• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Komisioneri Dervishi: Kamerat ne mjediset publike nuk do të cenojnë privatësinë

by A R
03/02/2016 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisionieri për mbrojtjen e të dhënave personale jep garancinë se ligji për masat shtesë të sigurisë publike, ku parashikohet vendoja e kamerave në biznese dhe ambiente publike, i mbron qytetarët.

Në një intervistë për Top Channel, Besnik Dervishi thekson se Ministria e Brendshme i ka reflektuar në draft të gjitha rekomandimet e komisionerit.

“Ne e kemi vlerësuar projektligjin. Në variantin e tij të parë projektligji paraqiste disa probleme për sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale. Ndërkohë nga Ministria e Brendshme janë marrë në konsideratë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e bëra nga zyra e komisionerit”, shprehet Dervishi.

Po në ligj sipas komisionerit, privatësia e qytetarëve sigurohet pasi të dhënat personale të përfituara nga xhirimet e kamerave mund të përpunohen vetëm për qëllime hetimore.

“Mbrojtja e të dhënave personale është një e drejtë kushtetuese. Përpara se të fillojnë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale duhet të njoftojnë zyrën e komisionerit dhe të regjistrohen në regjistrin që ka zyra e komisionerit. Gjithashtu është e parashikuar në ligj mënyra se si do të jepet informacioni. Në ligj është e përcaktuar, vetëm për nevoja hetimi, bazuar në Kodin e Procedurës Penale”, thotë komisioneri për të dhënat personale.

Ligji për masat shtesë të sigurisë publike pritet të votohet këtë javë në seancë plenare, ndërsa gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare ai është kundërshtuar nga opozita.

TCH

Next Post

"Zika" avancon në SHBA, konfirmohet infektimi i parë përmes marrëdhënieve seksuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com