• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prononcimet publike të Ramës, Becchetti hedh në gjyq qeverinë shqiptare

by A R
03/02/2016 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni italian, Francesco Becchetti, i akuzuar për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh, ka ngritur një padi kundër qeverisë shqiptare në gjykatën e Strasburgut, në të cilën pretendon se deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kanë shkelur prezumimin e tij të pafajësisë, shkruan Shekulli.

Padia e ngritur nga Becchetti është depozituar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg më 21 tetor 2015 dhe i është komunikuar qeverisë shqiptare më 12 janar. Padia i referohet një serie deklaratash publike të bëra nga kryeministri Edi Rama në media dhe rrjete sociale në qershor 2015 në lidhje me çështjen penale të ngritur në Tiranë kundër biznesmenit italian.

Nga deklaratat e Ramës mbi procedimin penal të ngritur nga Prokuroria e Tiranës, padia e Beketit në GJNED veçon një postim të kryeministrit në “Twitter” më 9 qershor, si dhe tri intervista të mëvonshme televizive në “Vizion Plus”, “A1 Report” dhe “TV Klan”.

Në deklaratën e tij në rrjetin social “Twitter”, kryeministri Rama, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës e lidh sekuestrimin e aseteve të televizionit “Agon Channel” me dekriminalizimin e politikës nga elementët kriminalë, një nga temat e nxehta politike që u parapriu zgjedhjeve vendore. “Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente ‘Agon Channel’-in, një sukses,” shkruante Rama.

I shtyrë ta shpjegonte postimin e tij në “Twitter” në një intervistë për “Vizion Plus” në datë 12 qershor, kryeministri tha që çështja kundër Beketit kishte të bënte më një skemë të madhe pastrimi parash që është hetuar për një kohë të gjatë. “Kjo nuk ka lidhje me ‘Agon Channel’-in si një media që po luftohet, sepse nuk ka turp më të madh se të bësh avokatinë e ekranit si liri për informim kur ekrani ndizet dhe fiket me burime parash të pista”, tha Rama.

Padia në Strasburg ka si aplikantë përveç Becchettit edhe nënën e tij Liliana Condomiti, ortakun e tij Mauro de Renzis, si dhe financieren e kompanisë “Agon Set”, Erjona Troplini. Të katër aplikantët pretendojnë që deklaratat e Ramës bien ndesh me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që i referohet prezumimit të pafajësisë.

Përveç shkeljes së prezumimit të pafajësisë, Troplini pretendon gjithashtu shkelje të nenit 3 të Konventës, i cili i referohet torturës dhe trajtimit denigrues, pasi thotë se është vënë në pranga gjatë seancës së masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës, ku ajo është lënë në arrest shtëpie.

Next Post

Komisioneri Dervishi: Kamerat ne mjediset publike nuk do të cenojnë privatësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In