmohet Shkupi, raportohet sërish për bomba të vendosura në 33 shkolla

Alarmohet Shkupi, raportohet sërish për bomba të vendosura në 33 shkolla

February 7, 2023
38-vjeçari i dehur në timon aksidenton një mjet tjetër

23-vjeçari përplas me makinë një grua në Tiranë

February 7, 2023
Emiratet ndajnë 100 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë

Emiratet ndajnë 100 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë

February 7, 2023
Turqi/ Tërmeti nuk “kursen” askënd, politikani i partisë së Erdogan gjendet i pajetë mes rrënojave

Turqi/ Tërmeti nuk “kursen” askënd, politikani i partisë së Erdogan gjendet i pajetë mes rrënojave

February 7, 2023
“Kristi po del budalla”/ Luizi dhe banorët “zbërthejnë” grupin e Oltës, Maestro: I bënë kurthin dhe po e përdorin

“Kristi po del budalla”/ Luizi dhe banorët “zbërthejnë” grupin e Oltës, Maestro: I bënë kurthin dhe po e përdorin

February 7, 2023
Ekipet shqiptare të Emergjencës, në Turqi! Koloneli Reso: Kemi nxjerrë viktima nga rrënojat

Ekipet shqiptare të Emergjencës, në Turqi! Koloneli Reso: Kemi nxjerrë viktima nga rrënojat

February 7, 2023
FOTO/ Tronditëse: Babai shtrëngon dorën e vajzës së tij të vdekur nën rrënoja

FOTO/ Tronditëse: Babai shtrëngon dorën e vajzës së tij të vdekur nën rrënoja

February 7, 2023
Inceneratorët/ Arrestohet në Austri Stela Gugallja, SPAK dërgon dokumentacionin për ekstradim

Inceneratorët/ Arrestohet në Austri Stela Gugallja, SPAK dërgon dokumentacionin për ekstradim

February 7, 2023
EMRI / Furnizonte dyqanet me kafe kontrabandë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

EMRI / Furnizonte dyqanet me kafe kontrabandë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

February 7, 2023
Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Shkurt 2023

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Shkurt 2023

February 7, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com