• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

PROPOZIMI/ Ministri Panariti:  Amnisti për debitorët ndaj AZHBR  

by Java News
28/10/2016 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, tha sot se do t’i propozojë në ditët në vijim Ministrisë së Financave, por edhe Kryeministrit Rama, amnisti për femerët që janë debitorë ndaj Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Deklaratën Panariti e bëri gjatë një takimi të zhvilluar në ambientet e MBZHRAU, me përfaqësues subjektesh, fermerë, shoqata kultivuese e prodhuese, të cilët për arsye të ndryshme objektive, nuk kanë mundur të shlyejnë këstet e fondeve që kanë përfituar nga skemat e financimit nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR). Fermerët, të cilët prezantuan problematika dhe argumente të ndryshme për këtë situatë të krijuar, i kërkuan ministrit Panariti, që AZHBR të pezullojë proceset gjyqësore ndaj tyre për mosshlyerje të kësteve, si dhe ristrukturim të shumave të pakthyera, të shpërndara në kohë e më këste të tjera. Ministri i Bujqësisë, Z.Panariti, iu konfirmoi fermerëve se, që nga java që vjen, nëpërmjet shkresave zyrtare AZHBR-së, si palë paditëse, do t’ju kërkojnë gjykatave ku ndodhen çështjet, që t’i pezullojnë ato për një afat 6-mujor.

“Jemi këto t’ju dëgjojmë hallet tuaja e të përpiqemi bashkarisht për një zgjidhje. Ne dhe AZHBR jemi të predispozuar t’ju ndihmojnë e jo t’ju lëmë në këtë ngërç që është krijuar. Në radhë të parë, ajo çfarë do të bëjmë, është fakti i pezullimit të proceseve gjyqësore ndaj jush”, deklaroi Panariti, duke theksuar se, “atë çfarë nuk mund ta japim financiarisht për ju, për bujqësinë në tërësi, do të bëjmë gjithëçka që ta lehtësojmë nga barra financiare e krijuar ndër vite”.

Por, veç kësaj, Ministri i Bujqësisë, iu premtoi fermerëve një inciativë të tijën, për t’i dhënë fund kësaj situate.

“Që nga dita e hënë, unë do t’i kërkoj Ministrisë së Financave dhe Kryeministrit Rama, shpalljen e amnistisë për ju. Kjo është një histori humbëse, një histori që nuk na çon agjëkundi ne, as ju, veçse e forcon ngërçin e krijuar dhe për këto arsye, do të bisedoj me Ministren e Financave dhe Kryeministrin Rama, për t’i dhënë fund kësaj çështje dhe zgjidhja e vetme është amnistia ndaj detyrimeve tuaja”, deklaroi ministri.

ma.me

 

Next Post
Fermeri për hipotekën: Më thanë ik me helikopter. Rama: Do fluturojnë nga dritarja e s’puthin më

Fermeri për hipotekën: Më thanë ik me helikopter. Rama: Do fluturojnë nga dritarja e s’puthin më

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In