• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Promovimi i librit / Sokol Balla: Gjërat në botë janë përmbysur, në Shqipëri televizioni jeton edhe këtë dekadë

by A R
08/11/2024 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm për impresionet nga udhëtimet nëpër botë, por edhe për politikën, median e të ardhmen e tyre. Në promovimin e librit të tij më të fundit “Koli i bardhës shkon në Afrikë”, botim i UET Press, gazetari Sokol Balla iu përgjigj pyetjeve dhe interesimit të të ftuarve dhe studentëve në Universitetin Europian të Tiranës.

Si njohës i mirë i gazetarisë dhe medias, ai u pyet për të ardhmen e televizionit, duke parë rastin më të fundit të zgjedhjeve në SHBA. Pavarësisht se të gjitha mediat e mëdha amerikane ishin kundër Trump, ai gjeti një mënyrë të re për të intensifikuar mesazhin e tij duke përdorur podcast-et.

“Gjërat në botë janë përmbysur dhe rasti i Trump është rasti më tipik. Shumicën e televizioneve e mediave i pati kundër. Shumicën e figurave të Hollivudit, të kinematografisë, muzikës i pati kundër. Pati pro njerëz të sporteve të forta individuale. Pati pro autorët e podcast-ve më të ndjekur siç është Joe Rogan. Ditën e parafundit të zgjedhjeve ai sulmoi edhe Fox News, duke u thënë: “Ju mendoni se Fox News është me mua, por ai ka gjithë ditën që jep Oprah Winfrey që bën thirrje të votojnë kundra meje”.

Prandaj është koha e podcast-ve. Kur ti del në ekran, teorikisht iu flet shumë vetave, pra kufizohesh. Podcast-i është njëlloj si në radio. Kur flet në radio ti ke parasysh se po të dëgjon vetëm një person ose katër maksimumi, që janë në makinë. Trump zgjodhi t’i komunikojë individit. Mendoj se iu përshtat shumë mirë dhe se ka pasur fushatën më spektakolare që nga Obama në 2008. Numri i njerëzve që përdorin rrjetet individuale të komunikimit është shtuar. Politikanët që e kapin këtë, sigurisht që janë një hap para të tjerëve”, u shpreh Balla.

Sipas tij, në Shqipëri televizioni do të vijojë edhe disa kohë, të paktën deri në fund të kësaj dekade për të mbajtur pozicionin dhe audiencën e deritanishme.

“Në Shqipëri është një proces që po zhvillohet. Mediat tradicionale mbeten dominuese. Televizionet mbeten dominuese. Unë besoj se do të jenë së paku deri në fund të dekadës do të jenë të tilla. Ka një ndarje të madhe mes brezave. Brezi i 20-vjeçarëve sigurisht nuk i ka televizionet burim kryesor, është pak po e sigurt. Ata që kanë lindur pas viteve 2000 dhe që tani po bëhen adoleshentë ose po e kalojnë këtë fazë nuk e kanë televizionin në fokus. Por besoj janë akoma shumë breza më aktiv që votojnë, që marrin pjesë, prandaj besoj se televizioni do të mbetet deri në fund të dekadës”, theksoi më tej gazetari.

/a.r

Next Post
Vota e diasporës, reagon MB: Lehtësi për pajisjen me mjete identifikimi të shqiptarëve në Greqi

Vota e diasporës, reagon MB: Lehtësi për pajisjen me mjete identifikimi të shqiptarëve në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In