• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënohet Nimanbegu, nënkryetar shqiptar i Kuvendit të Malit të Zi

by Java News
25/01/2018 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Malit të Zi me 19 janar 2018 ka filluar seancën e parë të jashtëzakonshme për këtë vit me 12 pika te rendit të ditës. Deputetët në ditën e parë te seancës kanë përfunduar debatin mbi Propozimligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi Administratën Publike dhe Propozimligjin për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse.

 

Të pranishëm në sallë ishin përfaqësuesit e pozitës dhe një pjesë e opozitës. Ajo çfarë është theksuar në këtë mbledhje ishte edhe polemike e ashpër dhe një fjalor tejet i rëndë për një institucion serioz siç është Kuvendi, raporton tvTeuta. Po ashtu seancën e karakterizoi edhe fjalori fyes i deputetit Millan Knezheviq drejtuar nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi dhe Forcës, Genci Nimanbegut, i cili në këtë rast po kryesonte seancën.

Nënkryetari Nimanbegu, pas një mori diskutimesh procedurale nga ana e opozitës, dhe kërkesës që të mos diskutohet pika e rendit të ditës për shkak të mospranisë së ministrit të Shëndetësisë, si kryesues i seancës vlerësoi se ekzistojnë kushtet për të vazhduar debatin sepse e pranishme ishte bashkëpunëtorja e autorizuar për ta mbrojtur Propozimligjin në fjalë.

Por kjo situatë shkaktoi revolt tek opozita, konkretisht deputeti Knezheviq, i cili iu drejtua Nimanbegut me fjalët: “…unë mund edhe me doren e djathtë” (ja mogu i desnom rukom), duke aluduar për dorën e majtë që e ka të lënduar nga incidenti në Kuvend, si dhe “…mos luaj këtu rolin e personit të rëndësishëm, kur ta formosh UÇK-në, atje luaje këtë rol (…”nemoj da izigravas facu ti ovdje, pa kad napravis UCK tamo ces izigravati facu…”). Pas këtyre ndërhyrjeve, nënkryetari Nimanbegu dha pauzën e cila zgjati rreth 45 minuta./TvTeuta

 

Next Post
Ngërçi në Kushtetuese, Dedja: Do na penalizojë Strasburgu, duhet zgjidhje si me kryeprokuroren

Ngërçi në Kushtetuese, Dedja: Do na penalizojë Strasburgu, duhet zgjidhje si me kryeprokuroren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In