• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Propozimi për Ushtrinë, Manjani: S’dua polemika, por të shfarosim kanabisin

by Java News
23/10/2016 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaron se tani është momenti për t’i dhënë goditjen kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe për të bërë një gjë të tillë duhet të jemi të gjithë bashkë pa dallim.

Manjani të martën e kaluar deklaroi se nëse është e nevojshme të dalë edhe ushtria në terren, por ministrja e Mbrojtjes u përgjigj duke thënë se Forcat e Armatosura janë serioze dhe jo për operacione të tilla.

Por Manjani në reagimin e sotëm në Facebook, shprehet se nuk ka dashur të bëj polemika publike me kolegët ministra, por i qëndron akoma idesë se në terren duhet të dalë edhe ushtria për të luftuar kanabisin.

“Të gjithë duhet të jemi pro shfarosjes së kësaj të keqe, më e madhja që kemi sot midis nesh! Të gjithë pa dallim: policë, ushtarë, politikanë e zyrtarë të gjithë pa dallim”.

Sipas ministrit nëse nuk reagohet tani, më vonë do jetë vonë sepse trafikantët do kenë “modernizuar” infrastrukturën; do kenë blerë politikën dhe do kenë në dorë ligjin!

Para tre ditësh, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri të ditur se po bën gati një propozim për Qeverinë ku kërkon ashpërsimin e Kodit Penal për cdo person të përfshirë në trafikun apo prodhimin e lëndëve narkotike.

Por Manjani thotë se në muajin Prill të 2016 ka dorëzuar projektin për ndryshime në Kodin Penal, por sipas tij ligji ndreqet shumë me mirë kur zbatohet mirë!.

Statusi i plotë i Manjanit
Nuk ka gjë më serioze sesa të shërbesh në një detyrë publike! Të shërbesh si ministër është edhe më serioze! Kështu që diskutimi mbi seriozitetin e të qenit serioz është i pa vend.

E fundit gjë që kisha menduar dhe ende e mendoj është të bëj polemika publike me kolegët ministra. Qeveria është një institucion kushtetues i rëndësishëm që bazohet në ligjshmëri, kolegjialitet, përgjegjësi, solidaritet por edhe konfidencialitet!

Çështja e shkuljes së hashashit nga toka por edhe nga mendja jonë është sot më seriozja! As shoqëria, as ekonomia, as politika, as biznesi (rinia jo e e jo) nuk kanë hajër nga hashashi! Përhapja e këtij fenomeni është katastrofë për të gjithë ne! Prandaj e përsëris edhe njëherë atë që thashë të martën e shkuar: Nga ky fenomen duhet të ndahemi tani! Më vonë do jetë shumë vonë!

Tani është momenti për ti dhënë dërrmën kësaj të keqe që është ende në fazat e hershme të tij! Më vonë do jetë vonë sepse trafikantët do kenë “modernizuar” infrastrukturën; do kenë blerë politikën dhe do kenë ne dorë ligjin!

Rinia e sotme nuk mund të rritet me trupin që i merr formën e karriges dhe me mendjen e trullosur nga tymi “dehës” i hashashit! E ardhmja jonë është më serioze sesa kaq!

Tani është momenti të shfarosim farën e hashashit sepse na duhet krahu i punës për ekonominë e ligjshme kombëtare! Ekonomia nuk zhvillohet dot nëse krahu i punës joshet të “dalë partizan” nga ekonomia rraskapitëse e hashashit!

Tani duhet të ndërhyjmë fort e me mend në kokë që të parandalojmë ngjarje kriminale që burojnë natyrshëm nga hashashizimi i shoqërisë!

Duhet të ndalojmë farën e hashashit por edhe rekrutimin e “ushtarëve” që ruajnë parcelat e paligjshme dhe bosët e tyrë që kërcënojnë sigurinë tonë publike!

Të gjithë duhet të jemi pro shfarosjes së kësaj të keqe, më e madhja që kemi sot midis nesh! Të gjithë pa dallim: policë, ushtarë, politikanë e zyrtarë të gjithë pa dallim!

Kjo nuk është batutë, por realitet shumë serioz! Çështjet serioze kërkojnë reagime serioze! Dhe serioziteti nuk përcaktohet nga cilësia e kolltukut që i ofron detyra publike!

Nuk janë ligjet pengesa! Nuk ka ligj që mbron kultivuesin e as trafikantin! Ashtu sic nuk ka drejtësi të besueshme që merret me përdoruesin egërsisht dhe me trafikantin “miqësisht”!

Duhet ta ndreqim dhe ligjin, pa dyshim! Por ligji ndreqet shumë me mirë kur zbatohet mirë!
Nuk dua të hyj aspak në garën e propozimeve publike të projekt ligjeve, sepse unë nuk jam në garë me askënd për të bërë detyrën time!

Por për kuriozitetin Tuaj që në prill të këtij viti kam depozituar në qeveri projektin për ndryshime në Kodin Penal! Ky projekt është aty, në Qeveri, në pritje për miratim!
Edhe njeherë: o tani o kurrë më!
Shqiptarja/d.i.

Next Post
Sot debati i parë Clinton-Trump

SHBA, sondazhi i sotëm: Barazim pikësh midis Clinton e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In