• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngërçi në Kushtetuese, Dedja: Do na penalizojë Strasburgu, duhet zgjidhje si me kryeprokuroren

by Java News
25/01/2018 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kushtet kur Gjykatës Kushtetuese i mungojnë dy gjyqtarë dhe një të treti i ka mbaruar mandati, kryetari Bashkim Dedja thotë se nga mosformimi i kuorumit gati 20 çështje janë rrëzuar pa realizuar shqyrtimin e tyre në themel.

Zoti Dedja propozon si zgjidhje plotësimin e përkohshëm të vendeve vakante me gjyqtarë që ende nuk e kanë kaluar vettingun, ndërkohë që thotë se ai vetë nuk ka frikë kontrollin.

“Nëqoftëse nuk do të kisha besim te organet e vettingut, nuk do t’i nënshtrohesha”, thotë Dedja.

Duke bërë analogji me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, Dedja tha se edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të veprohet njësoj, derisa të realizohet vettingu.

“Duke patur parasysh vështirësitë dhe situatën, mund të bëhej një emërim i gjyqtarëve kushtetues pa e kaluar vettingun, siç ka qenë sepse, të gjithë ne që jemi në detyrë, jemi pa e kaluar vettingun. Këta persona të emëroheshin dhe nëse nuk e kalojnë vettingun të largohen”, tha ai.

Intervista
Sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese do të kalojë e para në sitën e vettingut, praktikisht i bie që ju si kryetar i Gjykatës Kushtetuese pritet të kaloni i pari portat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. A keni besim ju tek gjithë ky proces?
Unë kam besim të plotë në vendimmarrjen e tyre dhe shpresoj dhe besoj që ata do të bëjnë atë që ju kërkon ligji dhe Kushtetuta. Nëqoftëse nuk do të kisha besim te organet e vettingut, nuk do t’i nënshtrohesha.

Mendoni që gjyqtarët kushtetues do ta kalojnë vettingun?
Shpresoj ta kalojnë të gjithë, por uroj që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt me qëllim që jo vetëm Gjykata Kushtetuese, po tërë sistemi gjyqtarë e prokurorë, të ndahet njëherë e mirë shapi nga sheqeri. Elementi që na bashkon të tërëve është ana profesionale, vendimmarrja është kolegjiale dhe secili ka mendimin e tij, që mund të jetë shumicë, apo pakicë. Kushdo që ka ardhur në Gjykatën Kushtetuese është i vlerësuar në këtë aspekt, kurse anët e tjera, pasuria dhe personaliteti janë probleme individuale për secilin. “Çdo berr, thotë, populli varet nga këmbët e tij” dhe secili e di vetë sesi i ka punët e tij. Natyrisht, këto janë gjëra konfidenciale dhe askush nuk mund të hyjë përveç atyre që janë ngarkuar me ligj.

Çfarë ngërçesh ka shkaktuar mungesa e gjyqtarëve kushtetues në Gjykatën Kushtetuese?
Ne aktualisht punojmë me shtatë gjyqtarë, ku njërit prej tyre i ka mbaruar mandati, por vazhdon në detyrë. Vështirësia qëndron në radhë të parë me ngarkesën, sepse duke munguar gjyqtarë shpërndahet ngarkesa tek gjyqtarët e tjerë. E dyta, tek vendimmarrja, sepse ligji e kërkon që të jepet një vendim dhe të zgjidhet pro, ose kundër duhet të votojnë të paktën 5 gjyqtarë dhe kuorumi nuk arrihet në shumicën me pesë vota dhe kjo bën që kërkesa të rrëzohet, jo më për zgjidhjen e çështjes, por për mosformimin kuorumi. Vështirësia është e madhe përsa i përket funksionimit, por kjo mund të penalizojë shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, sepse zgjidhja nuk bëhet për shkak të meritës, por për shkak të mosformimit të kuorumit. Dihet që nëse do të ketë qëndrim, do të ketë vendim nga Strasburgu. Ne kishim parashikuar që të fusnim gjyqtarin zëvendësues, pra gjyqtarin rezervë. menduam që mund të jenë mjaftueshëm tre, nga nëntë që jemi, tre të jenë rezervë. Parimisht, Komisioni i Reformës ishte dakord, nuk e di pse nuk u përfshinë.

Ka zgjidhje tjetër përveç zgjidhjes oportune, zoti Dedja?
Duke patur parasysh vështirësitë dhe situatën, mund të bëhej një emërim i gjyqtarëve kushtetues pa e kaluar vettingun, siç ka qenë sepse, të gjithë ne që jemi në detyrë, jemi pa e kaluar vettingun. Këta persona të emëroheshin dhe nëse nuk e kalojnë vettingun të largohen.

Vetëm kështu zgjidhet?
Unë nuk mendoj se nuk ka zgjidhje tjetër, edhe kjo zgjidhje është duke abstraguar. Po them nëqoftëse do bënim analogji, edhe Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk e ka kaluar vettingun, pavarësisht se verifikimet bëhen për gjithsecilin.

Pse duhet bërë kjo zgjidhje oportune?
Kjo është…funksionimi i gjykatës në vendimarrje, kjo është kryesorja. Fakti që ne nuk e zgjidhim në themel çështjen dhe e dyta që shteti mund të ndodhet përballë një penaliteti të Gjykatës së Strasburgut, ndoshta mendohet të bëhet zgjidhje. Ju e dini që penalitetet e Strasburgut janë të rënda dhe të gjitha rëndojnë mbi shtetin shqiptar dhe mbi taksapaguesit shqiptarë.

Ka ndodhur që janë dhënë vendime pa kourum?
Patjetër që ka ndodhur. Mund të jenë afërsisht 15 apo 20. Nuk janë shumë, por nuk janë as pak.

a.ç

Next Post
A do ketë dhunë në protestë? Basha: Nuk ia vlen të sakrifikohet një fije floku..

A do ketë dhunë në protestë? Basha: Nuk ia vlen të sakrifikohet një fije floku..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In