• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Prona pafund e llogari milionere, pasuritë marramendëse të anëtarëve të Bordit të BSH

by A R
12/08/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet pasuria e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, e cila sipas një raporti sekret të KLSH, është përfshirë në një tjetër skandal të rëndë financiar, me bankat e nivelit të dytë, ku janë përvetësuar dhe ndarë 21 milionë euro. Përgjatë dy viteve të fundit, 2014-2015, njerëzit që mbikëqyrin veprimtarinë, politikat e administrimit dhe operacionet e Bankës se Shqipërisë, kanë deklaruar pranë ILDKP vila në bregdet dhe jashtë Shqipërisë, apartamente në Tiranë, makina të shtrenjta, të ardhura nga bizneset, llogari bankare etj.

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Petraq Milo, deklaron se është bashkëpronar me 75 për qind i një apartamenti në Tiranë, me vlerë 53 037 lekë si dhe bashkëpronar i një shtëpie banimi në Vlorë, përfituar me trashëgimi.

Milo deklaron gjithashtu një makinë me vlerë 17 mijë euro, 190 mijë euro sigurim jete në Francë, 57 627 euro plan për sigurim banese, 5 287 euro nga titujt financiar, 1 312 884 lekë të ardhura nga puna në Universitetin e Tiranës, 4 795 385 lekë të ardhura nga konsulenca, 2 003 915 lekë të ardhur nga Këshilli Mbikëqyrës, 4 147 881 lekë interesa nga bono thesari, 2 600 euro të ardhura nga qiratë, pagën e djalit, pagën e bashkëshortes dhe disa llogari bankare.

Pasuritë janë zbardhur nga Shqiptarja.com.

Denada Prifti

Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Denada Prifti deklaron se është pronare e një shtëpie për t’u restauruar në Spanjë, të cilën e ka blerë për 7 675 euro. Po ashtu zonja është pronare e një trualli me sipërfaqe 419 m2 në Gjermani, blerë më 01.10.2014, për 13 000 euro. Ajo thotë se ka marrë një kredi 30 000 euro, ndërsa deklaron një veture tip Citroen C5 me vlerë 32 802 euro, veture tip Smart me vlerë 11 555 euro, ortake me 100% i shoqërisë “Enrima GmbH” etj. Denada Prifti deklaron 48 191 euro të ardhura nga paga në Komisionin Europian, 1 680 703 lekë nga Këshilli Mbikëqyrës, 33 458 euro të ardhura nga paga si eksperte etj.

Elisabeta Gjoni

Elisabeta Gjoni, anëtare e Këshillit Mbikëqyrës ka përfituar një apartament si e pastrehë, me sipërfaqe 84.4 m2, nga Enti i Banesave, me vlerë 1 428 592 lekë. Por zonja në fjalë rezulton pronare e një tjetër apartamenti banimi me sipërfaqe 96 m2, përfituar me trashëgimi nga prindërit. Po ashtu, ajo deklaron se ka blerë një tjetër shtëpi, me anë të një kredie të marrë në Maji të 2012, me afat shlyerje për 30 vjet. Gjoni deklaron gjithashtu 3 623 329 lekë të ardhura nga Banka e Shqipërisë, 903 148 lekë honorare dhe 28 850 lekë të ardhura nga mësimdhënia.

Deklaratat

Njerëzit që mbikëqyrin veprimtarinë e BSH kanë deklaruar pranë ILDKP vila në bregdet dhe jashtë Shqipërisë, apartamente në Tiranë, makina të shtrenjta, të ardhura nga bizneset, llogari bankare etj.

Paradoksi

Elisabeta Gjoni, anëtare e Këshillit Mbikëqyrës ka përfituar një apartament si e pastrehë nga Enti i Banesave, me vlerë 1 428 592 lekë, por zonja rezulton me tre apartamente dhe me shumë të ardhura.

 Shtëpi 7 mijë euro

Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Denada Prifti deklaron se është pronare e një shtëpie për t’u restauruar në Spanjë, të cilën e ka blerë për 7 675 euro./a.m.

242983

2456

Next Post

Bilanci në QKR: TAP, 101 milionë euro investime për vitin 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

January 12, 2026
INTERVISTA/ Jeta shpirtërore e shqiptarëve sot dhe sfida e madhe e të jetuarit në gëzim sipas Fortlumturi Joanit

Kryepeshkopi Joan: Thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe Shqipërisë ishte më e fortë se Amerika

January 12, 2026
CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

January 12, 2026
Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

January 12, 2026
“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

January 12, 2026
Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In