• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta dhe “Trekëndëshi i Bermudës” shqiptare!

by Alfred Peza
11/12/2018 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nuk kishte pasqyrë më të mirë, për të parë pamjen reale të asaj që fshihej pas ballos me maska që luhej prej një jave përballë ministrisë së Arsimit, sesa ajo që ndodhi këtë të martë: Pas ultimatumit të orës 16.00, nga një, kemi tashmë TRE “protesta studentore” në kryeqytet.

Ishte thenë ditët e fundit në media, se përballë zyrës së Lindita Nikollës kishte tre megafonë, tre qendra organizimi, tre halle të ndryshme, tre lloj kërkesash e për rrjedhojë tre ultimatume. Maskat ranë dhe tashmë shfaqja e vërtetë, tashmë sapo ka filluar.

E para, ata që qëndruan tek Rruga e “Durrësit” ku edhe e kanë nisur e me sa duket do ta përfundojnë protestën e tyre, janë studentët e mbështetur nga të gjithë qytetarët e zakonshëm, sepse kanë vërtetë hallin që artikulojnë, për tarifat dhe kushtet e tjera që duhen rregulluar në universitet.

E dyta, ajo e “Zogut të Zi” u kuptua shumë shpejt se ishte protesta e “studentëve” të Partisë Demokratike që kërkonin veç nervangritjes së drejtuesve të makinave, edhe përplasjen doemos me policinë.

E treta, ajo e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përballë zyrës së Edi Ramës, ishte protesta e LSI dhe e kujtdo opozitari tjetër në këtë qytet, që kërkon të fitojë çtë mundi nga qethet e arta publike, që prodhon pema e hallit real të studentëve që janë jashtë forumeve rinore të partive politike.

Ky trekëndësh i ri, i gjallë, “rinor”, politik, virtual, real dhe i zëshëm në Tiranë nuk është gjë tjetër, veçse një kryevepër e inxhinierimit e frikës dhe hallit më të madh, që ka sot klasa politike shqiptare në përgjithësi, por opozita, PD dhe LSI në veçanti.

Eshtë Trekëndëshi i Djallit. Trekëndëshi i Mallkuar. Eshtë Trekëndëshi i Bermudës shqiptare. Eshtë ajo zonë e cila, ashtu si edhe Trekëndëshi i Bermudës së vërtetë në oqeanin Atlantik që përpin avionë, anije e tragete, do të përthithë shumë shpejt brenda saj, gjithë protagonistët e mistereve të pazbardhura të 28 viteve të fundit në jetën shqiptare.

Po pse pikërisht këtë ditë dhe këtë orë, i gjithë ai skenar i “bukur”, gjithë ajo regji “misterioze” si tek filmat e luftës së yjeve, për gjithë atë shfaqje “spektakolare” që me aq shumë mund kish që në verë që nisi të përgatitej kushedi se ku…, u shpërbë dhe u rikthye në identitetin e saj real?

Çfarë ndodhi që u duhej aq shumë që ti çonin të gjithë më çdo çmim përpara kryeministrisë? Çfarë nevoje jetike i donte të gjitha akset kombëtare të bllokuara këtë ditë, me militantët e partive të tyre, që u duhej veç të tjerash të dilnin në rrugëve shqiptare edhe me kërkesa “franceze”? Çfarë halli i madh dhe çfrikë e parrëfyer, i detyroi që në 11 dhjetor, ta kërkonin “përmbysjen e madhe” edhe me çmimin e prishjes së magjisë së një proteste si kjo?

Përgjigja është fare e thjeshtë. Mjafton që të kesh lexuar të vetmin preokupim që kishin SHBA dhe BE për të njëjtën ditë në Shqipëri. Ishte dita e ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Nesër është mbledhja e gjyqtarëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ). Eshtë dita kur nisi ngritja e institucioneve të reja, të drejtësisë së re, të një Shqipërie të re, pa klasën e vjetër politike të mëkateve të tyre të vjetra e të reja.

“Ndërtimi i vazhdueshëm i instituicioneve të reformës së drejtësisë duhet të mbahet dhe të konfirmohet këtë javë, ndaj mos e humbni këtë shans për ASNJE arësye”,- thanë SHBA dhe BE. Krijimi i këtyre strukturave “është një hap thelbësor në rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE,- përfundon deklarata.

Pas kësaj, është  fare e thjeshtë, që të kuptohet se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi që protesta e studentëve, prodhoi edhe dy protestat e tjera. Një te “Zogu i Zi” dhe një tjetër poshtë zyrës së Edi Ramës. Eshtë hall i madh që të kesh bërë ato që ka bërë elita e kësaj klase politike pas 1990 në Shqipëri, e më në fund të nisin punën institucionet e reja, të një drejtësie të re, të një sistemi të ri që nuk komandohet më prej saj.

Ndaj, duhet tia mirëkuptojmë edhe protestën e Zogut të Zi edhe atë poshtë zyrës së Edi Ramës. Trekëndëshin e mirëkuptojmë besoj pas kësa të gjithë. Por Bermudës nuk kemi çi bëjmë. Ajo e ka zakon të keq, që të përpin dhe nuk të lë më asnjë shans, që të shpëtosh pas kësaj!/a.ç

Next Post
Të shtëna në Strasburg, një i vdekur dhe disa të plagosur

Të shtëna në Strasburg, një i vdekur dhe disa të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

February 3, 2026
Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In