• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pronat e fshehura, si u mashtruan fshatarët e Grecallisë

by
12/05/2015 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Tokë! Një britmë po aq e fuqishme sa ajo e lundërtarëve kur shohin bregun pas dhjetra ditë lundrimi dhe kërkimi. Në fakt, britma e radhës ka ardhur nga fshati Grecalli i komunës Qendër 3 kilometra larg Fierit. Dhjetëra fshatarë krejt rastësisht zbuluan se ishin pronarë të një toke, të pikërisht asaj mbi të cilën do të kalojë gazjellësi TAP. Ky i fundit i kontaktoi banorët për të rënë dakord mbi dëmshpërblimin, dhe për t’u marrë certifkatat e pronësisë sipas ligjit. Pra një akt shit-blerje i ndërsjelltë. E ne fakt, banorët gjysmë të surprizuar e gjysmë të mbetur batall se nuk dispononin dokumentacionin e duhur, mësynë zyrat e komunës disa herë duke kërkuar llogari. Në fakt, çështja e ndarjes së tokës së ish-Ndërmarrjeve Bujqësore ka qenë një proces i organizuar nga Komisioni i Kthimit të Pronës dhe që bazohej në zbatimin e Ligjit 7501, ligj ky që rezulton famëkeq dhe që ka çoroditur mbarë vendin e s’i ka dhënë zgjidhje prej 24 vitesh çështjes së pronës.

Por edhe psë banorët mund ta bëjnë regjistrimin e tokës së tyre nëçdo moment, duket se e keqja s’u del dhe nuk reshtin së protestuari nën pretendimin: “Përse nuk na e kishit thënë që kemi tokë”. Normalisht kjo është një protestë e drejte pasi dëmi ekonomik i shkaktuar ndaj tyre prej vitesh për shkak se toka e tyre nuk është shfrytëzuar nga ata, mund të kapë shifra miliona euro. 

Ç’ka ndodhur më tokat

 Mediat në Tiranë raportuan shpejt për një skemë mashtrimi të vënë në funksion nga pikërisht komisioni i sipërpërmendur. Skemë kjo që sipas të gjitha burimeve është edhe versioni i Prokurorisë që po e heton çështjen në fjalë. Historia e mashtrimit ka nisur në vitin 1992 kur nisi reforma 7501 dhe përfundoi në vitin 1998. Në këtë vit pra, Komisioni i Tokës së Grecallisë deklaroi se nuk ka më fond toke dhe çfarë ishtë për t’u shpërndarë, iu dha banorëve pikë për pikë. Por Komisioni i Azhornimit të Ndarjes së Tokës kishte fshehur 40 hektarë dhe këtë sipërfaqe e administron gjer më sot pa asnjë dokument ish-kryetari i komisionit në fjalë, Vlash Ristani.

Procedura

Faza e dytë e ndarjes së tokës mbi bazën e Ligjit 7501 nisi në vitin 1995. Synimi ishtë ndarja e parcelave që kishin “tepruar” nga faza e parë. Në fshatin Grecalli ky proces nuk u përfundua kurrë dhe pikërisht këtë e zbuloi projekti i TAP, i cili ishte interesuar në regjistrin kadastral të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Sot, në ZVRPP të Fierit kjo tokë e mohuar rezulton me pronar shtetin, pra e pashpërndarë. 

Harrilla Mile“Pretendimet të kota, fshatarët e kanë tokën me tapi”

Situata në Grecalli, flet për “JAVA”-n kryetari i komunës Qendër, Harrilla MIle.

Në një intervistë për revistën “JAVA”, kryetari i komunës Qendër në Fier i cili përfundon mandatin e tij të katërt këtë verë, z. Harrilla Mile sqaron pozicionin e tij në lidhje me pretendimet e banorëve të fshatit Grecalli. Ndërsa shpjegon procesin e ndarjes së tokës në fjalë, Mile tregohet i rezervuar duke thënë se rreth ëështjes nuk i takon të flasë më shumë, por atë ta zbardhin organet kompetente. Në bisedën telefonike të bërë me kryetarin e komunës Qendër dhe që “JAVA” e sjellë të plotë mëposhtë, Mile sqaron thekson se e gjithë përgjegjësia i takon Komisionit të Tokës, të ngritur për kryerjen e reformës 7501.

Z, Kryetar, tokat e shpërndarë mbi të cilën kanë pretendime banorët e Grecallisë, është tokë bujqësore apo ka edhe tokë PF?

Këto janë toka bujqesore të prekura nga Ligji 7501 dhe i kanë ndarë Komisionet e Tokave të fshatrave të ngritura me vendim të Këshillit të Rrethit të atëhershëm dhe janë shpërndarë mbi bazën e normës për frymë.

Përfituesit e tyrë janë ish-pronarë të vjetër apo ish-punëtorë kooperative?

Fshatarët e kanë përfituar si ish-punëtorë të Ndërmarrjes Bujqësore. Nuk me kujtohet norma për frymë sesa dynym kanë marrë për kokë pasi ka qënë një proces i drejtuar nga komisioni i atëhershëm.

Po si ka mundësi që fshatarët nuk e kanë regjistruar tokën në Hipotekë? A keni ju printime?

Komuna nuk mban printime. Duhet mësuar Ligji i Tokës para se të ankohen të kryetari i komunës. Ligji për tokën thotë se Komisionet e Tokave pasi kryejnë reformën, e dorëzojnë të gjithë dokumentacionin në zyrën e Kadastrës të Këshillit të Rrethit. Atje dorëzohen origjinalet, me hartat etj.

Ky komision nuk e ka bërë këtë depozitim në momentin që ka bërë ndarjen e tokës?

Këtë nuk di të ta them. Këtë e dinë ata që i kanë pasur nën kontroll komisionet. Ne si pushtet vendor kemi qënë të përjashtuar nga ky proces.

Po a janë pajisur me Aktin e Marrjes  së Tokës në Pronësi (tapi) këto fshatarë?

Të gjitha tokat janë marrë me AMTP nga komisioni i tokës, por le ta zbardhin institucionet këtë ëështje. Fshatarët kanë nga dy certifikata, dy tapi etj. Për mua, po ta marrin qytetarët e mi tokën do më bëhej zemra mal, apo sië thonim dikur: “Malet tona rriten”. Sa u përket pretendimeve rreth komunës, ju siguroj se janë të kota. Aty është një libër ngastrash i prodhuar nga Komisioni i Azhornimit të Tokës dhe që është drejtuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (hipoteka), jo nga pushtetet vendore. Mirëpo unë dyshoj se këta komisione e kanë bërë punën nga zyra, pa vajtur fare në terren.

Kur kanë funksionuar këto komisionet e azhornimit?

Diku mes viteve 1996-2001.

Faleminderti!

Edhe une ju falenderoj për telefonatën. Gjithë të mirat!

Next Post

Veteranët e L2B: Rama dhe ministrat nuk na respektojnë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

June 29, 2026
Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

Të vendosësh sipas ligjit kur publiku pret diçka tjetër

June 29, 2026
Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

June 29, 2026
Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

June 29, 2026
Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua…

Nga dhuna, te vjedhja dhe kanosja/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun

June 29, 2026
Balla i kërkon mandatin Koçekut: Dorëzoje, i përket PS-së. S’je votuar në listë të hapur!

Balla i kërkon mandatin Koçekut: Dorëzoje, i përket PS-së. S’je votuar në listë të hapur!

June 29, 2026
Gjykata e Apelit rihap pjesërisht çështjen për Martin Canin, caktohet raport i ri psikologjik

Gjykata e Apelit rihap pjesërisht çështjen për Martin Canin, caktohet raport i ri psikologjik

June 29, 2026
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

Nga 1 korriku rreth 900 pensionistë përfitojnë nga indeksimi i ri, Koçiu: Pensionet janë rritur mbi 70% që nga viti 2013

June 29, 2026
Debat në Kuvend, Balla sfidon Shehajn: E di gjithë Vlora sa tokë keni në Zvërnec

Përfundon mbledhja e grupit të PS, Balla: S’do ketë mocion me debat! “Tullumbacja” e protestës po shfryhet…

June 29, 2026
Përgjaket Kupa e Botës 2026: 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë pas të shtënave në Fan Zone të Kalifornisë

Përgjaket Kupa e Botës 2026: 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë pas të shtënave në Fan Zone të Kalifornisë

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In