• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pronat, Strasburgu shuan shpresat për qeverinë shqiptare

by A R
17/03/2016 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dënoi përsëri shtetin shqiptarë, këtë radh me një shumë prej 10 mln e 700 mijë euro.
Gjykata, publikoi vendimin e emërtuar “Rista kundër Shqipërisë” ku përfshihen 7 çështje, në të cilat ashtu si në çështjet e mëparshme, individë të ndryshëm janë ankuar për mosekzekutimin e vendimeve për kompensim të pronës, të cilat janë dhënë në favor të tyre në periudha të ndryshme nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave.
Sipas vendimit, ku përfshihen 7 çështje, Gjykata Europiane ka vendosur që qeveria shqiptare të paguaj në favor të pronarëve një shpërblim që kap shumën prej 10 milion e 700 mijë euro. Ky shpërblim duhet të ekzekutohet nga qeveria shqiptare brenda një periudhe tremujore dhe me kalimin e këtij afati, për vonesën e ekzekutimit paguhen penalitete.
Ky vendim i Gjykatës Europiane vjen pak muaj pas vendimit të datës 10 Nëntor me të cilin shteti shqiptar u penalizua në një shumë prej më shumë se 5 milion Euro.
Vlera e shpërblimit e dhënë me vendimin e 17 Marsit është më e lartë se vendimet e tjera të mëparshme dhe godet rëndë financat shqiptare, të cilat po përballen me problem të shumta për shkak të mosrealizimit të të ardhurave, rritjes së nivelit të borxhit, investimeve në nivele të ulëta, etj.
Gjithashtu ky vendim zbeh shpresat e autoriteteve shqiptare, të cilat kanë deklaruar dhe besuar se me miratimin e ligjit të ri të pronave, Gjykata e Strasburgut do të ndërpriste dhënien e vendimeve për kompensim të pronave kundër Shqipërisë dhe do të kthente mbrapsht çështjet e regjistruara.
Ligji i ri i pronave u miratua nga parlamenti vetëm me votat e maxhorancës, e cila rrëzoi dekretin e presidentit të Republikës që kthente ligjin për rishqyrtim. Pas këtij miratimi, ligji është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës, opozita dhe shoqata e pronarëve me argumentin kryesor se duke ndryshuar mënyrën e vleresimit të pronës për efekt kompensimi cënon parimin e sigurisë juridike. Çështja nuk është marrë akoma në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. / abcnews
Next Post

Trafikonin emigrantë, pesë të arrestuar në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com