Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotmë se protesta e 27 Janarit nuk bëhët për PD, por për qytetarët. Lideri i opozitës, deklaroi se askush nuk duhet të dalë në protestë për partitë politikë të shtunën, por të protestohet për krimin, papunësinë dhe kapjen e drejtësisë.
“Protesta nuk bëhet për PD. Askush të mos dalë për partitë politike të shtunën. Protesta bëhet për papunësinë, për krimin, për moskapjen e drejtësisë. Ne nuk bëjmë shfaqje. Opozita ka të drejtë të thërrasë protesta. Ne do ftojmë qytetatërët që të mos dëgjojnë propagandën. A ka taksa më të larta? Qytetarët futen në burg për fatura minimale dhe oligarkët nuk kanë paguar miliona euro. Kapja e kryeprokurorit është akti i fundit që tregon vullnetin e Ramës”, deklaroi Basha
javanews.al/a.ç