• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimet e PD për reformën zgjedhore: Të nisë puna në shtator, kusht votimi elektronik

by Java News
22/08/2016 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD-ja i kërkon parlamentit që në shtator të nis puna për Reformën e re Zgjedhore. Demokratët i kanë dorëzuar mazhorancës ofertën e tyre në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndaj kërkojnë të nisin nga puna për zbatimin e saj.

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, z.Oerd Bylykbashi shprehet se platforma e PD-së për zgjedhjet e ardhshme konsiston në votim dhe numërim elektronik. “Parlamenti duhet të veprojë në shtator me fillimin e sesionit të ri. Mbetet detyrim për institucionet shtetërore, sidomos për KQZ-në që të operojnë zgjidhjet më të mira, që të vendosin që të ecet përpara drejt votimit elektronik”, shprehet z.Bylykbashi.

Sipas tij, projekti pilot nuk është zgjidhje.

“Bëhet fjalë për të gjetur një ndryshues loje të madh, me qëllim që karta e blerjes së votës që po vret zgjedhjet, votimi i personave në vend të të tjerëve, zgjatja e numërimit dhe numërimi i parregullt, qëllimisht, të gjitha këto të zgjidhen me frymë të mire. Duhet të ndryshojmë teknologjinë e votimit”, deklaroi z.Bylykbashi.

Ai është mosbesues se kryeministri Edi Rama mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të barabarta.

“Z.Rama nuk bëri asnjëherë asnjë reformë zgjedhore. Një herë nuk kishte rast, dy herë është e qëllimshme”, theksoi z.Bylykbashi.

Në këto kushte, bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi garantoi se:

“Do të bëjmë gjithçka që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, përndryshe ky do të jetë fillimi i një tjetër krize të madhe që shqiptarët kane parë shumë herë në politikë”.

Më herët, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar kontributin e çdo force politike për zgjedhje të lira dhe të ndershme që përfshin qeverinë teknike. Ai ka paralajmëruar se: “Nëse kjo qeverisje nuk reflekton, rruga tjetër është detyrimi me presion popullor”. PD ka propozuar 12 ndryshime për reformimin e Kodit Zgjedhor. Demokratët propozojnë që të futet përdorimi i teknologjive në votim në vitin 2017, me qëllim identifikimin e sigurt të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumëfishtë në të njëjtën qendër votimi, ose në qendra të ndryshme, shmangien e kontrollit të votës në mënyrë politike, korruptive apo kriminale, modernizimin dhe përshpejtimin e procesit të votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit, ndërkohë që sigurohet përdorimi i thjeshtë i tekno-logjive.

Demokratët kanë propozuar një platformë të plotë për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme politike sipas standardeve, e cila ka në themel rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 2013-ës dhe të 2015-ës. Në 12 propozimet që kanë bërë demokratët për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor kërkohet dekriminalizimi i procesit zgjedhor, duke zbatuar në mënyrë të plotë ligjin e dekriminalizimit, i cili siguron që asnjë kandidat me rekorde kriminale të mos marrë një post të zgjedhur, si dhe të mos jenë pjesë e procesit zgjedhor dhe fushatës së partive dhe kandidatëve. Prej kohësh PD ka kërkuar votim dhe numërim elektronik e këtë e ka përkthyer në propozim në platformën e saj, duke kërkuar përdorimin e teknologjive në votim, me qëllim identifikimin e sigurt të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumëfishtë, shmangien e kontrollit të votës në mënyrë politike, modernizimin dhe përshpejtimin e procesit të votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit.

Për sa i përket financimit të partive dhe fushatës, opozita propozon që korniza ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore të rishikohet për të siguruar barazi si dhe mekanizma efikase kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve, me qëllim garantimin e financimit të ligjshëm. Për këtë arsye PD propozon që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit. Po ashtu, në platformën e PD propozohen në Kodin Zgjedhor kriteret ndaluese për përdorimin e burimeve njerëzore dhe aseteve shtetërore në fushatën zgjedhore në favor të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve.

Drafti i PD-së për reformën zgjedhore
1. Dekriminalizimi i procesit zgjedhor. Zbatimi i plotë i ligjit të dekriminalizimit, në germë dhe frymë është kyç për një proces zgjedhor të besueshëm dhe të pranueshëm. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit duhet të sigurojë që asnjë kandidat me rekorde kriminale të mund të marrë një post të zgjedhur.
2. Përdorimi i teknologjive në votim. PD kërkon futjen e teknologjive në votim në vitin 2017, me qëllim identifikimin e sigurt të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumëfishtë në të njëjtën qendër votimi ose në qendra të ndryshme, shmangien e kontrollit të votës (cenimin e lirisë së votës) në mënyrë politike, korruptive apo kriminale, modernizimin dhe përshpejtimin e procesit të votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit, ndërkohë që sigurohet përdorimi i thjeshtë i teknologjive.
3. Financimi i partive dhe fushatës. Pavarësisht përputhjes me standardet e Këshillit të Europës, korniza ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore duhet rishikuar për të siguruar barazi sipas standardeve ndërkombëtare, mekanizma rigorozë dhe efikasë kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve, me qëllim garantimin e financimit të ligjshëm, të mjaftueshëm dhe transparent.
4. Përdorimi i burimeve shtetërore dhe presioni mbi administratën. Duhen forcuar në Kodin Zgjedhor, kriteret ndaluese për përdorimin e burimeve njerëzore dhe aseteve shtetërore në fushatën zgjedhore në favor të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve. Për këtë qëllim duhet rishikuar edhe kuadri ligjor penal.
5. Media dhe fushata. Korniza ligjore duhet rishikuar me qëllim garantimin e parimit “par condicio” ose kushteve të barabarta, si dhe të shmanget çdo formë censure të drejtpërdrejtë apo të tërthortë nga shteti apo media të veçanta.
6. Listat e zgjedhësve dhe sistemi i adresave. Duhet rishikuar kuadri ligjor dhe administrativ për hartimin e listave të zgjedhësve, si dhe të garantohet integriteti i dokumenteve të identitetit. Kuadri ligjor duhet të garantojë që zgjedhësit të votojnë sipas vendbanimit faktik të regjistruar.
7. Votimi i emigrantëve. Ndryshimet ligjore për regjistrimin e emigrantëve përbëjnë rrezik për të drejtën e votës së emigrantëve, pasi regjistrimi në regjistrin e emigrantëve passjell heqjen automatike të tyre nga QV në territorin e Republikës së Shqipërisë.
8. Rishpërndarja e mandateve. Duhet siguruar informacion periodik mujor për ndryshimet e popullsisë në gjendjen civile, me qëllim sigurimin e shpërndarjes së drejtë të mandateve sipas qarqeve.
9. Roli i policisë në zgjedhje. Duhet rishikuar korniza ligjore që rregullon Policinë e Shtetit dhe rolin e saj në procesin zgjedhor. Policia e Shtetit duhet të garantojë që persona me rekorde kriminale apo të lidhur me struktura kriminale të mos jenë të pranishëm pranë qendrave të votimit apo të dëmtojnë fushatën e subjekteve zgjedhore.
10. Forcimi i politikës penale. Rishikimi dhe sipas rastit, ashpërsimi i politikës penale në lidhje me krimet zgjedhore.
11. Referendumet. Duhet rishikuar korniza ligjore që rregullon referendumet, me qëllim garantimin efikas e të papenguar nga ligji apo vullnetet politike, apo ekstraligjore e të drejtës për demokraci të drejtpërdrejtë.
12. Sistemi zgjedhor. Reforma duhet të marrë në shqyrtim edhe optimizimin e sistemit zgjedhor dhe eliminimin e hapësirave për abuzim me të. Ndërkohë që sistemi duhet të garantojë përfaqësim politik, ai duhet të sigurojë efikasitet në qeverisje./ bw/a.k

Next Post
Godet me thikë komshiun pas sherrit banal, në momentin e arrestimit policia e gjen me sopatë në dorë

Godet me thikë komshiun pas sherrit banal, në momentin e arrestimit policia e gjen me sopatë në dorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

March 1, 2026
Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In