• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Propozoi ndryshimin e rregullores për zgjedhjen e kreut të SPAK, por nuk iu pranua, zbulohet e-mail i anëtarit të KLP

by Os De
17/09/2025 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky është e-mail i dërguar KLP-së nga anëtari Erind Mërkuri, i cili propozonte ndryshimin e rregullores për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. 

Në këtë e-mail të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Mërkuri ka kërkuar saktësimin e termit “shumica” që vendos sipas rregullores drejtuesin e SPAK. Ai propozoi ndërhyrjen e KLP mbi numrin e saktë të votave që certifikojnë kreun e ri të SPAK-ut. 

Top Channel e raportoi këtë lajm në të njëjtën ditë që reaguan ndërkombëtarët, të cilët kërkuan një proces të drejtë dhe transparent në zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. 

Në e-mail, Mërkuri ka kërkuar që drejtues i Prokurorisë së Posaçme të zgjidhet kandidati që merr shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke futur termin “raund”, që rregullorja e vjetër nuk e ka. 

“Në rast se asnjë nga kandidaturat nuk merr shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit, votimi i radhës të zhvillohet vetëm midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota. Në rast se ka më shumë se dy kandidatë me të njëjtin numër votash, atëherë përfshihet në votim edhe ky kandidat. Votimi do të përsëritet ndërmjet këtyre kandidatëve derisa njëri nga kandidatët të sigurojë shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, shprehet zyrtarisht anëtari i KLP, Mërkuri. 

Por në mbledhjen e sotme KLP nuk e ka futur fare në diskutim këtë propozim, teksa hapi garën për kreun e ri të SPAK, duke lënë në fuqi rregulloren e vjetër. 

Kjo rregullore u miratua me ndryshime pas zgjedhjes së Dumanit dhe përcakton se kreu i SPAK-ut zgjidhet me shumicën e anëtarëve të KLP-së, ndërsa kuorumi i detyrueshëm për mbledhje plenare është 7 anëtarë nga 11 gjithsej. 

Next Post
Paga minimale 500 euro, shteti do paguaj kontributet për 18 muaj për këtë rritje/ Ky është programi qeverisës ‘Rama 4’

Paga minimale 500 euro, shteti do paguaj kontributet për 18 muaj për këtë rritje/ Ky është programi qeverisës ‘Rama 4’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In