Partia Demokratike dhe aleatët e saj po përgatiten për një protestë të radhës në datën 13 Maj.
Vendimi për këtë protestë erdhi pasi u anulua tubimi i Kavajës, me shtyrjen e zgjedhjeve në këtë bashki.
Opozita ka nisur përgatitjet për një tubim masiv në kryeqytet.
Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur krerët e partive aleate në selinë blu, për të diskutuar në lidhje me organizimin e protestës./a.m.