• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta/Amerikani: Kush do t’i japë dru fëmijëve që sillen keq, jam gati

by Java News
02/08/2018 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Postimi i një babai u bë viral në internet, pasi doli në rrugë me një tabelë duke ofruar “dajak falas” për fëmijët që sillen keq.Që t’i siguronte kalimtarët që nuk e kishin kuptuar gabim qëllimin e tij, Duejn Stemper, në Muncie, Indiana (SHBA) shkroi te tabela: “Keni fëmijë që e kanë hak një dajak të mirë? Mezi po prisni sa të vijë shtatori e t’i çoni në shkollë? Sillini këtu, se ju ndihmoj unë, falas. Nuk pranoj fëmijë mbi 13 vjeç, se rrezik më rrahin mua”.

Por fotoja që u përhap në internet, përveç humorit, u kthye në një debat serioz për prindërit që i rrahin fëmijët si formë edukimi. Shumë prej komentuesve nuk qeshën aspak, dhe e panë përdorimin e rrahjes së fëmijëve si një prej arsyeve kryesore të problemeve pas rritjes, raporton Tch.Elizabeth Gershoff, pedagoge e zhvillimit familjar te Universiteti i Teksasit, tha që nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se e rrahura e korrigjon sjelljen e gabuar të një fëmije.

“Përkundrazi, rrahja e shton mundësinë që fëmija të mos bindet. Veç kësaj, fëmijët që rrihen kanë më shumë gjasa se të tjerët që të zhvillojnë probleme mendore, si ankthi apo depresioni”, ka thënë ajo.

Akademia Pediatrike e Amerikës po ashtu është kundër ndëshkimit fizik ndaj fëmijëve, sepse u mëson që sjellja agresive është mënyrë për të zgjidhur problemet.

“Në dreq me gjithë shkencën”, thotë babai Stamper, dhe këmbëngul që rrahja i ka funksionuar.

“I kam rrahur nga pak fëmijët para se të bëheshin 13 vjeç, dhe ka funksionuar. Rrahja ka funksionuar dhe për prindërit e mi, dhe për gjyshërit. Shumica e atyre që janë kundër rrahjes, s’kanë fëmijë”, thotë ai, ndërkohë që ka shumë komentues që e mbështesin. (b.an)

Next Post
Ruçi: Adem Demaçi, na dha forcën për të luftuar për lirinë

Mesazhi i Ruçit: Na iku Gaqo Çako, bilbili i Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

November 3, 2026
Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

November 3, 2026
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

November 3, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5% dhe miraton paketën e re për pagesat e menjëhershme

November 3, 2026
A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

November 3, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk paralajmëron skenarin, ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin

November 3, 2026
Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

November 3, 2026
“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

November 3, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In