• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protagonisti i Dhjetorit `90 i përgjigjet Natasha Lakos: I shërbeve diktatorit pavarsisht se…

by A R
09/01/2018 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ilir Demalia ka reaguar pas një interviste të poetes Natasha Lako e cila tregonte sfidat e ditëve të para të demokracisë me rastin e 27 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Demalija shprehet se edhe Lako i ka shërbyer sistemit komunist me devotshmëri pavarësisht se çfarë thotë sot.

Ai thotë se ajo ka vënë në dispozicion të diktaturës veprën e saj dhe  prapë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, duke shtuar se po lihen në heshtje figura të shquara të kulturës, mendimit dhe klerit shqiptar, si Patër Anton Harapi.

“Ajo Shqipni që kem mendue e dona unë e ti, nuk bahet me shqiptarë të sodit”. Në “Gazeta Shqiptare”, më 17 dhjetor 2017, Natasha Lako tregon se si ka qenë një hap pranë vdekjes, në vitin 90′ dhe ‘91.

Intervista është fund e krye si frymë vazhdim i realizmit socialist, ku janë edukuar, kanë punuar, kanë prodhuar mostra letrare, filma, teatër e gjithçka, në shërbim ideologjik e politik të një regjimi diktatorial, nga më brutalët në botën komuniste.

Ajo që vazhdon me pafytyrësi nga e gjithë kjo armatë e shërbëtorëve të propagandës kriminale të regjimit komunist shqiptar, është se: përpos që mbrojnë veprën e realizuar në shërbim të diktaturës dhe diktatorit si një shpëlarje gebelsiane trush ndaj popullit për ta mbajtur në errësirë me artin e tyre makabër dhe të pavlerë, sot, jo vetëm që na mbahen me të madh me këtë si “art i madh dhe me vlera”, por tregojnë dhe në çfarë “rreziku për jetën” kanë qenë nga diktatura, duke na dalë që këta i dhanë shqiptarëve “Nata e parë të lirisë”, si dhe skenari i filmit të Natashës me të njëjtin titull, për hyrjen e partizanëve në Berat, në 1944.

Po t’i ndjekësh me kujdes, këta, përsëri janë trup bashkuar me njëri-tjetrin si regjim politik dhe kulturor në sundim, si vazhdimësi e së njëjtës kulturë dhe elitë, si vazhdimësi e të njëjtit shërbim, lidhjeve dhe shërbimit me pushtetin dhe me të keqen e këtij pushteti, që vazhdon si vazhdimësi e po atij pushteti, që i shërbyen dje dhe i shërbejnë dhe sot me mizantropinë e mendjeve të vogla të shërbëtorit për përfitime të mëdha, duke manipuluar dhe simuluar, duke u plastikuar operacionalisht me të shkuarën nëpërmjet gënjeshtrave dhe mashtrimeve, për përfitime të reja në çdo vakt,” argumenton ndër të tjera Ilir Demalia.

Next Post
Hoyt Brian Yee dorëhiqet nga DASH, pritet të emërohet ambasador në Ballkan

Hoyt Brian Yee dorëhiqet nga DASH, pritet të emërohet ambasador në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In