• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Promovohet libri “Ulqini-monumente, portrete, ngjarje” i Ismet Karamangës

by A R
27/08/2016 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para pak ditësh  në Muzeun e Kalasë së Ulqinit u organizua promovim i librit “Ulqini – Monumente, portrete, ngjarje”, me autor Ismet Karamanages. Ky event shënoi në të nëjtën kohë edhe  mbylljen e aktiviteteve të “Skena verore” pas 24 ditësh aktivitete të larmishme kulturore e artistike të zhvilluara në qytezën mijëravjecare buzë detit.që nga data 1 gusht nën drejtimin e Dr. Nail Draga, N/Drejtor i Qendrës për Kulturë të Ulqinit.

Nën moderimin e Dr. Nail Dragës, paneli përbehej nga Ali Llunji, shkrimtar dhe publicist, Mustafë  Canka, gazetar dhe publicist, Ismet Kallaba, kryetar i “Art-Club Ulqini”, redaktor në periodiken shqiptare “Koha Javore” në Mal të Zi dhe pedagog i gazetarisë pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” si dhe nga vetë autori i këtij libri Ismet Karamanaga.

Të pranishmit patën rastin që përgjatë një ore të dëgjonin diskutimet e të gjithë anëtarëve të panelit duke nisur nga fjala e hapjes së moderatorit Nail Draga. Po ashtu zgjuan kureshtje dhe situata humori edhe dëgjimi i interpretimit në violinë të 82-vjecarit Ali Zhygjeli si dhe leximi i bejteve të Sytki Malohoxhës dhe Silver Korda me banim në Zvicër nëpërmjet videoprojektorit.

Ismet Karamanaga ka lindur në Ulqin në vitin 1948 ku edhe ka kryer arsimin e mesëm në të cilin mësoi në kurse gjuhët gjermane dhe ruse. Studimet e larta i vijoi në Fakultetin Filologjik në Beograd. Ka punuar gjatë sezoneve të verës si përfaqësues i agjensive turistike nga vendi dhe bota. Vitet e fundit ai vijon të shoqërojë gruoe turistësh edhe si ciceron duke u folur atyre në 5 gjuhët që zotëron për historinë dhe traditat e qytetit te vjetër bregdetar shqitar të Ulqnit. Si kryetar i shoqatës “Miqtë e Kalasë” ai ka kërkuar dhe shpallur kalanë e Ulqinit si pretendente të denje për tu radhitur nën mbrojtjen e UNESCO.

“Ulqini – Monumente, portrete, ngjarje” është botim i Shtëpise Botese “Rozafa” në Shkodër.

Mbyllja e aktiviteteve  të “Skena verore” në Ulqin u bë ashti si edhe vitet e tjera pas mëse 3 javësh aktivitete nga më të larmshmet letrare dhe artistike si dhe me pjesmarrjen e dhjetra shkrimtarëve, poetëve, studjuesve, regjisorëve, aktorëve, përkthyesve, dramaturgëve dhe  piktorëve.nga Shqipëria, Mali i Zi,Kosova, Maqedonia, diaspora si dhe nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe botës. Së bashku me Kalimerën Poetike dhe Panairin e Librit të nisur respektivisht 25 dhe 15 vjet më parë, Ulqini është shëndrruar kështu në një nga metropolet e kulturës mbarëshqipare. Ideatori dhe realizuesi i këtij eventi tashmë tradicional në Ulqin, Dr. Nail Draga është një ndër veprimtarët më aktivë i cili ka drejtuar për 2 mandate edhe Shoqatën Kulturore dhe Artistike “Art-Club Ulqin” me manifestimin e saj të përvitshëm letrar të organizuar në fillim të muajit gusht “Kalimera Poetike” si dhe për 5 vjet edhe Qendrën për Kulturë të Ulqinit në vartësi të kësaj komune.

Ruajtja e traditave autoktone shqiptare dhe moslejimi i asimilimt në një qytet të vogël si Ulqini lidhet jo vetëm me shkollimin e ulqinakëve në Universitetin e Prishtinës por më kryesorja me rikthimin përsëri të tyre në vendlindje pas përfundimit të studimeve të larta nga vitet ’70 deri në fillim të viteve ’90. Eshtë kjo arsyeja që Ulqini është sot qyteti i vetëm shqiptar në Mal të Zi i cili adminisrohet nga drejtues shqiptarë të komunës në një kohë që qytete më të mëdhënj shqiptarë si psh Tivari janë sot të asimiluar.

Në të gjitha eventet kulturore edhe të këtij viti që startuan në fllim të gushtit si “Skena verore”, “Kalimerja Poetike” dhe “Panairi i Librit” ka qenë i pranishëm dhe ka përshëndetur në ditët e para të fillimit të tyre  edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu.

Next Post
Turqia lejon policet femra të mbajnë shami gjatë ushtrimit të detyrës

Turqia lejon policet femra të mbajnë shami gjatë ushtrimit të detyrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In