• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi i Alibeajt: Punonjësve të Administratës t’i ndalohen komentet dhe shpërndarja e lajmeve politike në rrjetet sociale

by Java News
29/01/2023 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paralelisht me betejën elektorale në terren, politika po bëhet gati të përveshë mëngët edhe për një tjetër fushëbeteje, atë që zhvillohet pas ekranit të një kompjuteri.

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit demokrati Enkelejd Alibeaj kërkon të ndalojë peshkimin e elektoratit ne rrjetet sociale duke i dhënë fund pëlqimeve dhe komentet e punonjësve të administratës në postimet me karakter politik në platformat online. Për këtë qëllim para se fushata elektorale të nisë zyrtarisht  deputeti  demokrat kërkon  ndryshimin e ligjit  për nëpunësin civil.

“Nëpunësit civil ose punonjësi që  kryen një funksion jo politik në administratën publike i ndalohet të publikojë, të reagojë, shpërndajë apo komentojë postime me përmbajtje politike të bëra në rrjetet sociale. Gjithashtu i ndalohet të krijojë grupe komunikimi në platformat elektronike, me qëllim publikimin, reagimin, shpërndarjen apo komentimin e postimeve me përmbajtje politike”, sipas projektligjit.

Drafti i protokolluar në Kuvend, krahas neneve ndaluese, ka parashikuar edhe ndëshkime me burg për punonjësit e shtetit te cilët pëlqejnë apo shpërndajnë në rrjetet sociale të komunikimit veprimtari të politikanëve apo subjekteve të caktuara politike.

“Nëpunësi civil ose punonjësi që kryen një funksion jo politik, në administratën publike që vepron në kundërshtim me pikat, 4,5 dhe 6 të këtij neni, mban përgjegjësi penale sipas nenit 328/a të Kodit Penal”, sipas projektligjit.

Ky nen i Kodit Penal parashikon  gjobë apo dënim deri në  6 muaj burg   për punonjësit e administratës, të cilët detyrohen të bëjnë fushatë zgjedhore kundra vullnetit të tyre për një subjekt të caktuar politik, por ligjvënësi demokrat synon që  i njëjti ndëshkim të  zbatohet edhe për punonjësit e shtetit që  i bëjnë  “Like apo Share”  aktiviteteve  me përmbajtje politike.

/s.f

 

Next Post
“E donin të vdekur”/ Dosja e SPAK: Grupi që kërkonte eliminimin e prokurorit Arjan Ndoja, drejtohej nga Dubai

"E donin të vdekur"/ Dosja e SPAK: Grupi që kërkonte eliminimin e prokurorit Arjan Ndoja, drejtohej nga Dubai

Comments 1

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    1) Nalohet me ec mo shum se tri rob bashkë.
    2) Nalohet me ec me xhepa t’mufat.
    3) Nalohet me pa shoqi shoqn m’kokërr t’synit.
    4) Nalohet me ja lujt synin robi – robit.
    5) Nalohet……me pjerdh m’xhadet t’modhe….
    Eh mër Alibej, eh mër kokrra e gamorit, eh mër koqe kanari, pse re kshtu po do me i bo robt me zor, me shku me votu për partinë socialiste, pse ?
    Hajvon e kalu hajvonit….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In