• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozuesit “ilegalë” të një debati publik mbi Kodin penal

by Mero Baze
29/07/2025 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Zërat që kritikojnë propozimet për Kodin e ri penal janë shtuar dhe në emër të institucioneve. Sot atë e kundërshtoi me shumë argumente Prokurori i Përgjithshëm Olsi Çela, i cili theksoi në të vërtetë një gjë shumë të rëndësishme: atë që ne kemi më shumë problem me praktikat e procedurës penale sesa me vetë Kodin penal. Po ashtu një sens kritik të moderuar ka pasur edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Disa juristë me emër po ashtu janë përfshirë në debat duke kritikuar predispozicionin për një Kod penal edhe më represiv, edhe më anormal se ky që është dhe mbi të gjitha me hapësirë të madhe keqpërdorimi.

Tani pyetja është: kush janë këta propozuesit “ilegalë” të Kodit, që po shkaktojnë gjithë këtë trazirë?

Kodi Penal i Shqipërisë natyrisht duhet të përmirësohet që të përfshijë fenomenet e reja me të cilat po ndeshet shoqëria dhe mbi të gjitha për ta bërë atë një kod më të konsoliduar, më të qartë, më të paprekshëm nga keqpërdorimi dhe natyrisht më pak represiv ndaj qytetarit.

Këto që po propozohen janë në të kundërt të kësaj nevoje. Fjala vjen, nëse ne kemi sot problem frikësimin e administratës për kryerjen e punës së saj, Kodi i ri parashikon që një nëpunës mund të dënohet deri në 3 vjet vetëm se ka marrë ndonjë dhuratë nga dikush dhe nuk e ka deklaruar. Nuk shënohet as vlera e dhuratës dhe as lidhja e saj me ndonjë favor për përfituesin – vetëm nëse zbulohet që ka marrë një dhuratë. Ajo mund të jetë edhe një shishe uiski dhe ti mund të shkosh në burg 3 vjet pa ja kërkuar dhuratën askujt. Në një vend ku kultura e bakshishit vjen nga historia dhe është normë në shoqëri keqpërdorimi I këtij neni do frikësoj cdokënd që punon në administratë.

Një tjetër nen që flet për pasurinë e paligjshme është po ashtu abuziv, madje dhe me mendësi komuniste, apo një nen për tarifat e larta që mund të marrësh për shërbimet, nëse ato janë mbi referencat e tregut. Diku tjetër pashë që është kthyer dhe togfjalëshi “tradhti ndaj atdheut”. Pra një sërë propozimesh që bien ndesh me gjithë liritë e njeriut, dhe lëvizjet e tregut apo lëvizjen e lirë.

Nëse ky debat lihet pa autorë, ai rrezikon të degradojë dhe të kthehet në një fushatë asfiksuese për ndryshimet në Kodin Penal, që në të vërtetë janë të nevojshme. Por ato duhet t’i përgatisë elita e drejtësisë së Shqipërisë dhe jo njerëz anonimë që tani i mbajnë ilegalë pasi kanë shkruar marrëzira.

Në radhë të parë qeveria duhet të dalë me qëndrim zyrtar dhe të shfaqë pikëpamjet e saj: pse na duhet një Kod i ri penal, pasi qeveria është ajo që vlerëson sfidat që ka shteti me drejtësinë në këtë vend, dhe të japë qëndrimet e saj pse ka nevojë të ndryshohet Kodi penal.

Pasi të mësojmë se çfarë kërkon qeveria, pastaj duhet t’i lëmë vend debatit institucional mes Prokurorisë, gjykatave, Ministrisë së Drejtësisë dhe shoqërisë civile.

Ky debat i tanishëm kundër një armiku të padukshëm është një goditje e rëndë ndaj nevojës për ndryshim. Dhe ndërkohë propozimet, përveçse janë qesharake dhe të rrezikshme njëkohësisht, po i bëjnë dëm debatit, i cili po zhvillohet ende pa ditur një qëndrim zyrtar të qeverisë. Ato nuk po i merr përsipër as qeveria dhe as institucionet e drejtësisë.

Natyrisht nuk është qëllimi të zbulojmë sa budallenj ka në institucionet e drejtësisë, pasi nuk e kemi objektiv këtë, por duhet të dimë patjetër qëndrimin e qeverisë dhe qëndrimin e gjithë institucioneve të drejtësisë në vend, dhe vetëm pas kësaj mund të ulen të propozojnë ndryshime që e bëjnë Kodin Penal më evropian dhe sidomos procedurat penale më të lidhura me ligjin dhe të drejtat themelore të njeriut. Deri atëherë, të gjithë jemi duke përfytyruar imazhin e menduar të Ulsiut që duket sikur thotë: “këto janë punë të thella, nuk janë për ju”.

Next Post
Kushti i Britanisë për njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli: Shpërblim për grupin e Hamasit

Kushti i Britanisë për njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli: Shpërblim për grupin e Hamasit

Comments 1

  1. Builder says:
    5 months ago

    Edhe sot, akoma nuk arrij ta mendoj dhe ta besoj se si një jurist nën nivelin mediokër si Ulsi Manja, të bëhet Minister Drejtësie.
    Edhe në kohë të diktatures, (për atë periudhë që kishte ministri drejtësie), ministrat ishin kapacitete shkencore juridike, me personalitet të spikatur, që kur flisnin ATA, binte heshtja në sallë.
    Me Ulsi Manjen, tallen të gjithë, dhe ai qesh si debil sikur është i qyteteruar dhe keshtu duhet të sillet.
    Ulsi Manja, është i mirë vetëm për kryeplak i Maqellarës apo Shupenzës.
    Vetëm kaq.
    Këtë nivel ka. Deri këtu është i aftë.
    Do të shtojsha që kur të akuzuarit e denuarit nga SPAK, marrin pafajesinë edhe nga Strasburgu, a parashikohet gjë në ndonjë nen që të detyrojë SPAKISTET të paguajnë vetë nga xhepi dëmin monetar në ngarkim të viktimes e jo ta paguajë shteti ?
    A merret ndonjë masë ndaj SPAKISTEVE që po fusin njerëz të pafajshem në burg dhe arrestojnë njerëz pa akuzë ?
    Po dëmin moral ndaj arrestimeve me bujë e që deshtojnë në gjykatë ?
    Kush do të përgjigjet.
    SPAK ka dalë jashtë kontrolli.
    Kush do ti vendosë kapistallin ? Ta frenojë ?
    Zoti kryeminister, në se më lexon, mendoj që ministrin e drejtësisë e keni ju në dorë, për ta hequr, duke marrë në konsiderate edhe gafat e fundit me orgjitë me kurva nëpër burgje apo edhe me 30 e kusur policë që shoqeruan Velinë duke u futur edhe në sallën e kolonoskopisë.
    Këtë gjë, do ta uroja Ulsi Manjës që kur t’ja fusin thuprën në bythë, të ketë Altin Dumanin tek vrima e bythës duke ja futur akoma edhe më thellë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In